Ndeshjet e Serie A shtyhen për një datë të pacaktuar: Kur ta lejojnë kushtet shëndetësore

Serie A e ka anuluar datën për rikthim që ishte caktuar nga fundi i majit dhe tashmë futbolli do të kthehet atëherë kur “do ta lejojnë kushtet shëndetësore”.Të premten është mbajtur një mbledhje ndërmjet Lega Serie A dhe Unionin e Lojtarëve Italianë (AIC) për të diskutuar ricaktimin e datës për sezonin 2019/2020 dhe zvogëlimin e pagave si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Ndërkohë që nuk është arritur një marrëveshje për pagat, Serie A ka konfirmuar një deklaratë se është shtyrë në një datë të pacaktuar.

Në njoftim është thënë se të gjitha 20 klubet ishin pjesëmarrëse përmes videokonferencës dhe u vendos që futbolli të kthehet kur këtë gjë do ta lejojnë kushtet shëndetësore.

Ky vendim vlen si për ndeshjet e Serie A, ashtu edhe për ato të Kupës së Italisë. Lega Serie A do ta përcjellë situatën e krijuar si pasojë e COVID-19 dhe pasojat në aspektin shëndetësor, ekonomik, rregullativ, sportiv dhe shqyrtimin e rrezikut – para se të caktojë një datë për rikthimin e ndeshjeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.