Ilir Vrenozi ka kritikuar referendumin e PD për Sali Berishën, ndonëse partia deri më tani e ka quajtur “garë” procesin ku nuk ka asnjë kandidat tjetër veç kryetarit.
Vrenozi thotë se nuk ka votuar pasi “nuk do të kthehet komunizmi”, madje më mirë do të ishte që votimet mos të bëheshin fare sesa procesi të vijonte në këtë rrugë.
Demokrati thotë se është “ulje” për çdo të djathtë që voton sot pasi procesi s’ka lidhje me demokracinë.
“Mirmëngjes o bir, shëndetin të kemi ne që s’kemi lekë, themi që hajde shëndeti, se lekët shkojnë e vijnë.
Unë jam i djathtë, mos thuaj demokrat, se demokrat mund të bëhet edhe një socialist, se i djathtë lind edhe kur lind ke disa parime. Ti sot mund ta thuash me shaka që ‘Vrenoz pse nuk je aty edhe pse nuk votove’, por Vrenozi është i djathtë edhe nuk e do komunizmin dhe kur nuk ka garë, Vrenozi nuk voton.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




