Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut.Këshilli i BE-së ka miratuar listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria.BE nuk ka pranuar të hapë dyert për vendet që kanë pasur më shumë se 13 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit. Shqipëria aktualisht ka 30.Por këtij vendimi i është shtuar së fundmi edhe Greqia.

Informacionet nga pala greke në Kakavije, konfirmojnë se minutat e fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavije pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në pjesën greke të Kakavijës çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19 të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.
Por menjëherë pas komunikimit që patën të dy vendosën, që hapja e kufirit me Shqipërinë të shtyhet pa vendosur një datë konkrete. Nga ana e tij, Kachrimanis prezantoi planin e Qarkut të Epirit për të hapur me siguri kufijtë me Shqipërinë, duke sugjeruar instalimin e kabinave speciale (tunele dezinfektimi) në tre stacionet kufitare të Mertziani, Kakavia, Mavromati, në portin e Igoumenitsa dhe në aeroportin e Janinës.
Më në fund, ata vendosën të mos hapnin kufirin me Shqipërinë nesër, ndërsa “data e re” do të shpallet së shpejti nga Ministria e Mbrojtjes Civile.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




