Qeveria Greke,përballë rrezikut të mungesës së krahëve të punës ka vendosur të zgjasë edhe për 6 muaj lejet e punës të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Greqi si punëtorë sezonalë.
Argumentimi i këtij vendimi ka të bëjë me pamundësinë e fermerëve për të hartuar kontrata të reja pune lidhur me përballimin e nevojave të stinës.
Vendimi përfshihet në ligjin mbi përballimin e pasojave të Covid -19-s që u publikua me urgjencë në Fletoren Zyrtare. Posaçërisht për punëtorët sezonalë të bujqësisë thuhet:
Vlefshmëria e lejeve të punës që janë dhënë në bazë të nenit 13 a të Kodit të Emigracionit, shtyhet automatikisht për një periudhë 6 mujore që nga data e skadencës. Për t’u realizuar shtyrja e lejes së punës, duhet që punëdhënësi të paraqesë në autoritetin e policisë një deklaratë përgjegjësie, ku deklaron se do të vazhdojë të punësojë punëtorin sezonal. Autoriteti i policisë do të nxjerrë një vendim për shtyrjen e largimit nga Greqia të punonjësit sezonal.
Vendimi i ri favorizon një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që aktualisht ndodhen në Greqi me leje pune 6 mujore, apo që u ka skaduar ditët e fundit dhe nuk mund të largohen për shkak të situatës së emergjencës. Sa i përket numrit të fuqisë punëtore që do të ketë nevojë bujqësia greke, do të përcaktohet nga ministria e bujqësisë./ Tv Tribuna
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




