Një e moshuar nga Korça, demokrate e flaktë prej vitesh, me lot në sy, në një prononcim për mediat, tha se edhe pse e sëmurë rëndë, ka dalë për të mbështetur Sali Berishën.
Ajo tha:
“Jam me probleme shëndetësore që nuk kam shpëtim. Na u bënë fëmijët drogmenë e pa punë. Po vuajnë fëmijët sa nuk nga të shkojnë. Kam ardhur këtu me tub, se nuk e dinë si ta heqin e si ta venë, edhe pres të vdes. Jam me kancer në zorrën e trashë e në mëlçi. Apeli është: O popull vendosni mend në kokë se Shqipëria po mbaron.
Shikoni një nënë që po qan, vendosni dorën në zemër, dilni mos keni frikë.
E vlerësoj shumë, se mos të jetë Berisha ky popull do të mbaronte. Jam demokrate që prej 90 e nuk kam hequr dorë, kam qenë nëpër komisione, vetëm këtë radhë mungova se isha shumë sëmurë” shprehet qytetarja.
O popull, o popull!
Vini mend në kokë, o popull! Se Shqipëria po mbaron, po mbaron! Shikoni një nënë që qan! Shikoni një nënë që nuk kurohet dot! Shikoni një nënë që vjen me bastun edhe e bën këtë gjënë që s’e kam bërë asnjë çerek ore, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Vini dorën në zemër! Dilni, o dilni! Dilni, mos kini frikë!
“Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk ma hiqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes. Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe në mushkëri, edhe në mëlçi. Amanet!
E vlerësoj, e vlerësoj, se po mos jetë Berisha, ky popull mbaron.
Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ‘90-ës edhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë nëpër komisione kam qenë, po vetëm këtë radhë të fundit nuk isha, se isha në gjendje shumë të rëndë. Edhe kështu, o Zot!”, tha ajo.
