Dy rastet e reja në Korçë/ Njëri një punonjës policie, tjetri një i moshuar

Nga 9 ka shkuar në 11 numri i të prekurve me koronavirus në Korçë.
Teksa harta e Covid-19 në Shqipëri vazhdon e zgjerohet, në Korçë u mësua se janë zbuluar dy raste të reja.

Rreth tyre bëhet fjalë për një punonjës policie që mësohet se ka pasur histori udhëtimi jashtë Shqiperisë, por ka qenë i vetëkarantinuar pas udhëtimit.

Ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh dhe është dërguar me ambulancë drejt Tiranës pasi gjendja e tij nuk është paraqitur e mirë .

Personat e afërt të kontaktit kanë rezultuar negativë. Ndërkohë, rasti i dytë është një i moshuar nga Korça, fqinj me çiftin e pensionistëve që rezultuan pozitivë, pak ditë më parë.