Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka deklaruar para pak çastesh në një konferencë shtypi se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë me Shqipërinë.Pas mbylljes së kufijve, si pjesë e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së koronavirusit ,ai sqaroi se duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor.Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën.
“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.
Rikujtojme qe nga 1 korriku, BE hap kufijtë ajrorë vetëm me dy vende të Ballkanit Perëndimor, Serbinë dhe Malin e Zi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




