Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10 në Korçë. Sipas faqes që regjistron të dhënat e lëkundjeve EMSC, magnituda paraprake e tërmetit u raportua 3 e shkallës Rihter. Në përditësimin e ri, EMSC e ndryshoi magnitudën në 3.1.

Sipas IGJEUM, në Korçë ka pasur disa lëkundje dy ditët e fundit, me magnitudë më të vogël se tre.