Mbyllja e kufijve, flet Pipero: Mund ta vëmë virusin nën kontroll për një javë

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero tha për ‘Ilva Now’ se vdekja e kolegut të tyre ishte një lajm shokues për të gjithë dhe vërtetoi atë që është thënë gjithmonë, se ky virus është shumë i rrezikshëm dhe nuk përjashton askënd.Ai theksoi se ndryshe nga faza e parë e këtij virusi, kur ishte e nevojshme mbyllja e detyruar e qytetarëve apa karantinimi, në fazën e dytë janë 2 gjëra që duhen pasur gjithmonë parasysh, të cilat sipas tij nëse zbatohen, do të bëjnë të mundur vënien nën kontroll të virusit për 1 javë deri në 10 ditë.

Faza e dytë e kësaj epidemie do mirëkuptim dhe bashkëveprim; nga përgjegjësia e qeverisë kalon në përgjegjësi të të gjithë qytetarëve në respektim të dy masave fare të thjeshta. Kjo pandemi ishte historike dhe na dha një mësim historik; distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës, janë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll këtë epidemi. Atje ku janë respektuar këto masa rezultatet kanë qenë shumë të mira.Do t’ju lutesha të gjithë qytetarëve që edhe sot pasdite, në darkë apo nesër në mëngjes të nisin të respektojnë distancën dhe vendosjen e maskës dhe për 1 javë apo 10 ditë epidemia vihet nën kontroll”, tha mjeku.

Pipero e cilësoi të nxituar vendimin e BE për të veçuar Shqipërinë nga lista e vendeve të vizitueshme, duke u shprehur i bindur se ky vendim është i pabazuar në të dhëna reale.“Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin jashtë Shqipërisë. E them si specialist i shëndetit publik nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri.Mjafton të mbajmë maskën e të ruajmë distancën. Tek ne, për shkak të strategjisë së gjurmimit të rasteve dhe tamponimit edhe të kontakteve, ky numër del relativisht i madh. Në vendet e tjera tamponi nuk i bëhet kontakteve, vetëm rasteve klinike.

Ne kemi qenë të sinqertë në shifrat që kemi dhënë, pasi në këtë situatë e vërteta është më rëndësishme se statistika”, tha mjeku infeksionist ,Pipero këshilloi se në këtë situatë kur dielli, ajri, gjumi, ushqimi i shëndetshëm janë të rëndësishëm për të mundësuam imunitetin, secili mund të bëjë pushimet që ka planifikuar në det, por gjithmonë duke u ruajtur e duke ruajtur të tjerët.“Duke qenë se të gjitha studimet sugjerojnë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, deti është i shëndetshëm. Iu them njerëzve t’i bëjnë pushimet, por me kusht që hotelet dhe vetë qytetarët të zbarojnë protokollet e sigurisë”, theksoi ai.

Greqia ndryshon mendje, ja përse u shty vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut.Këshilli i BE-së ka miratuar listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria.BE nuk ka pranuar të hapë dyert  për vendet që kanë pasur më shumë se 13 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit. Shqipëria aktualisht ka 30.Por këtij vendimi i është shtuar së fundmi edhe Greqia.

Informacionet nga pala greke në Kakavije, konfirmojnë se minutat e fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavije pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në pjesën greke të Kakavijës çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19 të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.

Por menjëherë pas komunikimit që patën të dy vendosën, që hapja e kufirit me Shqipërinë të shtyhet pa vendosur një datë konkrete. Nga ana e tij, Kachrimanis prezantoi planin e Qarkut të Epirit për të hapur me siguri kufijtë me Shqipërinë, duke sugjeruar instalimin e kabinave speciale (tunele dezinfektimi) në tre stacionet kufitare të Mertziani, Kakavia, Mavromati, në portin e Igoumenitsa dhe në aeroportin e Janinës.

Më në fund, ata vendosën të mos hapnin kufirin me Shqipërinë nesër, ndërsa “data e re” do të shpallet së shpejti nga Ministria e Mbrojtjes Civile.

Lajmi i fundit/ Ndron jetë mjeku i parë nga Covid në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.Referuar shërbimit infektiv, ai ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor”, thuhet në reagimin e MSH-së.Lajmi mbi vdekjen e tij , u përhap masivisht dje nga disa miq të doktorit, por MSH e mohoi.

Prof. Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Lajmi për vdekjen e doktorit Pushit qarkulloi një ditë më parë në media, pasi kjo u paralajmërua nga kolegu i tij nëpërmjet rrjeteve sociale.Mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë. Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.

Por ky njoftim u hodh poshtë një ditë më parë nga ministria e Shëndetësisë.

“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi.” tha Manastirliu një natë më parë në emisionin “Open” në Top Channel.

COVID-19/69 TE PREKUR NE VEND ,SHKON NE 2535 NUMRI I TE INFEKTUARVE

Ka shkuar në 2535 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 69 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.Në vendin tonë janë 1014 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit ka 28 persona pozitiv me Covid-19 ndërsa sot nuk ka raste të reja.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 474.

Dr.Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Lëkundje tërmeti në Vlorë…

Një tërmet me magnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në detin Adriatik, në gjirin e Vlorës.Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23:14.Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe për pasojë nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti ka pasur një thellësi të vogël prej vetëm 2 km.

Diell e temperatura të larta, parashikimi i motit per 5 dite

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin tonë. Prej disa ditësh, në vend është rikthyer zyrtarisht vera, ndërsa moti ka qenë me temperatura të larta. Por sipas parashikimit të bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ne Korce ditën e enjte dhe te premte temperaturat priten te arrijne 34ºC

Në ultësirën perëndimore pritet që temperaturat të shkojnë deri në 42 gradë celsius. Më poshtë keni parashikimin e motit për të martën dhe ditet ne vazhdim.

Covid 19, pse BE i mbajti të mbyllur kufijtë me Shqipërinë

Shqiptarët duhet të presin edhe dy javë për të mësuar nëse do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian. Vendet anëtare nuk e kanë përfshirë në listën e shteteve për të cilat hapen kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut, ndryshe nga sa bënë me Serbinë dhe Maslin e Zi. Bashkë me ne kufinjtë do të qëndrojnë të mbyllur edhe për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Kriteri që kanë përdorur vendet anëtare është ai përmirësimit apo përkeqësimit të situatës evolucionin e situates gjatë dy javëve të fundit. Kjo situatë ka ndryshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk korrespondon më me nivelin mesatar të të prekurve nga koronavirusi në Bashkimin Europian. Duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se duket sikur vendet që kanë mbetur të izoluara janë diferencuar. Kështu në Tiranën zyrtare ka një pakënaqësi për dy standartet që janë përdorur mes nesh dhe Serbisë. Aq më tepër kur mediat serioze kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga Covid-19. Pala shqiptare mbron logjikën se ne kemi më pak të vdekur dhe të infektuar s Serbia në raport m numrin e banorëve.

Por arsyetimi i vendeve anëtare të BE-së që i hapën kufinjtë për 14 shtete si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai, ka qenë tjetër. Ai bazohet në logjikën nëse ka përmirësim apo përkeqësim në periudhën e fundit dhe jo në total që nga mesi i marsit kur shpërtheu pandemia.

Dhe në këtë pikë shifrat e Shqipërisë nuk janë pozitive. Sipas universitetit “John Hopkins”, të dhënat e infeksionit për 100 mijë banore, në dy javët e fundit të qershorit janë më të larta se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës (tabela).

Lista e vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë, kështu që shpresat janë q nëse gjithçka shkon mirë kufinjtë të happen në mes të Korrikut. Deri më tani lajm optimist është se në 1 korrik Greqia do ti hapë kufinjtë me ne.Udhëtimet esenciale drejt Bashkimit Europian mundësohen për punëtorët sezonalë në bujqësi, diplomatët, studentët dhe psersonat që kalojnë tranzit nga Bashkimit Europian, të cilët nuk preken nga kufizimet./ Lapsi.al

Zyrtare! Del data, ja kur do të nisë viti i ri shkollor 2020-2021

Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë më datë 14 shtator.Cikli 9-vjeçar do t’i përfundojë studimet më 8 qershor 2021. Nxënësit e klasave të nënta do të japin provimet e lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor 2021.

Edhe shkollat e mesme do ta fillojnë mësimin në 14 shtator 2020, por do ta përfundojnë më 15 qershor. Matura do t’i japë provimet në periudhën 2 qershor – 30 qershor 2021.

Lajm i mirë nga Greqia, ja data kur do të hapet kufiri me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka deklaruar para pak çastesh në një konferencë shtypi se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë me Shqipërinë.Pas mbylljes së kufijve, si pjesë e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së koronavirusit ,ai sqaroi se duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor.Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën.

“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.

Rikujtojme qe nga 1 korriku, BE hap kufijtë ajrorë vetëm me dy vende të Ballkanit Perëndimor, Serbinë dhe Malin e Zi.

Po ikin të rinjtë/ Në vitin 2019, 26% e azilantëve shqiptarë ishin minorenë

Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej kohësh një destinacion sa i preferuar, aq edhe i pamundur për shqiptarët që duan të emigrojnë.Janë të panumërt shqiptarët që për një jetë më të mirë zgjedhin rrugë emigrimi që ua kalojnë edhe skenarët e filmave hollivudianë. Si ikën të miturit në 2019-n.

Fatbardh P., sapo kishte mbaruar studimet në fakultetin e ekonomisë kur vendosi që të nisej drejt Anglisë me kamion. Kalvari deri sa mbërriti në Angli zgjati më shumë se një muaj, por të paktën atje do ta prisnin shumë të afërt, miq dhe familjarë, të cilët ashtu si ai jetonin në kryeqytetin anglez, Londrën, pa letra.

Në verën e këtij viti, ai bën 5 vite që është përshtatur me jetën atje. Ndonëse këtu ka mbaruar fakultetin, atje është i detyruar që të punojë në të zezë. Ndan jetesën më shokë, që i ka bashkuar i njëjti fat, jetesa në ilegalitet.

Për Monitor ai thotë se është e pamundur që të bësh letrat në Angli, me përjashtim të martesës. Martesat e stisura me shtetas nga vendet e lindjes së BE-së janë bërë të kushtueshme, ndërsa me anglezët akoma edhe më të pamundura. Kështu që Fatbardhi e di mirë që qëndrimi në Angli do të ketë një afat përfundimi dhe shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri, bashkë me kursimet që ka krijuar nga puna. Megjithatë, së fundmi po vihet re një tendencë tjetër e shqiptarëve që emigrojnë në Angli, të cilët po zgjedhin të shkojnë si azilkërkues.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2019 treguan se aplikimet për azil nga shqiptarët në Londër arritën në 4000, me një kërcim prej 52% në krahasim me një vit më parë. Tani Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i dytë pas Francës me numrin më të lartë të aplikimeve, ndërsa krahasuar me vitin 2010, numri i aplikimeve është 10-fishuar.

Azilkërkuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar përfaqësonin 17% të totalit të kërkesave për azil në BE për vitin 2019 sipas të dhënave të Eurostat.

Flutura, përfaqësuese e nje organizate aktive që merret me edukimin dhe trajnimin, mbështetjen dhe orientimin e shqiptarëve në Angli, e kontaktuar nga Monitor, tha se në Mbretërinë e Bashkuar është e pamundur që të përfitosh azil ekonomik. Një pjesë e atyre që aplikojnë për azil në Mbretërinë e bashkuar duhet të vërtetojnë që jeta e tyre është në rrezik në vendin nga ata vijnë, në rastin konkret nga Shqipëria.
Ajo çka Flutura ka vënë re nga rastet që janë paraqitur është se pjesa më e madhe e tyre nuk janë të mirë informuar. Edhe për vitin 2019 numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë shënoi rritje, ku sipas të dhënave të Eurostat aplikuan 23,525 shqiptarë.

Franca ishte sërish edhe këtë vit destinacioni kryesor i azilkërkuesve me rreth 9,235 aplikime në total, apo 40% i totalit të aplikimeve të shqiptarëve në Europë. Megjithëse duhet shtuar se numri i tyre ka qenë në rënie në dy vitet e fundit. Aplikimet e shqiptarëve në Francë kapën rekord gjatë 2017-s ku u regjistruan gjatë gjithë vitit mbi 12 mijë aplikime, duke kapërcyer edhe aplikimet në Gjermani.

Aplikimet në Gjermani kanë rënë sërish për të katërtin vit radhazi, me 2565 aplikime, apo 11% më pak në krahasim me një vit më parë.

Pas Francës dhe Mbretërisë së bashkuar, në vend të tretë renditet Greqia me rreth 3055 aplikime në total, edhe pse krahasuar me një vit më pak aplikimet kanë qenë rreth 8% më të ulëta.Viti 2019 ka shënuar një rritje të aplikimeve edhe në Itali, me gati 21%, duke arritur në 1570 aplikime në total.
Edhe pse në totalin e aplikimeve nga shqiptarët përfaqësojnë vetëm 4%, aplikimet në Irlandë janë dyfishuar në raport me një vit më parë, duke sinjalizuar kështu një tendencë të re aplikimesh. Në Belgjikë numri i aplikimeve në 2019-n ishte 680, ndjekur nga Suedia me 545 dhe Holanda me 270, të cilët të marrë së bashku përfaqësonin 6% të totalit të aplikimeve.

Çereku i kërkesave për azil nga minorenët

Rreth 25% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë bërë nga individë nën moshën 18 vjeç. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet për azil nga minoret në 2019-n ishin 5965 aplikime, me një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Prej tyre vetëm në Mbretërinë e bashkuar kishin aplikuar për azil 705 të mitur, edhe pse rekordi i aplikimeve nga minorenët shqiptar në këtë shtet është shënuar në 2014-n me 925 aplikime.

Pjesa dërrmuese që marrin iniciativën për të aplikuar për azil janë të rinjtë. Në 2019-n, 51% e aplikimeve për azil ishin bërë nga grupmosha 18-34 vjeç. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 70% e aplikimeve për azil i përkisnin kësaj grupmoshe. Sipas të dhënave të Eurostat aplikimet e grupmoshës 34-64 vjeç përbënin 20% të aplikimeve. /Monitor/

COVID-19/64 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST I RI NE KORÇË DHE 1 NE POGRADEC

Ka shkuar në 2466 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.Në vendin tonë janë 970 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 28 persona pozitiv me Covid-19 ndersa ka pasur 1 rast te ri ne Korçë dhe nje ne Pogradec.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 474.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 64 raste të reja, 2 humbje jete, 54 të shëruar në 24 orët e fundit.MShMS apel për bizneset bar-kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Biznese, bar, kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.

Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar.Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)
Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970

Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1

Skenderbeu 1- 0 Tirana.Min e 40 korcaret ne epersi ndaj bardhebluve.

Ne rradhet e Korcareve,tekniku Ilir Daja ka vendosur që Dejvi Bregu ta nisë takimin nga stoli. Po kështu dhe kapiteni Bajram Jashanica është vendosur në stol.Skenderbeu edhe pse me mungesa po zhvillon nje loje ne rritem ,duke qene impulsiv ne sulm duke kerkuar ta thelloje epersine.

LIVE: SKËNDERBEU – TIRANA 1-0

22′ Rast i artë për Skënderbeun me Mensah, i cili i vetëm në zonë pas asistit të Dajës, ka goditur keq, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

15′ Pranë golit të barazimit Tirana me Idi Bathën, mesfushori bardheblu nuk arrin dot topin e pasuar nga Kobinah, shumë pranë vijës fatale.

9′ GOOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Mensah kalon në avantazh korçarët duke realizuar një gol mjaft të bukur nga me kokë pas harkimit nga këndi nga ana e Marës.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Rendi, Imami, Dita, Pëllumbi, Mara, Daja, Elezi, Krasniqi, Mensah, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Muça, Vangjeli, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Skënderbeu-Tirana/ Daja mban Bregun si “as nën mëngë”

Janë publikuar formacionet për ndeshjen përmbyllëse të javës së 31-ë të Kategorisë Superiore Skënderbeu-Tirana, e cila do të luhet në orën 20:00.Në radhët e korçarëve, tekniku Ilir Daja ka vendosur që Dejvi Bregu ta nisë takimin nga stoli. Po kështu dhe kapiteni Bajram Jashanica është vendosur në stol.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Rendi, Imami, Dita, Pëllumbi, Mara, Daja, Elezi, Krasniqi, Mensah, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Muça, Vangjeli, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Lajm i keq, BE hap kufijtë më 1 korrik, por Shqipëria ‘mbetet’ jashtë

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur propozimin në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e së premtes lidhur me hapjen e kufijve më 1 korrik .BE do të hapë kufijtë vetëm me 14 vende të botës duke përfshirë vetëm vende të cilat kanë shkallë infektimi shumë të ulët.

Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia janë vendet të cilat do të hapë kufijtë BE.

Bie në sy se në këtë listë nuk është Shqipëria, që do të thotë se BE nuk do të hapë kufijtë me Shqipërinë por vetëm me dy vendet ballkanike të sipërpërmendura. Jashtë mbetet edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.

Hapja e kufijve: Ç’do të ndodhë me Shqipërinë?

Bashkimi Europian i cili më herët njoftoi se do të hapë kufijtë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka dyshime në lidhje me Shqipërinë! Ekziston mundësia që kufijtë të mos hapen për vendin tonë, për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive, regjistruar në javët e fundit.Për BE-në kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrjen në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian është numri i rasteve të infektimit me COVID-19.

Sipas kriterit të tyre, vendet që do të lejohen të jenë të lirë për të udhëtuar, duhet të kenë 16 ose më pak raste pozitivë në 100,000 banorë për dy javët e fundit.

Gjithsesi, nuk është marrë ende një vendim zyrtar në lidhje me Shqipërinë dhe vendet e tjera ku situata e Covid-19 është përkeqësuar. Ky vendim pritet të merret ditën e hënë ose të martën.Nëse ky kriter do të hynte në fuqi sot, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina do të penalizoheshin.

Burimi:Abc News