Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja me vazhdimësinë e rezultateve pozitive të bardhekuqve po tregon edhe një herë tjetër se është ndër më të mirët në qarkullim në rolin e tij.Një trajner që ka dërguar formulën e suksesit kudo ku ka shkuar. Madje edhe në filozofinë e tij të lojës para çdo ndeshje hyn per 3 pike.Në prononcimin për mediat përpara takimit të nesërm kundër Laçit, trajneri Daja i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
Ilir Daja :
Gjykata Federale e Zvicrës ka të drejtën për të hequr pezullimin ose për ta zbutur atë dhe një vendim i tillë sipas Dajës do të rikthente përsëri Skënderbeun e madh të 10 viteve të fundit.
“Ai është mesazhi madhor që ne presim për t’u rikthyer edhe një herë te ai cikli i Skënderbeut të madh të këtyre 10 viteve të fundit. Një vendim i Gjykatës Federale të Zvicrës do të thoshte një rikthim i atij Skënderbeu. Kështu që ajo është gjëja më maksimale që presim të gjithë ne të gjithë këtu në Korçë dhe jo vetëm në Korçë, por edhe futbolli shqiptar. Le të shpresojmë që të jetë pozitiv, por ne kemi për detyrë të fokusohemi te fusha e lojës pasi për këtë gjë është një zyrë juridike që merret intensivisht me problemin”, ka thënë Ilir Daja.
Ndeshja me Bylis ne kupe:Specifika e Kupes eshte 180 minuta ,beteja e pare e humbur por kemi edhe nje shans te dytë ku do luftojme me te gjitha forcat ta rikuperojme humbjen dhe te jemi ne ata qe do vazhdojme me tej ne Gjysëm finale.
Tekniku bardhekuq ka konfirmuar mungesën e mbrojtësit Bajram Jashanica ndërkohë që theksoi se ekipi vjen në këtë takim me moral të lartë, kjo edhe për faktin se ekipi ka vijuar rezultatet pozitive pas rifillimit të kampionatit.




