COVID-19/ DITA ME NUMRIN REKORD TË RASTEVE TË REJA, SHKON NË 1385 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1385 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë.Të shpërndara: 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.Në vendin tonë janë 349 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 316.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 44 raste të reja dhe 21 të shëruar në 24 orët e funditNjë humbje jete në 24 orët e fundit. Mbi 1 mijë të shëruar që nga fillimi i epidemisë

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)
Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1

Rriten frikshëm rastet/ Sot 44 të prekur me koronavirus në vend, ja harta e përhapjes

Serish numer rekord rastesh me koronavirus ne 24 oret e fundit. Numri i te prekurve me Covid-19 ka shkuar ne 44 persona.44 rastet pozitive kane rezultuar nga 291 testime të kryera, raporton sot Top Channel referuar burimeve te veta.Mëngjesi i sotëm ka nisur me raste te reja pozitive nga qytete të ndryshme të vendit.

Sot kemi pasur rastin e parë me Covid në Gjirokastër, bëhet fjalë për një mashkull 40 vjeç banues në lagjen “Partizani”, i cili ishte i shtruar në spitalin e Tiranës pasi ishte me hepatit C dhe aty është infektuar me Covid 19.

Edhe në qytetin e Vlorës janë rikthyer raste pas kaq shumë kohësh, një person ka rezultuar pozitiv, punonte bojaxhi në Himarë. Ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv edhe 6 qytetarë në Krujë.Gjithashtu në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Shperndararja gjografike e rasteve te reja :21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.

Nje dite me pare ne vend rezultuan 42 te prekur me koronavirus, nderkohe qe Ministria e Shendetesise apeloi per shume kujdes, duke iu referuar rritjes se madhe te rasteve pozitive.

Greqia po ul koston e fluturimeve drejt vendit për të tërhequr turistitët

Greqia është një nga vendet e pakta që po hap turizmin, pasi rreziku i koronavirusit duket se po ulet.Ajo ka deklaruar se do t’u japë turistëve një bonus të vogël, nëse vendosin të shkojnë në brigjet e tyre.Taksa e Vlerës së Shtuar (TVSH) ose Taksën e Mallrave dhe Shërbimeve (GST) do të ulet në të gjitha mënyrat e transportit nga 24 %në 13%.

Kjo do të thotë që fluturimet në vend, autobusët, trenat dhe fluturimet vijuese do të jenë më të lira.Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi muajin e kaluar se periudha e turizmit fillon më 15 qershor, kur hotelet sezonale mund të rihapen.Testimi i detyrueshëm dhe karantina do të kufizohen vetëm për udhëtarët, pavarësisht kombësisë, që vijnë nga aeroportet e zonave të prekura me rrezik të lartë të transmetimit të infeksionit Covid-19, siç vlerësohet nga Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.

Të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve të rastit pas mbërritjes nga 1 korriku. Kufizimet shtesë në lidhje me disa vende do të njoftohen në një datë të mëvonshme.

Ministri Grek i Turizmit, Harry Theoharis shtoi: 

Ne po hapim, por në të njëjtën kohë po monitorojmë nga afër situatën. Protokollet e rrepta shëndetësore do të mbrojnë si stafin ashtu edhe turistët.Qëllimi ynë është të jemi në gjendje të mirëpresim çdo turist që do vizitojëvendin tonë.

Burimi:Ladbible|

Mjeku Pëllumb Pipero:Nuk besoj se do të ketë rikthim të masave, gjendja do stabilizohet shpejt

Prej disa ditëve, vendi ynë po përballet me një shtim të rasteve të reja me COVID-19. Dita e sotme shënon një tjetër rekord,ku 42 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin.Ditën e sotme pritet edhe mbledhja e Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku natyrisht do të flitet për masa ndaj situatës së krijuar.Ekspert dhe njerëz të fushësh kanë nisur të flasin tashmë për mundësinë e një tjetër “Lock-Doën” duke e cilësuar si të papërballueshëm.

I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, mjeku i njohurPëllumb Pipero është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti.
Pipero thotë se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars.

Nuk besoj se do të ketë rikthim të masave, edhe gjendja do stabilizohet shpejt!”, është shprehur mjeku Pipero duke u shfaqur optimist për situatën në vend.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare dje për situatën theksonte se” Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë.
Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Vendoset! Gjermania merr vendimin drastik per hapjen e kufijve

Gjermania merr vendimin, shtyn afatin e mbylljes së kujfive me vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, me vendet e botës së tretë. Shteti gjerman i ka mbyllur kufijtë me këto vende deri më 31 gusht. Ky vendim është marrë, pasi rreth 160 vende të botës së tretë konsiderohen nga autoritetet si të dobëta në identifikimin dhe mbajtjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit.

Në listën e shteteve për fshihen edhe vendet turistike si Turqia, Egjipti e Tunizia.

“Vendet jashtë Bashkimit Evropian gjithashtu përfshijnë destinacionet kryesore të udhëtimit për gjermanët, veçanërisht Turqinë. Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi të heqë paralajmërimin e udhëtimit për 31 vendet evropiane në 15 qershor.”, thuhet nga qeveria gjermane.

Ndërkohë shtetet që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë do të vijojnë t’u nënshtrohen karantinës 14 ditore. Po kështu, pak ditë më parë Komisioni Europian u rekomandoi vendeve anëtare të mbajnë kufijtë e jashtëm mbyllur të paktën deri më 1 Korrik.

Burimi:nzz.ch/international

E FUNDIT/ Merret vendimi,nisin fluturimet me Greqinë

Ministria e Infrastrukturës informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit publik.

Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.

Ministria e Infrastrukturës do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.

Paqe (turistike)Austria dhe Greqia hapin kufijte per Italine

Greqia do të tërheq nga e hëna tjetër, gradualisht deri në fund të muajit, të gjitha kufizimet ndaj Italisë. Unë shpreh ndjenjat e solidaritetit nga populli Grek te populli italian “.Paqe (turistike) gati e bërë midis Italisë dhe Greqisë. “Ministri Di Maio më njoftoi për të dhënat në Itali që ishin përmirësuar qartë – tha Ministri i Jashtëm Grek Dendias në një konferencë shtypi në Athinë me homologun italian.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm theksoi se në BE “janë të nevojshme rregulla dhe kritere të njëtrajtshme për lëvizshmëri, në mënyrë që” të mos copëzohet tregu i turizmit “. Dhe DI Maio nënvizon: “Marrëveshjet midis vendeve nuk është zgjidhja”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin grek,

Di Maio theksoi: Greqia “përfundimisht do të rihapet me Italine deri në fund të muajit, duke eleminuar çdo lloj bllokade dhe detyrimi karantinë për italianët me një angazhim për të vlerësuar, bazuar në të dhënat , gjithashtu një rihapje në javët e ardhshme. Jemi të lumtur për këtë dhe i japim më shumë vlerë këtij takimi “.

Kufiri Austri-Itali rihapet më 16

Austria gjithashtu do të rihapë kufirin me Italinë në 16 qershor, në orën 00.00, sipas gazetës Vjeneze Der Standard. Vjena – shkruan gazeta – heq dorë nga një zgjidhje rajonale, e propozuar ende dje nga Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg, sepse është shumë i ndërlikuar në zbatimin e tij. Lëvizja e lirë është rikthyer gjithashtu në Kroaci dhe Greqi. Sidoqoftë, ndalesa për të udhëtuar në Suedi mbetet në fuqi.

COVID-19/ DITA ME NUMRIN REKORD TË RASTEVE TË REJA, SHKON NË 1341 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1341 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë.Të shpërndara: 21 raste ne Tirane, 9 ne Shkoder, 4 ne Durres, 3 ne Kruje, 2 ne Lushnje, 1 ne Puke, 1 ne Berat dhe 1 ne Uren Vajgurore.Në vendin tonë janë 327 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 316.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja, shkon në 1341 numri i të prekurveSot dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Të shëruar 20 qytetarë mes te cilëve 8 personel shëndetësor

Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.

Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

RUDINA MAGJISTARI ZBULON DEBULESËN PER SERANATAT KORÇARE

Është një ndër programet që ndiqet më së shumti dhe e kemi fjalën për programin e pasdites ‘Rudina’.Por është gjithmonë i dukshëm entuziazmi që ka moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në Tv Klan sa herë që në studio ka një korçar.Me rubrikat e ndryshme të emisionit, Rudina promovon gjithmonë bukuritë, traditën dhe natyrën shqiptare, por kur është fjala për serenatat korçare – ah, ka debulesë.

Këtë e tregoi edhe pasditen e djeshme ndërsa i ftuar në “Rudina” ishte Devis Xherahu. Këngëtari i njohur nga Korça promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke, e cila është hedhur në tregun muzikor grek dhe atë shqiptar, por nuk mund të largohej pa përshëndetur publikun dhe vetë Rudinën me një kolazh serenatash korçare.

Pasi Rudina këndoi bashkë me Devisin disa prej këngëve më të njohura korçare,Devisi i tha se e kishte hasur dhe në qytetin e tij të lindjes, e ajo ia ktheu:

“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça.

Nuk e dije ti?” , ndërsa dërgoi një përshendetje të vecantë nga ekrani për të gjithë korçarët!

Katastrofa për Covid 19 vjen nga urbanët/ Epidemiologët shqiptarë: Evitoni transportin publik!

Në prag të hapjes së transportit publik, mjekët epidemiolog i bëjnë thirrje qytetarëve të evitojnë sa më shumë lëvizjen me këtë lloj transporti.Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi këshilloi qytetarët të përdorin sa më pak transportin publik.

“Unë do të thoja evitoni sa të mundni transportin publik. Po keni mundësi të ecni në këmbë, ecni në këmbë. Po keni mundësi mjete vetjake me mjete vetjake.

Në udhëtime të gjata, nga Saranda në Tiranë është situata ku nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, duhet të jetë sa më i mbrojtur që të jetë e mundur.Në këtë rast maskën patjetër, dorezat nuk bëjnë asnjë lloj pune. Por maskë patjetër dhe të ketë kujdes” – tha Alimehmeti.Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shtoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes edhe me maskat që përdorin. Ai theksoi se nuk duhet të humbë vigjilenca.

“Bie vigjilenca, bie distancimi fizik, në fakt këto janë shumë më të rrezikshme. Dhe duhet të kujtojmë që maska është njëpërdorimëshe, t’i harrojmë të gjithë elementët.Jo lahen, jo sterilizohet, çdo manipulim që i bëni asaj maske ajo maskë dëmtohet. Maska është një përdorimshe, nuk ka ende asnjë maskë sot në prodhim e cila të jetë shumëpërdorimshe.

Dhe për siguri, nëse arrini të merrni frymë lirisht përmes maskës, maska nuk është duke ju mbrojtur” – theksoi Alimehmeti.Nga ana tjetër, epidemiologu Alimehmeti këshillon qytetarët të mos përdorin doreza.

“Dorezat nuk duheshin përdorur kurrë. Të gjitha evidencat janë kundra. Jo vetëm që nuk mbrojnë, por janë rrezik”- theksoi Alimehmeti në Përballë.

Moti/Reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri të premten “Të shtunën plazh”(Video)

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri të premten, ndërsa e shtuna do të sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave deri në 31 gradë celsius, të cilat janë tipike për muajin qershor. Më e favorizuar nga moti, sipas meteorologut, Hakil Osmani do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

“Gjatë kësaj jave, deri ditën e premte presim që të kemi prezencë të vranësirave , të cilat gjatë pasdites do të sjellin reshje shiu në zonat veriore dhe lindore, por edhe në pjesën e ultësirës perëndimore. Më të favorizuara nga moti do të jetë zona bregdetare pasi nuk do të kemi prezencë të dukshme të shiut. Me mot më të mirë do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

E shtuna do të jetë sërish me mot të kthjellët. Do të kemi shumë orë me diell. Temperaturat do të jenë maksimale deri në 30 gradë celsius, ndërsa e minimale do të jenë në zonat malore 11-12 gradë celsius. Ndërsa e diela do riktheje sërish prezencën e vranësirave dhe reshjeve.

Deri të premten vlerat do të shkojnë deri në 27-28 gradë celsius, ndërsa fundjava rikthen sërish temperaturat e larta të cilat janë tipike të muajit qershor. 30 gradë celsius, ndërsa në zona të veçanta 31 gradë celsius”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Pipero ka një lajm të mirë: Nuk ka kthim të pandemisë së koronavirusit, as në vjeshtë e as në dimër

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se koronavirusi nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë ose dimër në Shqipëri. Në një prononcim për Syritv, Pipero tha se rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë respektuar masat.“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.

Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai.

Dita e sotme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të shtruarve në spital ka arritur në 41, ku dy pacientë janë në intubim, ndërsa 4 në terapi intesive. Ndërkohë numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 1299 persona.

U transportua me helikopter nga Korça, ndërron jetë 6 orë pas aksidentit shoferi i Postës

Gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare që u përplas në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.Plluska nuk mundi ti shpëtonte plaágëve të marra. Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një Benz dhe më pas goditi një pemë. Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjárrfikësve për ta nxjerrë nga automjeti i dèmtuar.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Benz, i identifikuar me inicialet E.S., 29 vjeç është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N.S., 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Deklarata e fortë e PPE për Shqipërinë:Zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor

Grupi i Partisë Popullore Europiane ka dale sot me nje deklarate te forte ne Parlamentin Europian, teksa ka kerkuar qe Shqiperia te zhvilloje zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor.Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për Çështjet e Zgjerimit, zgjedhjet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe të dakordësuar mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Lexoni më poshtë deklaratën:

“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”

Aksident i rëndë në Korçë/ Dyshohet për një viktimë, sharrohet makina për të nxjerrë shoferin

Një aksídent tragjík ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bulgarec në aksin rrugor Korçë-Pogradec.Shoferi i postës, Kristi Plluska pas një përplasje me një pemë, është bllokuar në makinë, për të cilin dyshohet se ka ndërruar jetë, ndërsa po përpiqet të nxirret prej aty.Mësohet se kanë qenë dy makina që po lëviznin në drejtim të Korçës dhe makina e postës ka parakaluar duke goditur makinën tjetër, më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.