Futbolli në Itali ka marrë dritën e gjelbër për tu luajtur dhe që nga nesër do të zbresin skuadrat në fushë.Ka qenë kryeministri italian Giusseppe Conte që ka konfirmuar se që nga nesër do të lejohen ndeshjet e futbollit në Itali.Në fakt ndeshja e parë që do të zhvillohet është gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, ora 21:00.Ndeshja tjetër do të luhet të shtunën e 13 qershorit në “San Paolo” mes Napolit dhe Interit. Të mërkurën me 17 qershor do të jetë radha e finales së Kupës, në “Olimpico” të Romës.

Kryeministri italian ka nënshkruar një dekret qeveritar ku lejohet zhvillimi i ndeshjeve të futbollit.
“Unë sapo kam nënshkruar një dekret qeveritar që lejon zhvillimin e futbollit”.
Kupa e Italisë nuk do të quhet më “Coppa Italia Tim”, por “Coppa Italia Coca Cola”, pasi Liga e Serie A ka arritur akord me firmën prodhuese të pijes së njohur.

“Coppa Italia do të luhet nesër dhe normalisht me dyer të mbyllura dhe në përputhje me protokollet e vendosura në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e infeksionit”, ka deklaruar kryeministri italian.Ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit e zhvilluar në San Siro kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa nesër (e premte) zhvillohet takimi kthyes.
Ndërkohë dueli i dytë gjysmëfinale është ai mes Napolit dhe Interit ku takimi i parë i takoi napolitanëve që fituan minimalisht 0-1.














