Pipero jep lajmin e mirë në Open: Ka ardhur koha për…

Pas përgjegjëses së Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open edhe doktori i njohur Pëllumb Pipero. Pipero tha në Open se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.

‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’- tha Pipero.

A duhen lehtësuar masat?- e pyeti Eni Vasili.

Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak.

Vendi do quhet i çliruar një muaj pas rastit të fundit, sipas orientimit të OBSH. Ne do jemi shumë më shpejt se sa kaq, kjo pandemi do të paktën 4 muaj nga momenti i fillimit që të mbarojë”, tha mjeku, pas pyetjes nga një vajzë e vogël që ndjek emisionin.

“Së pari kemi rënie të numrit të telefonatave të 127 me 2-3 herë, së dyti ulje të numrit të rasteve të shtruara, së treti rasteve që dalin nga spitali plus numri i rasteve pozitive, është rrjedhë logjike falë dhe masave të marra në kohën e duhur, shifrat janë kokëfortë, lëvizin me 5-6 numra në ditë, kjo javë, sipas meje, do kishte luhatje të shifrave, por në trendin rënës, besoj fort që java e tretë e prillit do fillojë sipas meje ulje e qëndrueshme e rasteve pozitive.

Por ne menyre graduale është momenti i duhur për të lehtësuar disa masa, me rënien e shifrave, trendit të qëndrueshëm, mund të lehtësohen, por me një kusht, -pensionistët e të sëmurit kronikë duhet të përgatiten për një qëndrim më të gjatë sa kohë s’jemi çliruar nga kjo pandemi, e s’kemi vaksinë apo kemi raste të reja pozitive.

Jemi në kohë për të lehtësuar disa masa rënia do jetë graduale e vigjilenca duhet të vazhdojë maksimalisht sikur të ishim në mes të saj.

A e kaloi Shqipëria të keqen?

Pipero: Kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj të keqe, që kishte shumë të panjohura për ne, jemi në rrugë të mbarë, pjesën më të madhe të së keqes e kemi kaluar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.