Nisin përgatitjet për karnavalet e Korçës

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror.Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.Ato do të nisin ne Dt 4 Korik.Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq  vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra…

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. 

Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.