4 mijë teste koronavirusi në 24 ore! Vjen super pajisja në Shqipëri?

Në studion e emisionit “Opinion” Drejtori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus.

Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.

Allajbeu tha se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.

“Bota ishte e papërgatitur dhe sot testet po bëhen me pajisje që kanë qenë. Spitali po punon për të bërë të mundur bërjen e më shumë se 4000 testeve në ditë përmes pajisjes Roche. Pajisjen e kemi por problemi është furnizimi me reagent që mund të na vijë javën tjetër. Testi i gjakut që mat IKG është testi që tregon se personi është i imunizuar nga virusi.

Virusi ka ardhur shumë më përpara se ne ta kemi ditur dhe një pjesë e jona e ka kaluar në heshtje. Pas dy javësh do të jetë dhe piku i kësaj sëmundje. Pas dy javësh ne do të arrijmë pikun dhe do të preket një përqindje e caktuar e popullatës që nuk do të mjaftohet për imunizimin e tufes ai do të vijë sërish në shtator. Ideja është se 60-70 % e popullatës dhe ky do të rikthehet derisa të dalë vaksina. Në shtator do të jetë më i butë por ne duhet të bëhemi gati se ku do të qëndrojmë ne me imunizimin e popullatës deri në mes të majit për të vijuar më pas në shtator,” është shprehur Allajbeu.

Më tej gjatë bisedës në studio, Allajbeu është shprehur se Covid-19 mund të jetë me të vërtetë një virus i krijuar në laborator nga kinezët.

“Realisht ka shumë arsye të mendojmë se ky virus është prodhuar në laborator duke parë dhe mënyrën se si u menaxhua nga qeveria kineze. Autoritete kineze që kishin prekjen na virusi nuk është se e bënë transparentë nuk është se dhe mjekët dhanë informacione me mjekët ne Evropianë kjo e la në terr çdo gjë”. /abcnews

Koronavirusi, mjeku Pipero: Nëse rastet vijnë me këto ritme, do lindë nevoja për spitalin Covid 2

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë në vendin tonë.Lidhur me gjendjen e krijuar prej Covid-19 në vendin tonë ka folur edhe mjeku Pëllumb Pipero.

Sipas tij nëse rastet me Covid-19 vazhdojnë të shtohen me këto ritme, do të lindë nevoja të krijohet një tjetër spital ‘Covid 2’, sipas mjekut.

Po ashtu mjeku tha se janë 4 pacientë në terapi intensive. Për ‘ora news’, ai tha:

Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin Covid 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht 4 pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij mjeku ka thënë edhe se janë porositur medikamente të tjera. Më pas ka shtuar:

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera.

Nga Wuhani vjen vaksina kundër koronavirusit, testohet tek njeriu, del efikase

Vaksina për të mposhtur koronavirusin është gjetur! Një test i parë mbi një qenie njerëzore duket se ka dhënë rezultate pozitive. Më 28 janar, një testi i ri i zbulimit të acidit nukleik të koronavirusit, i cili u zhvillua nga Akademia e Shkencave Ushtarake mori certifikatën e regjistrimit përmes aprovimit të urgjencës së Administratës Shtetërore të Barnave, e cila po bllokon virusin.

Chen Wei është mjkeja që qëndron pas këtij përparimi të ri shkencor që hap një dritare shprese për kurimin e Covid-19. Epidemiologia me famë botërore dhe gjeneralja kryesore e Ushtrisë Popullore Kineze injektoi dozën e parë në botë për një vaksinë të re të koronavirusit në krahun e saj të majtë, së bashku me ekipin e saj më 3 mars.

Bëhet fjalë për një grup mjekësh të cilët sapo filluan shpërthimin e koronavirusit menjëherë u transferuan në Wuhan.

Chen dhe ekipi i saj kërkimor punuan për më shumë se një muaj në Institutin e Virologjisë Wuhan, një laborator me vlerësimin më të lartë të biosigurisë.

Zbulimi i vaksinës mund të ndryshojë historinë e botës pasi ai vjen nga vendi ku lindi kjo aventurë e keqe për të gjithë qenien njerëzore. Ishte në fillim një eksperiment, por rezultatet e marra deri më tani duket se japin rezultatet e dëshiruara.

E lindur në vitin 1966 në qytetin e vogël të Lanxi në provincën Zhejiang, Wei u diplomua në Kimi në vitin 1988 dhe një vit më vonë u martua me partnerin e saj, Ma Yiming, një kimist i punësuar në bodrumet ku prodhohet vera.

Tre vjet më vonë, Wei u bashkua me Ushtrinë Popullore kineze dhe u bë virologe në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake, ku ai tani mban gradën e gjenerales.

Ajo ishte një shkencëtare model dhe menjëherë u dallua për aftësitë e saj duke u bërë një nga pionierët në luftën kundër Ebolës gjë që e çoi atë në ballë të betejës në Afrikë, sepse ajo dëshironte të ndalonte epideminë jashtë vendit. Në fund të vitit 2015, Chen Wei drejtoi ekipin i cili zhvilloi gjenin e parë për të mposhtur këtë virus.

Dhe tani ajo përfaqëson shpresën për të gjithë botën për t’i dhënë fund Covid-19. /a.y/noa.al

80 vitet e Minës, nga muzika e filmave në fonogramet e filmave: Detaje të panjohura nga jeta e artistes së jashtëzakonshme

Është shumë bërë shumë e vështirë të shkruash për Minën.Kjo ditëlindje kaq e rëndësishme, 80 vjetor, tashmë është konsumuar përpara kohe nga lumenjtë e fjalëve, orë filmime, fotografi të stërnjohura.

Gjithçka duket tashmë e thënë. Pensioni i parakohshëm në 1978 një klauzolë antimediatike – e bëri atë të mbetej gjithmonë e re.

Kemi humbur evolucionin njerëzortë saj, por na mbetet ai artistik.

Asnjë nga ata që shkruajnë ose flasin sot në TV dhe radio dhe në internet rreth muzikës popullore nuk e kanë parë apo njohur ndonjëherë.

Pas 42 vjetësh, Mina dorëzohet me detyrim si një ide platonike që materializohet vetëm me repertorin e jashtëzakonshëm të 120 albumeve: Italia më e moshuar e njeh përmendësh, daljet diskografike përbëjnë fillin e saj të kuq të shtrirë nëpër botë, dhe projektojnë spektaklin e një zëri të patrembur.

Askush nuk ka folur ndonjëherë keq për të, nuk e dimë nëse ka defekte si kushdo tjetër, askush nuk do të na thotë. Stoike në të 80 e saj, brilante si ëngjëjt është ushqyer në imagjiantën tonë.

Nga muzika e filmave në fonogramet e filmave

Mina tashmë është një libër i shtëpisë botuese Rizzoli, i rëndë, luksoz dhe interesant. Libri revokon historinë e një figure publike të një  sa më shpejt që të mund të riktheheni në librari), me titull thjesht “Mina”, rinovon historinë e figurës publike të një të kaluare të largët, përmes kurimit të admirueshëm të Mauro Balletti, një artist vizual që është marrë me të që nga viti 1973.

Fotografitë e njohura, kuriozitetet dhe fotomontazhet imagjinare evokojnë një madhështi që nuk i përket kohërave tona. Me një impostim absolut, Balletti shkruan: “Mina Picasso Maria Callas dhe Fellini kanë të njëjtin vështrim. Është një fije që i bashkon ata, filli i artit të madh ”. Po aq domethënës janë shkrimet.

Ishte e pamundur që radiot italiane, të mos merreshin me Minën në ditën e saj, këtë 25 Mars. Tetëdhjetë vjet karrierë, gjysma e të cilave janë jetuar larg medias, larg mahnitjes së shumë njerëzve që do të donin të flisnin me të, ti rrëmbenin një intervistë.

150 milion disqe të shitura, 1.500 këngë të interpretuara, jo vetëm në italisht por edhe në 9 gjuhë të tjera përfshirë japonishten. Debutimi i Mina Mazzinit qe në vitet ’60, kameleontike dhe revolucionare, jo vetëm nga këndvështrimi muzikor, e aftë të lançonte modën, që edhe sot qëndron.

Mbretëresha televizive me programe të tilla si “Studiouno” “Tiger Cremona” largohet nga skena muzikore në 1978 pas një koncerti të mahnitshëm në “Bussola” në Viareggio. Kush e di pse (mbetet një nga pyetjet që nuk i është kthyer kurrë përgjigja,  ashtu si dhe vdekjes së Kenedit dhe askush nuk do ta dijë kurrë atë) Mina në 2001mori titullin nga presidenti i Republikës Carlo Azeglio Ciampi, Grande Ufficiale al Merito della Repubblica. Ezaktësisht 10 vjet më parë, LifeGate Radio festoi ditëlindjen e saj duke e bërë atë protagoniste të të gjithë programit, duke i kushtuar muzikë, kuriozitete dhe lajme këtij zëri brilant.

Gjëra që nuk i dini…

Reklamat

Falë popullaritetit të madh në 1960 Mina reklamon frigoriferë të Atlantikut dhe në vitin 1962 për industrinë italiane të birrës, ajo interpreton 12 hyjnitë, nga Rita Hayëorth te Marilyn Monroe, nga Judy Garland e deri tek Anna Magnani. Ndër bashkëpunimet më fatlume renditen, ato me Barilla në vitet ’60 dhe me Cedrata Tassoni në vitet ’70. Në 20 vitet e fundit Mina ka qenë protagonistja e fushatave publicitare për Ëind, Fiat, Barilla dhe Tim.

Mina dhe kinemaja

13 filma, të gjithë muzikorë dhe në gjuhën italiane (përveç njërit të shfaqur në Gjermani), në të cilët Mina u shfaq nga 1959 deri në 1967. E veçanta është që gjithnjë u dublua. Federico Fellini gjithashtu u përpoq ta bindte atë të recitonte në “Il viaggio di G. Mastorna”, por që nuk u realizua kurrë. Mina tha: “Po, është e vërtetë, ne kishim diskutuar për pjesëmarrjen time në atë film dhe gjithashtu në” Satyricon “, por unë, pasi morra pjesë në 13 filma që ishin harruar, u ndërgjegjësova që nuk dija të recitoja. Dhe prandaj, me shumë dhimbje, unë nuk pranova “.

Gazetarja Mina

Mina mbajti rubrikën e saj të parë në 1993, në të përjavshmen “Noi” me regji nga Gigi Vesigna. Për disa vite ishte edhe në faqen e parë të La Stampa.

Disa nga kenget me të mira !

Ish-Zvkryeministri italian nxjerr videon: Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015 me lakuriqë dhe minj

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm

“E pabesueshme!

Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit.

Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.

Kina akuzon Italinë: Koronavirusi erdhi nga ju

Mediat shtetërore e kanë lidhur prejardhjen e pandemisë së koronavirusit me Italinë pasi një profesor nga Milani tha se mjekët kanë vërejtur raste shumë të çuditshme të pneumonisë që në pjesën e parë të nëntorit të vitit të kaluar.

Pekini tashmë po e kundërshton vlerësimin e gjerë se qytetit Wuhan në Kinë është vendi ku ka filluar të përhapet virusi i ri pasi rastet e reja atje kanë rënë.

Disa gazeta dhe televizone shtetërore në Kinë, përfshirë gazetën “The Global Times” dhe televizionin “CCTV” e kanë shfrytëzuar deklaratën e profesorit italian, Giuseppe Remuzzi.

Gazeta “The Global Times” raportoi se virusi ka mundur të ketë qenë duke u përhapur në Itali para shpërthimit të epidemisë në Kinë.

Ndërkohë televizioni “CCTB” e citoi një intervistë tjetër të profesorit Remuzzi, ku theksonte se një formë e panjohur e pneumonisë ishte shfaqur në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në një intervistë tjetër për faqen e pavarur kineze “DeepTech”, profesori italian tha se qëllimi kryesor i komente të tij të mëhershme ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes.

Ndryshe, Italia ndodhet në vendin e parë në botë me numër të viktimave të koronavirusit, ndërsa Kina në vendin e dytë.Përderisa në Kinë po bie numri i rasteve të reja, në Itali po vdesin qindra njerëz çdo ditë.

Itali, 683 viktima në 24 orët e fundit/ Numri i mjekëve të vdekur shkon në 33

Departamenti i Mbrojtjes Civile Italiane ka lëshuar buletinin e urgjencës Koronavirus në Itali.Numri i viktimave ka shkuar në 7503, që do të thotë janë 683 viktima në 24 orët e fundit.

Ekzistojnë 74,386 raste të përgjithshme të koronavirusit në Itali, 5,210 më shumë sesa dje.

Nga këto, 57.521 janë aktualisht pozitive, 9,362 janë shëruar dhe 7.503 vdekje

23,112 persona janë të shtruar në spital me simptoma

3.489 persona ndodhen në kujdes intensiv

30.920 persona janë në izolim në shtëpi”,thuhet në deklaratë.

Dy dentistë nga Brescia, kanë humbur jetën për shkak të virusit, duke e çuar numrin e mjekëve të vdekur në 33.

Ndërsa vendet me te prekura nga Kovid-19 pas Kines dhe Italise jane Usa,Spanja,Gjermania

Sipas OBSH, kulmi i rasteve të Coronavirus në Itali duhet të arrihet brenda javës tjetër.

Skandali në doganën greke/ Ky është kamioni i ngarkuar me maska mbrojtëse, që nuk u lejua të hynte në Shqipëri

Top Channel ka siguruar pamjet e kamionit me një ngarkesë prej 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë, që u bllokua nga dogana greke dhe nuk u lejua që të hynte në territorin tonë.

Ende nuk është dhënë një shpjegim i qartë se pse kjo sasi maskash nuk u lejua të kalonte në vendin tonë, kur situata e pacientëve me CoVid-19 vijon të përkeqësohet.

Në pamje shihet se kamioni ka targa shqiptare të qytetit të Delvinës ndërsa në të është e ngarkuar e gjithë sasia e maskave mbrojtëse.

Top Channel mësoi se sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

Agjencia e BE: Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës

Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës, tha të mërkurën agjensia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të qartë se epidemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për ta penguar atë, njofton The Guardian.

Njoftimi lë pak hapësirë pak shpresë se SARS-CoV-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë, të cilët janë endemikë në popullatat njerëzore dhe zakonisht jo të zbulueshëm në muajt e verës.

OBSH: Italia mund të arrijë pikun e pandemisë këtë javë. Mediat ngrenë alarmin për mjekët e infektuar, nga Kina u nisën sot…

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se pandemia e koronavirusit në Itali kulmin e mundshëm mund ta arrijë këtë javë.

“Ngadalësimi i normave të rritjes së vdekjeve është një faktor jashtëzakonisht pozitiv, në disa rajone mendoj se ne jemi afër pikës së rënies së kurbës, kështu që kulmi mund të arrihet këtë javë”, tha Ranieri Guerra, zv / drejtori i OBSH-së.

Ansa” shkruan sot se shifrat e reja tregojnë se mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi dhe kerkohet mbrojtje e menjëhershme për mjekët dhe infermierët.

Të dhënat dalin nga një letër e sindikatës së “Assomed Anaao” drejtuar presidentit të Institutit të Lartë të Shëndetit Silvio Brusaferro në të cilën i kërkohet të ndërhyjë menjëherë për të garantuar instrumentet e mbrojtjes individuale.

Sakaq, Kina dërgon ekipin e tretë të mjekëve në Itali, në përpjekje për të luftuar krizën e koronavirusit.

Avioni, i cili transporton tetë ton furnizime mjekësore të dhuruara nga provinca juglindore kineze, 3,000 kostume mbrojtëse, 300,000 maska (plus 20,000 të tjera të llojit N95), u nis në oren 11:10 me kohen lokale (4:10 në Itali) nga Aeroporti Ndërkombëtar Fuzhou Changle dhe pritet në Milano në 16:45 me orën italiane, raportojnë mediat kineze.

Ishin nisur për Shqipëri, shteti grek bllokon dhe merr për vete 10 mijë maska mbrojtëse

Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.

Top Channel mësoi se sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Për më tepër, drejtuesit e kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

Dy rastet e reja në Korçë/ Njëri një punonjës policie, tjetri një i moshuar

Nga 9 ka shkuar në 11 numri i të prekurve me koronavirus në Korçë.
Teksa harta e Covid-19 në Shqipëri vazhdon e zgjerohet, në Korçë u mësua se janë zbuluar dy raste të reja.

Rreth tyre bëhet fjalë për një punonjës policie që mësohet se ka pasur histori udhëtimi jashtë Shqiperisë, por ka qenë i vetëkarantinuar pas udhëtimit.

Ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh dhe është dërguar me ambulancë drejt Tiranës pasi gjendja e tij nuk është paraqitur e mirë .

Personat e afërt të kontaktit kanë rezultuar negativë. Ndërkohë, rasti i dytë është një i moshuar nga Korça, fqinj me çiftin e pensionistëve që rezultuan pozitivë, pak ditë më parë.

UEFA takim me ECA-n,prioritet mbyllja e kampionateve kombëtare

Emergjenca e Koronavirusit e ka futur në kolaps sezonin futbollistik në dy fronte: atë të kampionateve kombëtare dhe kupave të Europës.

Pasi u diskutua sesi do të mbyllen kampionatet, “Corriere dello Sport” zbulon se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm mes UEFA-s dhe ECA-s (Shoqatës së Klubeve Europiane) dhe Ligave Europiane, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet përfundimi i kampionateve kombëtare me çdo mënyrë që preferojnë, por me një afat kohor mbi të cilin nuk duhet të kalohet: mesi i muajit korrik. Në këtë pikë, ambicia është që të rinisë Liga e Kampioneve dhe ajo e Europës, duke e strukturuar si dy turne të vegjël europiani: një formulë që lejon mbylljen e sezonit në harkun e dy javëve.

Kështu sezoni 2019-20 do të mbyllen zyrtarisht në gusht, do të shpëtoheshin pushimet e lojtarëve, duke sakrifikuar edhe ndonjë miqësore verore dhe nisja e sezonit 2020-21 do të bëhej normalisht, duke mos i ngushtuar afatet për Europianin e shtyrë në verën e vitit 2021.

LAJM I FUNDIT/ shkon në 146 numri i të prekurve me koronavirus në vend,zgjerohet perhapja,Korca 11 raste

Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot në vend në total, numri i të prekurve ka shkuar në 146 persona.Ndërkohë që një ditë më parë numëroheshin 123 të prekur dhe 5 jetë të humbura për shkak të virusit.

Sipas te dhenave te fundit, 111 testime nga te cilet jane konfirmuar 23 raste.Hartes se qyteteve te prekura i eshtë shtuar sot edhe Kruja, nderkohe qe eshte zgjeruar perhapja ne Korçë ku numri i të infektuarve ka arritur 11 persona.

Ndërkohë që një ditë më parë numëroheshin 123 të prekur dhe 5 jetë të humbura për shkak të virusit.

E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja në 24 orë, 146 të prekur nga COVID-19

72 të shtruar në spitalin infektiv. Deri tani 17 të shëruar pas testeve konfirmuese
Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.
Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!