Ka shkuar në 416 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.Situata ne Korçë po vjen drejt nje permiresimi te ndjeshem pasi nuk ka shtim te rasteve të reja duke qendruar ne shifrat 17 qytetarë te prekur ne total ku prej 9 ditësh eshte shënuar vetëm 1 rast i ri pozitiv.
Harta e perhapjes se virusit eshte zgjeruar se fundi ne Tirane dhe ne Shkoder.
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

E PLOTE/
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 416 numri i të prekurve
17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 182 numri i të shëruarve
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
