Liverpooli edhe matematikisht kampion i Anglisë

Liverpooli është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2019/2020 në javën e 31-të të Ligës Premier.Redsat iu gëzuan suksesit të shumëpritur.Pritja e gjatë 30-vjeçare merr fund. Liverpool shpallet kampion i Anglisë dhe kjo falë Chelsea që mundi Manchester City me rezultatin 2-1.

Shtatë javë pa përfunduar kampionati (21 pikë në dispozicion),Liverpooli ka 23 pikë më shumë se ndjekësi i parë.

Ndersa Chelsea mban vendin e katërt në tabelë dhe i largohet me pesë pikë Manchester Unitedit që ndodhet një vend më poshtë – në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas disfatës së Mançester Sitit, klubi i kuq, postoi në faqen zyrtare në “Instagram”, një video emocionuese me mbishkrimin “Tregoji botës! Ne jemi Liverpul, kampionët e Anglisë”.

https://www.instagram.com/p/CB322PHlSsC/?igshid=18io21tyvihin

Nisin përgatitjet për karnavalet e Korçës

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror.Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.Ato do të nisin ne Dt 4 Korik.Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq  vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra…

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. 

Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

Eliminimi nga Kupa,Dejvi Bregu i përlotur

Skenderbeu luante me letra te hapura per te bere kthesen e pritur pas asaj humbje minimale ne ndeshjen e pare ne Ballsh.Deshira ishte te arrihej triumfi ne keto momente delikate ,duke shfaqur pretendime per fitimin e kupes …por dje u shfaqen momente nervozizmi ku lojtaret kane shperdoruar shume .,,,madje vete Bregu ka shperdoruar 3-4 raste te pastra goli.Te cilat kanë bërë që Bregu të dalë nga fusha i përlotur pas ndeshjes së djeshme.

Mesfushori është ulur në një cep afër pankinës së Skënderbeut dhe ka qëndruar për disa minuta i vetëm, duke medituar.Në fytyrën e Bregut është parë dëshpërim i madh pas këtij eliminimi.

Superliga shqiptare e futbollit do të rikthehet te diele me ndeshjen e javës së 31-të të saj. Në fokus padyshim do të jetë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, që do të luhet në orën 20:00, në strofullën e ujqërve.

COVID-19/78 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST I RI NE KORÇË DHE NJE NE POGRADEC

Ka shkuar në 2192 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 78 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.Në vendin tonë janë 894 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 20 persona pozitiv me Covid-19,ndersa ka pasur 1 rast te ri ne Korçë dhe nje ne Pogradec .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 413 .

Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 78 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë distancimin fizik dhe të vendosin maskën kur nuk mund të ruhet distanca, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.
Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.
Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.
Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.
Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.
Ruani distancën fizike në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës.
Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.
Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2