Regjistrimet e vitit shkollor 2020-2021 nuk do të kryhen më në shtator! Sipas urdhrit të ri të Ministrisë së Arsimit, procesi i regjistrimeve në shkolla do të nisë në muajin qershor.Për fëmijët që do të nisin klasat e para, regjistrimet do të fillojnë në 15 qershor dhe do të përfundojnë në fund të muajit.

I njëjti rregull do të jetë i vlefshëm edhe shkollat e mesme, të cilët do të mund të regjistrohen në dy javët e para të korrikut, pra nga 1 deri në 15 korrik.
Dokumetet që duhet të paraqesin për t’u regjistruar në shkollat fillore dhe të mesme janë: dëftesa, çertifikata e lindjes dhe një vërtetim banimi.
Një ndryshim i tillë, duket se nuk është bërë si pasojë e gjendjes së pandemisë, por për të shmangur ngarkesën që pësojnë institucionet arsimore gjatë muajit shtator.
Burimi: Top Channel
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




