Një aksídent tragjík ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bulgarec në aksin rrugor Korçë-Pogradec.Shoferi i postës, Kristi Plluska pas një përplasje me një pemë, është bllokuar në makinë, për të cilin dyshohet se ka ndërruar jetë, ndërsa po përpiqet të nxirret prej aty.Mësohet se kanë qenë dy makina që po lëviznin në drejtim të Korçës dhe makina e postës ka parakaluar duke goditur makinën tjetër, më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




