Spanja vazhdon trendin në rënie të jetëve të humbura nga virusi, deri në fund të prillit parashikohet fillimi i rikthimit…

Spanja regjistroi një shtim prej 605 jetësh të humbura në bilancin e saj të përditshëm, sipas buletinit të së premtes. Kjo shifër vazhdon trendin në ulje, si edhe në ditët më parë. Numri i njerëzve që kanë vde kur nga sëmundja u rrit në 15,843 në total të premten. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të virusit u rrit në 157,022 sipas të dhënave të publikuara sot.Kurba e numrit të jetëve të humbura nga pandemia në Spanjë po ulet më tej ndërsa qeveria spanjolle po diskuton strategji të ndryshme për të filluar lehtësimin e masave të një prej bllokimeve më të rrepta në botë.

Çdo hap drejt uljes së përshkallëzimit të një bllokimi kaq intensiv duhet të bëhet me kujdes ekstrem”, tha zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias në kanalin televiziv, TVE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se bllokimi zyrtar ndoshta do të vazhdojë në maj, por disa kufizime së shpejti mund të hiqen që të ketë pak frymëmarrje në një ekonomi të paralizuar. Ministri i Financave ka pohuar se vendi mund të fillojë të kthehet në “jetën normale” deri në fund të prillit. Sidoqoftë, pushuesit nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të kthehen përsëri, me shumë linja ajrore që janë jashtë funksionit të paktën deri në maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: