Mjeku i njohur Pëllumb Pipero beson se Covid-19 nuk do të rikthehet në vjeshtë apo dimër. Deklaratën ai e bëri i ftuar në “Çim Peka LIVE” ku edhe dha arsyet e tij pse beson te kjo gjë. Sipas tij, edhe në rast se do të ketë një valë të dytë, impakti mbi popullatën do të jetë shumë herë më i vogël.

“Vazhdoj ti qëndroj, për të cilën ka disa indikatorë. I pari është optimzmi që na japin kolegët tanë. Ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme. Kësisoj, ai vazhdon në mënyrë graduale të humbasë rrezikshmërinë duke u bërë më pak i dëmshëm apo agresiv.
Kam thënë gjithashtu që shkenca që po punon fort për të patur një vaksinë brenda këtij viti. Por edhe për mjekime adekuate anti Covid-19.Nuk do të kemi një valë të dytë të kësaj pandemie. Do të kemi një vazhdimësi deri në zhdukje. Por kam thënë se, edhe nëse do të ketë një rikthim, unë mendoj se falë eksperiencës së fituar, impakti do të jetë shumë herë më i vogël. Ky është opinioni im dhe besoj fortë se kështu do të ndodhë”, u shpreh Pipero.
I ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish ministri i shëndetësisë, mjeku Tritan Shehu komentoi shtimin e rasteve me Koronavirus ditët e fundit.

Sipas tij, e gjithë kjo se karantina e vendosur mbi dy muaj ishte vetëm për të frikësuar qytetarët e për të shkatërruar ekonominë e demokracinë në vend pasi nuk ka dhënë asnjë rezultat.
“Ngjarja e sotme është rrjedhim i këtij dështimi. Karantinën e bëri për të frikësuar njerëzit, për të dëmtuar ekonominë dhe demokracinë. Kjo tregoi se ajo çfarë bëri ishte një fluskë sapuni. Askush nuk mund të guxojë të thotë se Shqipëria duhet të mbyllet sërish”, tha Tritan Shehu.
