Daja:”Tranferta e Vlorës”,fitore per vazhdimesine

Skënderbeut do të përballet ditën e nesërme me Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.Korçarët vijnë në këtë takim me moral tepër të lartë, teksa në mesjavë triumfuan ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 1-2 duke ndezur motoret dhe ecur me marsh kampioni pasi ne 10 javet e fundit kanë koleksionuar 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje duke shfaqur pretendime për vendin e 2 dhe fitimin e Kupes se Shqiperise.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për sfidën ndaj vlonajtëve, duke u shprehur:

Më kënaq vazhdimi serive të fitores aty ku e kishim ndërprerë kampionatin para pandemisë. Nëse nuk shoqërohet me vazhdimësi edhe në fitore të tjera, që mos shpërndahemi shumë. Nëse nuk marrim 3 pikë më Flamurtarin, ndoshta zbehet ajo fitorja aq e rëndësishme me Partizanin.

Gjendja e lojtarëve dhe kampionati i ngjeshur– Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë. Jo vetëm Skënderbeu, por të gjitha ato ekipe që kanë pasur të njëjtën shkëputje si Skënderbeu dhe të njëjtin rifillim kohor, ashtu si ne brenda 2 javëve do kenë oshilacionet e veta. Duhet të bëjmë një fare rotacioni që ndoshta në ndeshjet e para, duke i vënë theksin prezantimit të ekipit për këtë pjesë të dytë që të jetë sa më i mirë. Por do të vijë një moment që duhet patjetër që të bëjmë rotacion.

Objektivat– Vështirësia ka qenë fakti, që dënimi për mos pjesëmarrjen në Europë, sigurisht që ndikon te ekipi. Ne të gjithë kemi parë punën tonë brenda fushës, sepse klubi po merret me pjesën tjetër për të pasur një përgjigje pozitive në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Shoqata e Transportit Urban kërcënon me protesta: Na lejoni të punojmë!

Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit, ka reaguar sot për situatën në të cilën ndodhet ky sektor që prej tre muajsh vijon të qëndrojë i mbyllur. Në një kohë, kur shumë aktivite të tjera janë hapur dhe masat kufizuese nuk ka më, kjo shoqatë kërkon që dhe transporti të bëhet sërish funksional. Në një letër publike ata shprehen se do nisin protesta, nëse qeveria nuk merr masa për të lejuar nisjen e aktiviteti. Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit thekson faktin se qeveria nuk ka ende një datë se kur do të fillojnë nga puna linja interurbane.

DEKLARATA E PLOTË

Shoqata jonë, përfaqësuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve, kërkon t’ju bëjë me dije lidhur me situatën aktuale të aktivitetit të Transportit si një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë tonë kombëtare. Përpjekjet tona kanë ndjekur njëra-tjetrën.

Hapi yni i rradhës, është shkresa zyrtare e fundit dërguar Kryeministrit Rama dhe ministrave përkatës, lidhur me qëndrimet tona sa i përket funksionimit të sektorit tonë post Covid-19! Aktiviteti ynë vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur në të kaluarën e mos marrë mbështetje nga shteti në asnjë formë suporti, përveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Ndërkohë në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur.

Shi, breshër e rrufe, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Ashtu siç ishte parashikuar, e shtuna e 6 qershorit ka rikthyer motin e freskët me temperatura më të ulëta. Sot moti u karakterizua nga vranësira shoqëruar edhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar.

PARASHIKIMI I MOTIT NGA SHËRBIMI METEOROLOGJIK USHTARAK 

Moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm. Dita e Shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht breshër.
Po kështu edhe për ditën e Diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.

Lajm i mirë, më 1 korrik hapen kufijtë e BE-së. Kryeministri italian ka një thirrje: Mos na diskriminoni

Ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së. Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedor Sanchez kanë kërkuar që hapja të bëhet në mënyrë “ të koordinuar dhe jo diskriminuese”. Turistët gjermanë, francezë dhe zviceranë sipas mediave italiane, janë gati të kthehen në vendin fqinj duke filluar nga 15 qershori.

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “ momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian sic është liria e lëvizjes në zonën Schengen”, shkruajnë ata. Mbi këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si “ ditën D për turizmin evropian”.

“Po punojmë me secilin vend, jo për t’i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t’i bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë”, u shpreh ai.«Di Maio kujton se “turizmi është një sektor themelor për ekonomitë tona” mbi të cilin është vendimtare “të mbash një qasje të përbashkët dhe evropiane”.

Në këtë kuptim, vendimi gjerman “tregon besnikëri dhe transparencë ndaj Italisë, të cilën ne e vlerësojmë shumë”. Jo të gjitha pllakat e mozaikut janë akoma në vend, megjithatë, për të bërë 15 qershorin, fjalët e ministrit, “Dita e Ditës së Turizmit Evropian”.Në ditët e ardhshme Di Maio do të vizitojë Greqinë dhe Slloveninë dhe ai gjithashtu pretendon “reciprocitet” prej tyre.

Me gati 33.800 vdekje dhe 234,000 infektime, Italia është kthyer në njërin prej shteteve më të prekura nga Covid-19, ndaj dhe ka ngurrim nga vendet e tjera për të liruar lëvizjen me të.

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, DASH tregon cfarë duhet të dini

Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë sot listën e plotë të përgjigjeve për fituesit e lotarisë amerikane. Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj, u shtynë për në 6 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit.Megjithatë DASH, siguroi aplikantët që shtyrja për shkak të koronavirusit nuk do të ndikonte në përzgjedhjen e fituesëve.

Lotaria amerikane, e njohur ndryshe si “Green card” ka afro dy dekada e gjysëm që aplikohet edhe për shqiptarët, që pas mbërritjes së demokracisë. Viti pas viti me mijëra shqiptare dhe familjet e tyre janë bërë fitues të kësaj lotarije dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA.Por vitet e fundit interesi për të aplikuar për Lotarinë Amerikane është rritur ndjeshëm.

NJOFTIMI I AMBASADES MË 4 MAJ

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për të mësuar nëse jeni përzgjedhur fitues, duhet të klikoni këtu

COVID-19/ 20 RASTE TË REJA, SHKON NË 1232 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1232 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 20 raste pozitive.Të shpërndara: 10 ne Tirane, 3 ne Shkoder, 3 ne Kruje,2 ne Durres dhe 2 ne Tropoje.”Në vendin tonë janë 273 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 311.

Dr.Flutra Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja, shkon në 1232 numri i të prekurveNjë humbje jete në 24 orët e fundit. Rreth 70% e rasteve aktive janë në Tiranë. 925 të shëruar nga fillimi i epidemisë.

Dr. Flutra Beqo
Ministria e Shëndetësisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste.

Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)
Testime totale 18097
Testime molekulare 16062
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1232
Raste të shëruara 925
Raste Aktive 273
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1