UEFA ka rekomanduar që të luhen kampionatet në Evropë dhe kjo mund të shkojë deri në gusht, por në Belgjikë mendojnë ndryshe.Bordi i Drejtorëve të Pro League ka rekomanduar që sezoni të mbyllet këtu dhe tashmë mbetet vetëm të miratohet në një Asamble të Përgjithshme.
Vendimi duhet të ratifikohet në një mbledhje të ardhshme me 24 klubet e dy ligave kryesore në Belgjikë, por duke qenë 17 prej tyre kanë qenë pro vendimit që më herët, sezoni është mbyllur me renditjen aktuale, asaj deri në javën e 29 të kampionatit.

Në Belgjikë e kanë gjetur zgjidhjen, duke njohur si renditje përfundimtare aktualen dhe Clubb Brugge merr titullin kampion, kurse AA Gent do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Charleroi me këtë renditje shkon në grupet e Ligës së Evropës, kurse në kualifikuese luajnë Antëerp dhe Standard Liege.

Momentalisht ka ende pikëpyetje dhe pritet të diskutohet nëse do të luhet finalja e Kupës, me Antëerp që do kishte një shans për të shkuar në grupet e Ligës së Evropës, nëse e mposht Clubb Brugge.
Në diskutim është edhe finalja e “play-off”, për ngjitjen në elitën e futbollit belg.
