Zgjedhorja”Edhe Rudina Hajdari:”firmos marrëveshjen: I dhamë mundësinë Shqipërisë të hapë negociatat

E shqetësuar që nuk u ndryshua sistemi zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura, por me një garanci nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi” Kështu u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, deputetja Rudina Hajdari.Rudina Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA, BE dhe OSBE që do të diskutohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Politik.

Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama.

Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës”, Ne i dhamë sot garancinë Shqipërisë të hapë negociatat”-tha Hajdari.

Marreveshja per Reformen Zgjedhore ,Kryemadhi/Duhet implementuar pa humbur kohë

Me një shënim në facebook, Kryemadhi thekson se kjo reformë duhet implementuar pa humbur kohë, ndërsa shton se “pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci”.

Postimi i plotë:

“Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje.

Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë. 🇦🇱”, shprehet në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Itali/Qytetarët ngrihen në protestë: Covid-19 nuk ekziston, është një thjesht mashtrim

ITALI- Qytetarët italianë kanë protestuar në sheshet e Italisë pasi pretendojnë se koronavirusi është një farsë dhe se nuk është i rrezikshëm. Mediat fqinje kanë bërë me dije se ato po udhëhiqen nga një lëvizje që e quajnë veten jelek-portokallinjtë, ku kanë bërë thirrje që njerëzit të mos vaksinohen.Ish- gjenerali është duke mbledhur njerëz rreth vetes me retorika populiste dhe nacionaliste. Ai premtoi se do t’ia kthejë pushtetin njerëzve. Ai ka fyer qeverinë, po ashtu ka sulmuar politikanë dhe figura të profilit të lartë.

Protestat kanë nisur nga Milano në Bolonjë, nga Torino në Romë e qindra u mblodhën në piazza Duomo të udhëhequr nga ish gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo.

Disa janë të zemëruar me kryeministrin Giuseppe Conte dhe qeverinë e tij për trajtimin e krizës së koronavirusit, e disa të tjerë janë të shqetësuar për vaksinat, për të cilat ata thonë se do të injektojnë merkur në venat e njerëzve, sistemin gjyqësor ose teknologjinë 5G.

Ndërkohë disa të tjerë janë ankuar edhe për karantinën pasi sipas tyre karantinimi më shumë i ka dëmtuar se sa i ka ndihmuar.Antonio Pappalardo veshi një xhaketë të ndritshme portokalli dhe drejtoi turmën në thirrjet “Liri!”

Ish- gjenerali është duke mbledhur njerëz rreth vetes me retorika populiste dhe nacionaliste. Ai premtoi se do t’ia kthejë pushtetin njerëzve. Ai ka fyer qeverinë, po ashtu ka sulmuar politikanë dhe figura të profilit të lartë.

Burimi:.ilmessaggero.it

Lajm i Fundit/ Arrihet marrëveshja mes palëve për reformën zgjedhore

Pas shumë muajve diskutime e debate, më në fund është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë Identifikim biometrik i të gjithë zgjedhësve në vendin tonë.
Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votiminë shumë se një herë. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. 

PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.
Palët kanë rënë dakord që depolitizimi i komisioneve zgjedhore të shtyhet për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.
Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

Nis mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Të pranishëm edhe tre ambasadorë

Në mbledhjen e thirrur nga OSBE-ja, marrin pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca si dhe përfaqësuesi i OSBE, Bernd Borchardt.Gjithashtu të pranishëm janë edhe përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi, ai socialist, Damian Gjiknuri, i LSI-së, Petrit Vasili .

Palët kanë arritur marrëveshje deri më tani për identifikimin elektronik biometrik, çka do të thotë se votuesit do të japin shenjën e gishtit, në mënyrë që të shmanget votimi familjar apo votimi për ata që janë jashtë.

Ndërkohë, një nga ngërçet kryesore është depolitizimi i komisionerëve të zgjedhjeve, ku socialistët propozojnë që këtë proces ta kryejnë punonjës të administratës.

Krasniqi: Të kapim vendin e dytë,zona europiane detyrim per Skënderbeun

Tre muaj pa futboll, por ekipet nuk e kishin harruar nuhatjen e golit. Rifillimi i futbollit prodhoi gjithçka.Në minutazhe të ndryshme, me intensitet të ndryshëm dhe me të gjitha mënyrat, u realizuan 3 eurogola nga brenda dhe jashtë zonës.– Në masën më të gjerë, ndeshjet e javës së 27-të u fituan nga trajnerët që janë më taktikë .Skënderbeu e nis atje ku e la, me fitore dhe një paraqitje të mirë në një takim delikat në transfertë përballë Partizanit.

I këtij mendimi është sulmuesi kavajas i bardhekuqve, i cili, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, flet për fitoren e së mërkurës dhe objektivat për në vazhdim. Fitore që tregoi edhe një herë vlerat e bardhekuqve në një ndeshje të tillë.

Krasniqi: “Normalisht që do të ishim në një tjetër rendiment dhe kjo nuk është një risi. Të kesh kaq shumë shkëputje dhe më pas të arrish të kthehesh në vetëm dy javë është një punë e madhe. Ne treguam se jemi mirë dhe nuk e kemi humbur shkëlqimin e pasur në muajin mars. Përtej vështirësive mund të them se bëmë një ndeshje të mirë.

Trajneri na kishte udhëzuar që të prisnim fillimisht kundërshtarin për të parë se çfarë dinte të bënte dhe në çfarë gjendje ishte. Pasi pamë pikat e tyre të dobëta, vendosëm të reagonim dhe e bëmë ashtu si duhet. Besoj se ata dy gola ishin fryt i këmbënguljes sonë. Mendoj që e merituam fitoren, duke u bazuar te loja që treguam”, theksoi fillimisht Blerim Krasniqi.

Objektivi
Më pas numri nëntë i Skënderbeut u ndal edhe te vijimësia e kampionatit dhe objektivi sezonal i korçarëve. Për Blerim Krasniqin kapja e zonës europiane është një detyrim për Skënderbeun që në çdo rast do të jetë një arritje. Sulmuesi kavajas është i bindur se vendi i tretë në renditje nuk është maksimumi që korçarët mund të bëjnë, pasi ata kanë mundësi të ngjiten edhe më shumë, duke kërcënuar kështu vendin e dytë që mbahet nga Kukësi.

Jemi brenda objektivit dhe kjo na lumturon, pasi është një vend që na takon për shkak të cilësive që kemi në ekip. Këtë e them me bindje. Do të jetë mirë arritja e objektivit në të dyja rastet, pavarësisht se klubi shpreson që e drejta të vihet në vend nga Gjykata Federale.

Në anën tjetër mund të them se edhe vendi i dytë, duke parë diferencat e pikëve, mbetet i arritshëm dhe më se real. Janë edhe 27 pikë në lojë dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Por, të mos harrojmë se kemi dhe një tjetër objektiv, Kupën e Shqipërisë, që është një trofe i rëndësishëm. Do të mundohemi të bëjmë mirë dhe atje”, mbylli prononcimin e tij Blerim Krasniqi/Panorama Sport

Ish-ministri grek flet për një media shqiptare: Nuk jetojmë në demokraci, por në oligarki me zgjedhje (VIDEO)

Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis, në një interviste ekskluzive për Euronews Albania për gazetaren Bruna Cifligu flet për krizën pas pandemisë dhe rekomandon qeveritë si të rimëkëmben ekonomikisht. Ekonomisti dhe akademiku i njohur, thotë se, Evropa jeton në një demokraci të brishtë, ndërsa në Ballkan ajo është thuajse e dështuar.

Sipas tij, kriza që po bota po kalon ndaj COVID-19 “nuk duhet parë si e ndarë nga ajo që ka ndodhur në vitin 2008”, duke theksuar se “po ndahet bota e parasë, nga bota e njerëzve të thjeshtë”.

Drejtues të organizatave të rëndësishme financiare kanë dhënë alarmin për një krizë të rëndë ekonomike edhe më e rëndë se krizat e mëparshme depresioni i 1929 apo dhe kriza financiare e 2008. Me çfarë realisht do të përballet globi?

Si fillim, unë besoj se ne nuk duhet ta mendojmë atë që po ndodh sot të shkëputur nga ajo që ndodhi në 2008. Në 2008 ishte përsëritja e krizës së 1929, për gjeneratën tonë, kur Ëall Street pësoi kolaps, dhe pas asaj Bankat Qendrore dhe qeveritë rimbushen bankat, sektorin financiar dhe biznesin e madh, por nuk krijuan investime të mjaftueshme në punën dhe jetën e shumicës.

Prandaj kur filloi pandemia e COVID-19 dhe në patëm një tjetër recesion të madh, të cilin po e përjetojmë tani, kjo e gjeti ekonominë botërore dhe evropiane në një situatë shumë të dobët, duke ndarë qartë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë. Pra po kalojmë një recesion të madh, të cilin mund ta kalojmë, nëse qeveritë dhe Bankat Qendrore, nuk përsërisin të njëjtat gabime, për sa kohë ato investojnë fort tek njerëzit, në shëndetin publik dhe në të mirën publike dhe në punët që mbrojnë ekosistemin (green jobs) për të cilat kemi nevojë ëepër botë.

Cilët janë instrumentet kryesore për rimëkëmbjen e ekonomive? Çfarë duhet të bëjnë qeveritë?

Mund të shihni që ashtu si në 2008, së fundmi Bankat Qendrore kanë printuar shumë para, por është praktike e tyre që t’ua japin ato para, bankave tregtare, të cilat vërtetë nuk kanë kapacitetet qe t’i përcjellin ato në investime të vërteta. Kështu ajo që duhet të bëjmë që të ekuilibrojmë këtë ekuacion, është që qeveritë të koordinohen me njëra-tjetrën, për një politikë investimi, një plan investimi të gjelbër në shkallë të gjerë, për të gjithë Evropën. Patjetër, do ishte mirë për të gjithë botën, por le të fillojmë këtu nga Evropa.

Në disa nga vendet e Ballkanit, ka një dominim të theksuar të qëndrimit në pushtet të partive të mëdha tradicionale. (Siriza rrëzoi këtë dominim të dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi apo dhe VV në Kosovë, por që pati një jetëgjatësi të shkurtër). Përse duket i pamundur thyerja e këtij dominimi nga parti të tjera?

Sepse ne nuk jetojmë vërtetë në demokraci, por në oligarki, me zgjedhje. Dhe kur jeton në një oligarki që kontrollon bankat, mediat, bizneset e mëdha, atëherë është shumë e vështirë që demos (populli) të luajë një rol në demokracitë tona. Pra, kemi një dështim të demokracive në Evropë, veçanërisht në Ballkan dhe do të duhet shumë punë, përpjekje që demos (populli), të ketë mundësitë të rifutet në demokraci.

Një nder sfidat e Shqipërisë është integrimi në Bashkimi Evropian. Vendi ndodhet në fazën e çeljes së negociatave të cilat deri tani kanë ecur në një rrugë të gjatë, pasi qeveritë në pushtet nuk i kanë plotësuar rekomandimet e BE. Si e konsideroni qëndrimin e Athinës zyrtare në këtë proces? Sa e ka mbështetur Greqia, Shqipërinë?

Duke folur si kryetari i një partie në Parlament, mendoj se do të ishte diçka e shkëlqyer nëse Shqipëria të hynte në BE, sepse do t’i përmirësonte më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të kishte një mënyrë me efektive të kontrollit të kufijve pa pengesat për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Por ajo që shohim nga ana e Brukselit, nga fuqitë e mëdha në qendër të BE, janë dy standarde.

Në njërën anë: premtimet për Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Shqipërinë mbi rrugën e integrimit drejt BE dhe në anën tjetër fuqitë e mëdha brenda BE që luajnë lojëra mes tyre. Dhe dua të jem shumë i hapur në këtë. Mendoj se mënyra se si e kanë vonuar procesin e integrimit së fundmi, ka shumë pak të bëjë me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut, apo me çdo vend tjetër të Ballkanit, por më shumë ka të bëjë me lojërat që konglomeratet franceze, holandeze apo gjermane, po luajnë, sepse ato duan të garantohen për kontrollin që do të kenë mbi biznesin ne vendet tuaja. Jam i ndërgjegjshëm që kjo deklaratë është kontraversale, por po e bëj sepse jam i bindur që është e vërtetë.

Cili është mesazhi jua për shqiptarët si popull i Ballkanit, Evropës dhe mbarë botës?

Ne jemi përballë sfidave të përbashkëta, siç janë ndryshimet klimatike, coronavirusi, varfëria, oligarkia, diktati i pakicës kundër interesit të shumicës. Ne jemi bashkë në këtë varkë. Ne duhet të kemi solidaritet mes njerëzve tanë, në Evropë, në mënyrë që të marrim fatet në duart tona, jo në dorën time dhe tënden, por në duar të shumicës në çdo vend./ EuroNews Albania

Eni Vasili: Jam kundër hapjes së shtëpive publike, nuk e njoh seksin si objekt që blihet në dyqan

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte gazetarja Eni Vasili, e cila foli sa i takon dhunës seksuale në vendin tonë, nisur nga rasti i 15-vjeçares së abuzuar në një periferi të Tiranës.Vasili mori pjesë në manifestimin e djeshëm, ku u bashkuan veçanërisht të rinj e të reja me pankarta në duar, që tejçonin mesazhe sensibilizuese. Gazetarja i mëshoi faktit se dhuna seksuale mund të parandalohet me sensibilizim.

“Familja është bërthama kryesore nga ku fillon edukimi dhe mirë është të mos i trajtojmë më djemtë si mbretër dhe vajat si shërbëtore. Është shkolla që nuk e bën këtë lloj edukimi, institucionet e tjera (gjykatat). Ajo që duhet të bëjmë ne është që të flasim, të denoncojmë. Denoncimi është një nga ilaçet kryesore; rëndësia që merr e folura në media për këto raste është thelbësore. Mendoj që jemi një shoqëri e sëmurë, kemi shumë probleme, sa më parë të identifikojmë diagnozat tona, aq më shpejt do kemi mundësi të kurohemi. Nuk duhet të kemi frikë nga sëmundjet tona, thjesht duhet ta pranojmë, jemi shoqëri me mjaft problematika”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë e pyetur sa i takon hapjes së shtëpive publike në Shqipëri, Vasili u shpreh kundër:

“Unë jam absolutisht kundër kësaj gjëje dhe nuk e shoh aspak seksin si një objekt që duhet blerë në dyqan njësoj siç luftojmë të blejmë marijuanën në Holandë. Mendoj që edukimi seksual i të rinjve në kohën e duhur dhe krijimi i mentalitetit të emancipimit që jemi njerëz të hapur, që duam , dashurojmë dhe kemi të drejtë të zgjedhim është e vetmja mënyrë.”

Mblidhemi së bashku,neser marshim paqesor ne oren 11 ne Korçë

Pas Protestes te mbajtur dje ne Tiranë e cila shërbeu si një Levizje dhe hap i parë i suksesshëm ndaj ndryshimit dhe si nje mënyrë për të ngritur zërin kundër abuzimeve seksuale.

Neser ,Data 6 Qershor | Ora: 11:00 | Tek sheshi pranë Katedrales Korçë,pritet qe të rinj dhe të reja, vajza dhe djem, qytetarë të thjeshtë e personazhe publikë ti bashkohen protestës paqësore .Qëllimi i të cilës është vendosja e abuzimeve seksuale në qendër të vëmendjes, nisur nga rastet e fundit të bëra publike.

“Të hapen kufijtë”,Komisioni Evropian vendet anëtare te heqin kufizimet deri në fund të qershorit

Komisioni Evropian i ka kërkuar të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, tha komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson duke shtuar se situata e shkaktuar nga pandemia po përmirësohej shpejt në shumë vende.“Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare dhe kontrolleve po ashtu”, tha Johansson duke folur në prag të videokonferencës së ministrave të brendshëm evropianë.

“Unë do të propozoj që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë mendoj që një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit”, tha ajo.

Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Johansson tha se ishte shumë e gëzuar të shikonte që vendet e BE kanë filluar ti japin fund kontrolleve në kufi dhe të rihapin sërish zonën e udhëtimit të lirë, Shengen ndërkohë që përhapja e covid 19 po frenohet.

Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera, si gjermania, që do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën. Por pavarësisht përpjekjeve për koordinim, lëvizjet janë vendosur në nivele kombëtare. Ndërkohë që nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga covid 19.

Braimllari: Mungesa e mbështetjes nga shteti detyron fermerët të hedhin prodhimet në kanale

Endrit Braimllari,Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për integrim ka reaguar nëpërmjet një shenimi në faqen e tij në facebok ku denoncon mungesën e përkrahjes nga shteti për fermerët e Korçës.

Postimi i Plotë

Fermeret e fushes se Korçes hedhin prodhimin ne kanale nga mungesa e perkrahjes se shtetit.Qeveria Rama shkaterroi fermeret, mungesa e politikave favorizuese per fermeret vendas, mungesa e subvencioneve, nuk perkrah prodhimin vendas por favorizon importin per interesat e oligarkeve.

Fermet kane nevoje per mbeshtetje.
LSI eshte e angazhuar per nje plan te qarte ne sherbim te fermereve.Subvencion i drejtperdrejt per çdo fermer, çdo koke bageti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndertuar dhe çdo dynym toke e punuar.Heqjen e akcizes se naftes per fermeret.

Heqjen e çdo barriere per subvencionin dhe perkrahjen e fermereve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne sherbim te Edi Rames.

Shqiperia shtepia juaj. 🌹🇦🇱

Korçë/Policia i vihet nga pas. I riu me “Volkswagen Touareg” hedh armën që kishte me vete, por më pas…

Pas ndjekjes nga policia, arrestohet nje 29-vjecar, qe po qarkullonte me arme zjarri. Ne pranga eshte vene shtetasi M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”. Sipas policise, ai duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për të shmangur përgjegjësinë penale, hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, armën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISE

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.Sekuestrohet një pistoletë me krehër me 7 fishekë.Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte në qytet me armë zjarri, strukturat e Policisë Korçë menjëherë koordinuan veprimet, lokalizuan autorin e dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. A., i cili po lëvizte me mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”, duke parë se ishte vënë në ndjekje nga Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për të shmangur përgjegjësinë penale, hodhi në një kosh mbeturinash në lagjen nr. 4, armën e zjarrit pistoletë tip “Glock” me 7 fishekë, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit, banues në Korçë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër pronës e sigurisë publike) dhe materialet i referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Zbardhen të gjitha datat/ Ja kur pritet të hapen aeroportet në të gjithë botën

Pas dhjetëditëshit të parë të qershorit pritet të hapen edhe fluturimet.Këto janë datat e parashikuara për rihapjen e aerporteve në gjithë botën (informacion paraprak e jo zyrtar)!

  1. Lebanon July 15, 2020
  2. Bahrain June 10, 2020
  3. Qatar June 10, 2020
  1. Jordan July 15, 2020
  2. Iraq (Air Corridor) August 1, 2020
  3. Iran August 1
  1. Egypt August 1
  2. Saudi Arabia August 1, 2020
  1. Tunisia August 1
  2. Baghdad first of August month
  3. Japan June 15, 2020
  1. Poland June 15, 2020
  2. Romania June 15, 2020
  1. Serbia June 15, 2020
  2. Netherlands June 20, 2020
  3. Kazakhstan June 20, 2020
  4. Albania June 22, 2020
  1. Bosnia and Herzegovina June 22, 2020
  2. Denmark June 22, 2020
  3. Estonia June 22, 2020
  4. Finland June 22, 2020
  1. South Korea June 22, 2020
  2. Ireland June 22, 2020
  3. Kyrgyzstan June 22, 2020
  4. Latvia June 22, 2020
  1. Norway June 22, 2020
  2. Slovakia June 22, 2020
  3. Australia July 1, 2020
  1. Belgium July 1, 2020
  2. Belarus July 1, 2020
  3. China (Beijing only) July 1, 2020
  1. Sweden July 1, 2020
  2. Canada July 1, 2020
  3. Colombia July 1, 2020
  4. Kosovo July 1, 2020
  1. Malaysia July 1, 2020
  2. Moldova July 1, 2020
  1. Uzbekistan July 1, 2020
  2. Republic of Taiwan July 1, 2020
  3. Turkmenistan July 1, 2020
  1. Ukraine July 1, 2020
  2. Indonesia July 10, 2020
  3. India July 10, 2020
  4. Pakistan July 10, 2020
  1. Algeria July 15, 2020
  2. Morocco July 15, 2020
  3. Philippines July 15, 2020
  1. South Africa July 15, 2020
  2. Georgia (only for Georgia City) July 15, 2020
  3. UK July 15, 2020
  4. Kuwait July 15, 2020
  5. Libya July 15, 2020
  1. Cyprus (Turkish side) June 1, 2020
  2. Russia July 15, 2020
  3. Bulgaria June 10, 2020
  4. Brazil August 1
  1. Armenia August 1, 2020
  2. France August 1
  3. Greece June 10, 2020
  4. Germany June 15, 2020
  1. Spain August 1
  2. Italy August 1
  3. Austria June 15, 2020
  1. Azerbaijan June 15, 2020
  2. Czech Republic June 15, 2020
  3. USA September 1, 20
  1. Switzerland June 15, 2020
    72-UAE first flight to Beirut airport on 1/7

COVID-19/ 15 RASTE TË REJA, SHKON NË 1212 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1212 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 15 raste pozitive.Të shpërndara:10 ne Tirane, 3 ne Shkoder dhe 2 ne Kamez.”Në vendin tonë janë 269 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 311(Dje ishin 310).

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 1212 numri i të prekurveMbi 2 mijë testime serologjike tek stafet mjekësore, me një pozitivitet rreth 7%.

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.
Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.Ku informojme se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1212 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.Duke ju ftuar edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake, ju kujtojmë dy linjat falas që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion:
Urgjenca Kombëtare me numrin 127 nëse keni shenja të sëmundjes dhe linja e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)
Testime totale 17844
Testime molekulare 15809
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1212
Raste të shëruara 910
Raste Aktive 269
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 185
Krujë 22
Kamëz 14
Shkodër 14
Durrës 12
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1