Greqia nuk lejon turistët italianë, Di Maio: Gati të mbyllim kufijtë për ata që s’na respektojnë

“Ne besojmë në shpirtin europian, por jemi gati që t’i mbyllim kufijtë për ata që nuk na respektojnë.”Kështu është shprehur Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm italian për Corriere della Sera, lidhur me mos-lejimin e turistëve italianë në disa vende si Greqia.

Di Maio, i cili do të jetë në Athinë më 9 qershor vazhdoi më tej:

“Loja do të hapet më tre qershor, sepse do të shkoj të përballem me një shtet të huaj në një kohë që akoma kemi rregulla kufizuese dhe është e komplikuar…Ne besojmë në bashkëpunim por edhe në reciprocitet. Ky është mesazhi që do të përcjell në udhëtimet e mia në Gjermani, Slloveni dhe Greqi.”

Po ashtu, Di Maio theksoi se Italia dallon nga të tjerët për trasnparencën me të dhënat ndërsa shtoi se nuk duan që “të krijojmë polemika, por do t’u mbyllim derën personalizimeve.”

Gjithsesi, ministri i Jashtëm italian shtoi se për fat të mirë me shumë nga shtet mbetet një dialog konstruktiv.Kujtojmë këtu se Greqia ka njoftuar se do të hapë turizmin brenda dy javëve, por turistë që vijnë nga disa prej vendeve më të prekura nga pandemia si Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Spanja nuk janë në listë. 

Harrojeni plazhin, deri në mes të qershorit mot i freskët e me reshje shiu

Gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu, duke bërë që qyetetarët të mos mendojnë për plazhin. Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se e gjithë kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe rënie temperaturash, që do të sjellin edhe rrebeshe shiu ditën e premte.

Por, pavarësisht kësaj, sinoptikania thekson se kjo do të jetë një verë e nxehtë dhe në muajin korrik temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsius.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellein, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha sinoptikania Bani.

Përfshirë dhe Italinë/ Hapja e kufirit tokësor, në Shqipëri mund të hyjnë shtetas nga gjithë vendet fqinje

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e Zi. Kështu shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm drejt këtyre shteteve dhe anasjelltas.Mësohet po ashtu se në Shqipëri mund të hyjnë edhe shtetas nga Italia, Maqedonia dhe Greqia, por shqiptarët ende nuk mund të lëvizin drejt këtyre vendeve normalisht.

NJOFTIMI

Në zbatim të urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar.Në këtë kuadër i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen nga COVID-19.

Në lidhje me shtetet fqinje situata e kalimit kufitar është si më poshtë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Policia Kufitare ka marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër dhe atë blu./balkanweb

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, 1 Qershorin. Më shumë sesa çdo ditë tjetër, ata kërkojnë vëmendjen e prindërve dhe shtetit. Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

1 Qershori është i mbushur me aktivitete të larmishme nga të gjithë fëmijët, në të gjithë qytetet.Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

COVID-19/ 6 RASTE TË REJA, SHKON NË 1143 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1143 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 6 raste pozitive .Të shpërndara:4 ne Tirane, prej tyre, nje personel shendetesor, 1 ne Durres dhe 1 ne Mat.Në vendin tonë janë 233 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 291.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja, shkon në 1143 numri i të prekurve877 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 233 raste aktive me Covid19

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.
Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.
Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufinjve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)
Testime totale 16277
Testime molekulare 14825
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1143
Raste të shëruara 877
Raste Aktive 233
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 147
Durrës 28
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

Moti/parashikimi për 5 ditë, ja si do të nisë muaji qershor

Sot fillon zyrtarisht stina e verës, por duket se java e parë e parë do të sjellë mot të freskët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, 1 qershor, do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Po kështu, edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot me vranësira, që do të pasohen edhe nga reshje lokale shiu.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre,Ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.

Dështimi i konsensusit ,ja pse dështuan negociatat për reformën zgjedhore

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor. Burime të Panorama bëjnë të ditur se negociatat kanë ngecur pasi, Partia Socialiste nuk pranoi variantin e ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.Mesohet se kjo ishte arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, siç citojnë burime pranë tryezës mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike. Por sipas demokratëve, në kushtet kur mungojnë shumë garanci për standardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë.

Burime bëjnë të ditur se në variantin e propozuar nga PD është kërkuar që partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëzhguesit, pa të drejtë vendimmarrje. Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje. Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë.

 Kohë shtesë për bisedime

Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.Panorama.al