Ekzekutimi në automjetin në Tiranë, policia jep detajet e para për ngjarjen

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë silenciator mbrëmjen e sotme tek Komuna e Pairisit, i cili është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.Viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me precedent të mëparshëm penal, ku dyshohet se pak vite më parë ka kryer një atentat në Itali.Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzekutuar Prel Markun me plumb në ballë, në atë kohë 22 vjeç dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.Billa është akuzuar edhe për prostitucion ndërsa njihet si autori i dy plagosjeve të tjera në Londër.

Billa kishte një biznes makinash me qera, ndërsa kjo provohet nga burimet për Faxweb.al që thonë se në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit ‘Car Rent Albania’, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.

Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit vend ku edhe u qëllua sot për vdekje.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.