Në prag të hapjes së transportit publik, mjekët epidemiolog i bëjnë thirrje qytetarëve të evitojnë sa më shumë lëvizjen me këtë lloj transporti.Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi këshilloi qytetarët të përdorin sa më pak transportin publik.
“Unë do të thoja evitoni sa të mundni transportin publik. Po keni mundësi të ecni në këmbë, ecni në këmbë. Po keni mundësi mjete vetjake me mjete vetjake.
Në udhëtime të gjata, nga Saranda në Tiranë është situata ku nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, duhet të jetë sa më i mbrojtur që të jetë e mundur.Në këtë rast maskën patjetër, dorezat nuk bëjnë asnjë lloj pune. Por maskë patjetër dhe të ketë kujdes” – tha Alimehmeti.Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shtoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes edhe me maskat që përdorin. Ai theksoi se nuk duhet të humbë vigjilenca.
“Bie vigjilenca, bie distancimi fizik, në fakt këto janë shumë më të rrezikshme. Dhe duhet të kujtojmë që maska është njëpërdorimëshe, t’i harrojmë të gjithë elementët.Jo lahen, jo sterilizohet, çdo manipulim që i bëni asaj maske ajo maskë dëmtohet. Maska është një përdorimshe, nuk ka ende asnjë maskë sot në prodhim e cila të jetë shumëpërdorimshe.
Dhe për siguri, nëse arrini të merrni frymë lirisht përmes maskës, maska nuk është duke ju mbrojtur” – theksoi Alimehmeti.Nga ana tjetër, epidemiologu Alimehmeti këshillon qytetarët të mos përdorin doreza.
“Dorezat nuk duheshin përdorur kurrë. Të gjitha evidencat janë kundra. Jo vetëm që nuk mbrojnë, por janë rrezik”- theksoi Alimehmeti në Përballë.
Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri të premten, ndërsa e shtuna do të sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave deri në 31 gradë celsius, të cilat janë tipike për muajin qershor. Më e favorizuar nga moti, sipas meteorologut, Hakil Osmani do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.
“Gjatë kësaj jave, deri ditën e premte presim që të kemi prezencë të vranësirave , të cilat gjatë pasdites do të sjellin reshje shiu në zonat veriore dhe lindore, por edhe në pjesën e ultësirës perëndimore. Më të favorizuara nga moti do të jetë zona bregdetare pasi nuk do të kemi prezencë të dukshme të shiut. Me mot më të mirë do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.
E shtuna do të jetë sërish me mot të kthjellët. Do të kemi shumë orë me diell. Temperaturat do të jenë maksimale deri në 30 gradë celsius, ndërsa e minimale do të jenë në zonat malore 11-12 gradë celsius. Ndërsa e diela do riktheje sërish prezencën e vranësirave dhe reshjeve.
Deri të premten vlerat do të shkojnë deri në 27-28 gradë celsius, ndërsa fundjava rikthen sërish temperaturat e larta të cilat janë tipike të muajit qershor. 30 gradë celsius, ndërsa në zona të veçanta 31 gradë celsius”, tha meteorologu Hakil Osmani.
Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se koronavirusi nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë ose dimër në Shqipëri. Në një prononcim për Syritv, Pipero tha se rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë respektuar masat.“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.
Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai.
Dita e sotme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.
Numri i të shtruarve në spital ka arritur në 41, ku dy pacientë janë në intubim, ndërsa 4 në terapi intesive. Ndërkohë numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 1299 persona.
Gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare që u përplas në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.Plluska nuk mundi ti shpëtonte plaágëve të marra. Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një Benz dhe më pas goditi një pemë. Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjárrfikësve për ta nxjerrë nga automjeti i dèmtuar.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Benz, i identifikuar me inicialet E.S., 29 vjeç është shoqëruar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
N.S., 29 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Grupi i Partisë Popullore Europiane ka dale sot me nje deklarate te forte ne Parlamentin Europian, teksa ka kerkuar qe Shqiperia te zhvilloje zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor.Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për Çështjet e Zgjerimit, zgjedhjet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe të dakordësuar mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Lexoni më poshtë deklaratën:
“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.
Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”
Një aksídent tragjík ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bulgarecnë aksin rrugor Korçë-Pogradec.Shoferi i postës, Kristi Plluska pas një përplasje me një pemë, është bllokuar në makinë, për të cilin dyshohet se ka ndërruar jetë, ndërsa po përpiqet të nxirret prej aty.Mësohet se kanë qenë dy makina që po lëviznin në drejtim të Korçës dhe makina e postës ka parakaluar duke goditur makinën tjetër, më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Hamdi Salihi është një nga futbollistët më cilësore që ka luajtur në Korçë. Sulmuesi shkodran ishte pjesë e Skënderbeut gjatë viteve 2015-2017 dhe e mbylli aventurën barhdekuqe me 48 gola të shënuar. Klubi korçar ka rikujtuar dy nga golat e 36-vjeçarit në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
“Rikujtojmë Hamdi Salihin! Asiston Latifi, shënon Salihi… Nga 48 golat të bomberit Shkodran me fanellën bardhekuqe kemi zgjedhur dy, njërin për rëndësinë dhe tjetrin për bukurinë”, shkruan Skënderbeu. I pari u shënua kundër Milsam në vitin 2015. Skënderbeu eliminonte skuadrën moldave dhe bëhej skuadra e parë shqiptare që kualifikohej në fazën e grupeve në Europa League.
Ndeshja e parë kundër Milsam u zhvillua në transfertë dhe Salihi zhbllokonte shifrat pas një asisti të Liridon Latifit. Salihi shënonte sërish për të vulosur fitoren 0-2, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në sfidën e kthimit, aty ku shënuan Salihi dhe Progni.
Goli tjetër i zgjedhur i përket ndeshjen së Superiores kundër Partizanit. Hamdi Salihi realizonte një eurogol, një nga më të bukurit që është shënuar ndonjëherë në kampionatin shqiptar, duke lënë të shtangur Alban Hoxhën dhe duke mahnitur gjithë tifozët e pranishëm.
Ne prononcim per supersport Hamdi Salihi :
Jeni shënuesi më i mirë shqiptar i gjithë kohërave në futboll. A e dini vetë se sa gola keni shënuar në karrierën tuaj?
Dje e kam marrë vesh dhe besoj se është shifër e saktë, që janë 322 gola.
Në një moment vendosni të riktheheni te Skënderbeu, ku vijuat përtej Kupave të Europës…
Sapo kisha përfunduar kontratën me Hapoel Haifa në Izrael dhe duke komunikuar me Shehin, me Osmanin dhe djemtë që kisha shokë te kombëtarja, erdhi ky vendim. Ata ishin në fazë përgatitore në Austri dhe unë isha në Vjenë, ndaj vendosa të stërvitesha për të qenë në formë, por nënshkrova që të luaja në Kupat e Europës. Megjithatë gjërat shkuan aq mirë dhe Skënderbeu më befasoi pasi ishte një skuadër e organizuar në mënyrë perfekte dhe të rregullt, ndaj vendosa të vijoj.
Më pas erdhën golat në Europë, që ndihmuan që një skuadër shqiptare të kualifikohet për herë të parë në fazën në grupe të Europa Leagues…
Unë kohët e fundit jam pyetur shpesh, se cili ka qenë goli më i rëndësishëm, por duke parë se kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa Leagues, ishte diçka historike për futbollin shqiptar, u kam thënë të gjithëve se golat kundër Milsamit janë më të rëndësishëm të karrierës, sepse ishte një moment ku bëmë krenarë dhe zgjuam çdo shqiptar, jo vetëm tifozët e Skënderbeut.
Atë sezon qëndruat dhe fituat titullin e parë në Shqipëri. Çarë ndjesie patët?
Unë një gjysmë medaljeje e kisha në fakt, pasi u largova në mes të sezonit nga Tirana, e cila në fund fitoi titullin, ndaj thashë ta çoj deri në fund me Skënderbeun. Ishte diçka e jashtëzakonshme, sepse që në ditën e parë, jam ndjerë mjaft mirë në këtë ekip dhe me çdo njeri që sillet rreth këtij ekipi. Ka qenë si një familje dhe mund të them pa frikë se atë harmoni mes lojtarëve, nuk e kam pasur në asnjë ekip tjetër.
Sezonin tjetër Skënderbeu humbi titullin pas një ndeshjeje me shumë polemika në Kukës dhe një ndër protagonistët ishit edhe ju. Të gjithë e kanë imazhin nervoz tuajin, gjatë asaj ndeshjeje, ku i rrëmbyet dhe i grisët kartonin e kuq arbitrit…
Është një nga ato ëndrrat e këqija, që i përjeton çdo njeri. Më duket shumë e çuditshme, dhe jashtë realitetit veprimi im. Më duket sikur po shikoj një njeri tjetër dhe jo sikur po e bëj unë. Mbas ndeshjes jam penduar dhe kam kërkuar falje, por veprime të tilla nuk justifikohen, por kjo tregon se në futboll shumë herë flasin emocionet e momentit dhe jo mendja e karakteri i personit.
Në tremujorin e fundit të këtij viti do të dalë në qarkullim kartëmonedha 10,000 lekë, prerja më e madhe e lekut të nxjerrë në emetim deri tani.Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë prezantoi serinë e re të kartëmonedhave, një seri që përmban 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10,000 lekë.
Kartëmonedha e re 10,000 lekë nuk është prezantuar ende si imazh nga Banka e Shqipërisë, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikqyrjes (via Monitor.al) do të pasqyrojë figurën e Asdrenit dhe do të përmbajë simbolet figurative të flamurit si edhe një varg nga “Himni i Flamurit”, shkruar nga Asdreni, “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë e një qëllim”.
Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke filluar tremujori i fundit i vitit.Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit dhe elemente inovative. Në rastin e kartëmonedhës 200 lekë, materiali prej polimeri, i përdorur është më i qëndrueshëm fizikisht, ndihmon në pastërtinë e kartëmonedhës.Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.
Ditën e sotme Rudina Magjistari kishte të ftuar në emision Eli Farën. Këngëtarja tregoi gjatë emisionit disa gjëra të pathëna më parë për fëmijërinë e saj si edhe tregoi se ka hequr nishanin që kishte në faqe.Në fakt ky nishan për të cilin Eli po fliste është hequr para shumë vitesh mirëpo mesa duket Rudina tani e vë re se nishani i mungon këngëtares.
Eli ke pasur një nishan, tani u kujtova kur të pash se e kisha harruar…’- shprehet Rudina.
Më pas Eli tregon se nishanin e ka hequr në Maqedoni pasi ai filloi të zmadhohej.
Ishte i bukur në fillim por ishte zmadhuar dhe më prishte proporcionin. Nje regjizor madje me ka thene qe kur me bente videoklipet, profili qe ke nishanin nuk del i bukur’- tha Eli.
Cristiano Ronaldo është tashme i njohur që asnjëherë nuk është i kënaqur me aftësitë që posedon, pasi tenton të përmirësohet gjithnjë e më shumë.Ylli portugez numëron shumë trofe gjatë karrierës së tij, derisa ka fituar pesë Topa të Artë në aspektin individual.
Lojtari 35-vjeçar asnjëherë nuk i ndalon stërvitjet dhe ndersa shumë lojtarë zhvillonin lojra online gjatë karantinës, ai shihej duke stërvitur.Tani, Ronaldo është parë duke përdorur edhe pajisje të ragbit në mënyrë që të rritë shpejtësinë e tij edhe më shumë.
Juventusi do të prese këtë të premte Milanin në Kupën e Italisë, kujtojme qe ndeshja e parë në San Siro ka përfunduar 1-1.
Zonja e Vjetër do të tentojë të kalojë në finalen e trofeut të dytë më të madh në Itali që zhvillohet më 17 qershor.Në rast se kalojnë në finale, torinezët do të presin fituesin e duelit Napoli – Inter,kur napolitanët e kishin fituar përballjen e parë 1-0.Ronaldo po përgatitet për këtë takim mjaft të rëndësishme, ndërsa Serie A do të rikthehet më 20 qershor.