Pas shumë muajve diskutime e debate, më në fund është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë Identifikim biometrik i të gjithë zgjedhësve në vendin tonë.
Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votiminë shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore.
PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.
Palët kanë rënë dakord që depolitizimi i komisioneve zgjedhore të shtyhet për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.
Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.
Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.
