Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.Mësohet se nuk janë dëgjuar krísma në vendin e ngjarjes nga personat që janë ndodhur aty, ndërkohë paraprakisht dyshohet që ekzékutimi të jetë kryer me silenciator.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Newsbomb.al se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë, i cili është qëlluar gjatë ecjes dhe ka ndërruar jetë në timon. Makina më pas është përplasur me disa mjete të tjera.Vrasësi ka qenë i maskuar me kapuç të zi.
Mësohet se Hekuran Billa,vjeç 40 është qëlluar për vdekje nga një automjet ne lëvizje. Billa është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”
