Lajmi i fundit/ Ndron jetë mjeku i parë nga Covid në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.Referuar shërbimit infektiv, ai ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor”, thuhet në reagimin e MSH-së.Lajmi mbi vdekjen e tij , u përhap masivisht dje nga disa miq të doktorit, por MSH e mohoi.

Prof. Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Lajmi për vdekjen e doktorit Pushit qarkulloi një ditë më parë në media, pasi kjo u paralajmërua nga kolegu i tij nëpërmjet rrjeteve sociale.Mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë. Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.

Por ky njoftim u hodh poshtë një ditë më parë nga ministria e Shëndetësisë.

“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi.” tha Manastirliu një natë më parë në emisionin “Open” në Top Channel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: