Hollanda zgjat me 3 muaj disa prej masave, por lejon hapjen e shkollave

Hollanda zgjati me tre muaj ndalimin e ngjarjeve të mëdha publike, si festivalet sportive dhe muzikore. Kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në 1 shtator, për të parandaluar përhapjen e koronavirus. Megjithatë, kryeministri Mark Rutte tha se pavarësisht kësaj mase të re, do të ketë edhe lehtësim të masave aktuale. Një prej këtyre lehtësimeve, është rihapja e shkollave fillore dhe qëndrave të kujdesit ditor prej datës 11 maj.

Rutte gjithashtu shtoi:

Është më mirë të tregohemi të kujdesshëm tani, sesa të pendohemi më vonë. Ne po shohim një përmirësim të vogël të të dhënave, por ama kjo do të ndikojë në lehtësimin e vetëm disa prej masave. Nuk mund të rrezikojmë përhapjen më të gjërë të pandemisë, nëse i heqim të gjitha masat. Kjo është një prej periudhave më të rrezikshme që kemi hasur ndonjëherë, prandaj edhe hapat duhet të merren në mënyra graduale.

Burimi: Reuters

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.