Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Me sytë nga gjykata federale e Zvicrës, Skënderbeu i Ilir Dajës ben hapin e gabuar por eshte Krasniqi qe shpëtoi skuadrën korçare nga humbja 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt.Skënderbeu tregon se është një kockë e fortë në kampionat këtë sezon dhe nuk ka ndërmend t’i japë kaq shpejt fund serisë pozitive pa humbje në Superiore.

Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyert për tifozët e takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur aspak tifozët korçarë që të mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Zëri i tyre është ndjerë edhe në këtë takim, teksa një grup tifozerie ishte i pranishëm jashtë stadiumit, ku nuk i kanë ndalur brohorimat e tyre.
Krasniqi 88′ / Shehu 7′ (p)
Përfundon takimi.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
88′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Barazohet sfida në Korçë. Blerim Krasniqi gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të mbrojtësit Meksi, bomberi i Skënderbeut e dërgon topin në fundit e rrjetës.
76′ Skënderbeu ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Laçit, vendimtare ndërhyrjet e Stazhillës.
56′ Aksion mjaft i mirë për Skënderbeun, por Gripshi nuk arrin të devijojë topin e harkuar nga Bregu. Me fat kurbinasit.
46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu kryen zëvendësim, largohet Berisha, vendin e tij e zë Uerdi Mara.
Mbyllet pjesa e parë.
30′ Fantastik portieri Stazhila i cili i mohon golin e barazimit korçarëve, duke ndalur gjuajtjen potente të kapitenit Bruno Dita. Goditje këndi për korçarët.
19′ Skënderbeu merr “frenat” e lojës në dorë dhe kërkon të barazojë shifrat, por mbrohen mirë futbollistët e Laçit, të cilët nuk lejojnë hapësira në zonë.
7’ Koliçi shkakton penallti ndaj Grecës, pas një topi që tenton ta largojë, por shtyn lojtarin e Laçit dhe gjyqtari Koçi akordon 11-metërsh, duke ndëshkuar me karton të verdhë edhe portierin e Skënderbeut. Nga pika e bardhë godet Juljan Shehu me të djathtën tokazi dhe mposht Koliçin, 0-1 për Laçin.
1′ Ka startuar sfida!

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Gripshi, Berisha, Bregu, Krasniqi. (në dispozicion: Dajsinani, Mara, Pusi, Vitija, Randy, Esien, Mensah, Taipi, Lukaj, Nuriu). Trajner: Ilir Daja
LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Xhixha. (në dispozicion: Sali, Gjoni, Trokthi, Vecaj, Elmazi, Rapo, Marku, Prengaj). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lama (Durrës), N.Bregasi (Tiranë);


