Top Story/ Hotelet në Korçë: Janë anuluar grupet turistike për qershorin, korrikun dhe gushtin

Top Story ka udhëtuar drejt Korçës, i quajtur Parisi i vogël i Shqipërisë. Por edhe ky qytet nga pandemia duket se e ka humbur shkëlqimin e tij. Baret, restorantet dhe hotelet nuk janë më të mbushur si dikur.Të parët që u ndeshën me krizën e pandemisë ishin hotelet. Këto struktura akomoduese pranuan anulimin e rezervimeve të cilat kanë kaluar masën 80%.

Fillimisht kjo nisi me anulimet e të gjitha grupeve që ne kishim. Mund të them pa ekzagjerim se një ditë kam pasur katër ose pesë e-mail të cilat kërkonin anulimet e grupeve të qershor, korrik gusht. Anulime që vazhdojnë edhe sot”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli, Korçë

“Hotelet kanë qëndruar hapur por nuk janë lejuar turistët ti frekuentojnë. Ata janë detyruar të reduktojnë sa stafin por njëkohësisht të paguajnë energjinë elektrike, ujin , taksat , tatimet detyrimet, rrogat e punëtorëve që kanë mbajtur, kreditë e bankave nëse kanë. Dhe nganjëherë edhe të kthejnë mbrapsht parapagimet që kanë marrë nga kontrata e vitit të kaluar. Që do të thotë që të mbash në këmbë gjithë këtë strukturë kur ti nuk ke prurje mendoj që është një vetëvrasje në rastin e tyre”, tregon Flora Xhemani, Gazetare e Turizmit.

Në kushtet kur duhet të paguheshin të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe nuk kishte as klientë, duhet të reduktohej stafi.

 “Fillimisht ne jemi munduar të mbajmë stafin në punë por kur pamë që nuk po vinte më njeri e reduktuam atë. Dua të them që ne po punojmë me një staf shumë të reduktuar”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli,  Korçë.

E njëjta situatë është edhe në restorantet e Korçës, e  jo vetëm. Ky është një nga restorantet që operon prej 20 vjetësh në këtë sektor. Pronari i tij shprehet se është hera e parë që i duhet të reduktojë stafin deri në masën 70%.

“Fillimet e covidit ishin shumë të vështira pasi punëtorët e mi janë të varur vetëm nga paga. Janë relativisht familje të mëdha me fëmijë të rritur. Të ardhurat kryesore i kanë vetëm nga puna që kishin në restorantin tonë. Aktualisht nga 13 punëtorë që kemi pasur në fillimet e covidit ne mbajtëm vetëm 3”, thotë  Ornel Manoku, Administrator Restoranti, Korçë

Ajo që i shqetëson më shumë bizneset nuk është fakti që ikën disa muaj pa punuar. Është frika që kanë për të ardhmen. Tani restorantet, baret hotelet janë hapur, por nuk kanë klientë.

“Siç e dini restorantet u hapën në 18 maj. Siç e shikoni jemi ende në pritje të klientelës”, tregon Ornel Manoku, Administrator Restoranti, Korçë

“Unë jam një person pozitiv dhe nuk më pëlqen të flas negativisht. Por mund të them që kjo është hera e parë ku unë nuk kam besim se diçka do të ndryshojë brenda 2020. Mund të shpresojmë vetëm për 2021 sepse mendoj që njerëzit edhe ato dy lekë që mund të kenë normalisht nuk do i shpenzojnë për pushime”, thotë Eriketa Koçollari, Menaxhere Hoteli, Korçë.

Burimi: Top Channel

Mjeku Alimehmeti qetëson njerëzit: Mos u hutoni vetëm nga shifrat e larta, shtrimet spitalore janë njësoj

Mjeku Ilir Alimehmeti sqaroi sesi duhen parë shifrat e larta të ditëve të fundit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të shqetësohen kur dëgjojnë për të infektuarit e rinj, që kanë qenë rekord qysh nga nisja e pandemisë në Shqipëri.Mjeku deklaroi në “Facebook” se shqetësimi nuk duhet krijuar vetëm duke parë numrin e lartë të të prekurve, por duhen vëzhguar edhe numrat e të të shtruarve dhe të pacientëve në gjendje të rëndë.

“❗ Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.

❓ Çfarë do të thotë?

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!

Evitoni grumbullimet!”

Në shënimin e tij, doktori Ilir Alimehmeti ka analizuar të gjitha shifrat e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë që prej 13 qershorit.

Alimehmeti arrin në përfundimin e se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga numri i lartë i të infektuarve, përsa kohë që situatë në Spitalin Infektiv është e qëndrueshme. Dhe për më tepër, të intubuar janë vetëm dy pacientë.

Më 22 qershor “Air Albania” nis fluturimet e rregullta me Stambollin

‘Air Albania’, operatori shqiptar i tregut ajror, ka njoftuar se nga 22 qershori do të rifillojë fluturimet e rregullta drejt Stambollit duke u bërë kështu operatori i katërt që rifillon fluturimet pas Austrian Airlines, që ka nisur me Vjenën katër herë në jave, Aegean Airlines me Athinën dhe Air Serbia me Beogradin.Përpara mbylljes nga Covid 19, ‘Air Albania’ filloi fluturimet dhe drejt Italisë dhe planifikonte Londrën. Kompania tha se shumë shpejt do nisin fluturimet dhe drejt destinacioneve të tjera.

Në vitin 2019 nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan rreth 3.3 milionë pasagjerë, duke arritur një nivel rekord. Gjysma e pasagjerëve kishin si destinacion kryesor Italinë, shkruan Monitor.

Dje, Tirana International Airport njoftoi se kanë rifilluar fluturimet në tre destinacione nga Aeroporti i Rinasit, në Vjenë, Athinë dhe në Beograd.

Por, aeroporti paralajmëroi se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian.

Më duket se këtë vit nuk do ikim në plazh’, Pipero i jep vajzës së gazetares përgjigjen që e prisnin të gjithë

I ftuar në emisionin ”Tempora” në ”RTV Ora”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.Teksa situata në vend është përkesuar përsa i përket shifrave ndaj covid-19, dhe njerëzit janë të dyzuar nëse do të bëjnë pushime verore, Pëllumb Pipero iu përgjigj gazetares Sonila Meço nëse do të ketë plazh sivjet.

Pipero tha se virusi nuk transmetohet përmes ujit dhe rërës në det, duhet vetëm që të ndiqen protokollet që janë vendosur.

Meço: Çlirimi erdhi pas një periudhe të gjithë shtrëngimi. Pak më parë se të futem në program më shkuan ime bijë dhe më thotë se sivjet mendoj se nuk do të ikim në plazh se ka dëgjuar se është me rrezik se njerëzit kanë korona dhe kam frikë. Do të shkojë në plazh këtë vit?

Pipero: Unë i them se jo vetëm të mendojë se do të shkojë, por duhet të shkojë sepse duhet ta dijë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ushqimeve, apo nëse shkojmë ne plazh me familjen tonë. Nëse ruajmë protokollet që janë vendosur, që janë kujdesi për duart dhe distanca fizike. Të jetë e qetë se nuk ka korona në bregdet dhe nuk transmetohet në det.

Pipero :Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë. Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve.”Në fillim të kësaj pandemie, e gjithë bota ishte e papërgatirur. Virusi ishte i panjohur tërësisht.

E kam thënë që kjo pandemi ishte dhe do të mbetet historike por na dha dhe një mësim historik.

Inféktimet e shumta nga Covid-19,vendimet e reja rikthen 3 masa në fùqi

Me rritjen e rasteve të reja me Covid-19, që arritën kulmin sot,u theksua se pasojat e një mbylljeje të dytë do të ishin të rénda.Numrat janë shqetësues por ende janë nën kontroll.

“Tre vendimet e mara sot :

1-Nuk do të lejohet më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, të gjithë të vazhdojnë punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuara nga protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më. Polícia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara do të pénalizohet drejtpërdrejtë individualisht.

2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkélje të protokolleve të sigurisë duke rrézikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjòbave do u híqet dhe liria.

3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufízime e autorizime, por edhe ato do të penalízohen nëse kapen në shkélje të rregullave të thjeshta të distancimit social.” 

FSHF publikon datat dhe oraret për ndeshjet e javës së 30- të të Superligës, ja kur luhet Bylis-Skenderbeu

Superiorja këtë javë do të luhet sërish në dy ditë. Ndeshjet do të ndahen të premten dhe të shtunën. Kështu, më datë 19 të premten, në fushë do të zbresë Tirana e cila në kryeqytet pret Vllazninë.Pas disfatës me Teutën, bardhebluve nuk iu lejohen hapat fals për të mos komplikuar rrugën drejt titullit kampion, ndërkohë nga ana tjetër shkodranët, vazhdojnë të mbeten në pozicionin e play-out dhe pikët i kanë të nevojshme. Po të premten, do të luhet edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit.

Ndërkohë, tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë.

Bylis pret Skënderbeun.Një sfidë e cila u luajt edhe para pak ditëve për llogari të Kupës, ku fitues dolën ballshiotët.Skenderbeu do te kerkoje te rikthehet ne fitoret dhe suksesi duke matur forcat dhe duke besuar tek një rezultat pozitiv .Kukësi udhëton në një transfertë delikate si Laçi.

Ndeshja e radhës është ajo mes Luftëtarit dhe Teutës, me durrsakët që do të kërkojnë vazhdimësinë në transfertë.

Të premten:

17:00 Tirana-Vllaznia

17:00 Flamurtari-Partizani

Të shtunën:

17:00 Bylis-Skënderbeu

17:00 Luftëtari-Teuta

17:00 Laçi-Kukësi

Shqipëria, një nga shtetet me pasaportën më të “pafuqishme” në Europë

Të gjithë e njohin Shqipërinë si një vend i vogël, me shumë pasuri natyrore, por me një sistem politik të shkatërruar.Janë pikërisht këto cilësitë e fundit që e kanë bërë Shqipërinë të cilësohet si një vend i pavlefshëm në disa rankime të ndryshme.Një ndër to është edhe“fuqia e pasaportës”, mjeti i identifikimit që tregon vendin prej nga vjen.

E teksa të gjithë shqiptarët rrahin gjoksin kur thonë se vijnë nga Shqipëria, pashaporta jonë duket se nuk qëndron kaq kryelarttë.

Me Pasaporten e Shqipërisë qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 112 vende. Pas nesh vjen Turqia, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 116 vende. 

Në rajon Shqipëria ka pas vetëm Kosovën fuqia e së cilës e rendit të në botë, pasi pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 49 vende.

Nga vendet e rajonit, Serbia renditet më përpara, është në vendin e 39-të, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 127 vende, Mali i Zi qytetarët e tij mund të udhëtojnë pa viza në 119  vende. Më pas vjen  Maqedonia e Veriut në vendin 47-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 120 vende, Bosnje dhe Hercegovina me 115 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54-të me 114 vende.

Sipas një rankimi të bërë nga https://www.passportindex.org/, pasaporta shqiptare cilësohet si një nga pasaportat më të pavlefshme në Europë, duke u renditur nga fundi.

Kjo është edhe arsyeja se pse shumë shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria, për të jetuar në një vend tjetër, me dëshirën e madhe për të marrë edhe nënshtetësinë.

COVID-19/ DITA ME NUMRIN REKORD 82 TE PREKUR,NJE I RAST I RI NE KORCE

Ka shkuar në 1672 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë. Të shpërndara:28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.Në vendin tonë janë 571 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 2 persona pozitiv me Covid-19.Ndërkohe  sot një burrë ka rezultuar pozitiv me Covid. Ai dyshohet se është infektuar në spital në Tiranë.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 335 (Dje ishin 333).

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja në 24 orët e fundit, një humbje jete.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të respektohen masat e vendosura. Mbajtja e maskës domosdoshmëri, nëse nuk respektohet distanca fizike
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.
Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1