U luajtën sot 4 sfidat e vlefshme për raundin e parë cerefinal të Kupës së Shqipërisë, ku u shënuan plot 14 gola në 4 ndeshje.Bylisi fiton ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Skënderbeut me shifrat minimale 1-0. Heroi i ballshiotëve ka qenë Mario Bajramaj, i futur në fushë në minutën e 55-të dhe pas vetëm 60 sekondash shënoi golin e vetëm të takimit pas një goditjeje të bukur nga jashtë zone.
Nje rezultat i hapur ku Kualifikimi vendoset pas dy javësh në Korçë.

REZULTATET E SOTME :
VLLAZNIA-TEUTA 2-2,APOLONIA-KUKËSI 1-2
TIRANA-BESËLIDHJA 5-1,BYLIS-SKËNDERBEU 1-0
MINUTAT:
3’ Aksion me pasime të shpejta në mesfushë i Skënderbeut, me Bregun që tenton nga jashtë zone me të djathtën, por topi kalon mbi traun e portës.
8’ Dita gjuan tokazi me të majtën nga rreth 20 metra, pret ne pozicion portieri Miraka.
30’ Goditje dënimi për Bylisin nga rreth 25 metra, Ujka ekzekuton mjeshtërisht me të djathtën, por Dajsinani bën një grushtim të bukur, duke evituar një gol të sigurtë.
42’ Bregu kombinon me Imamin, që nga krahu i majtë gjen të lirë në zonë vlonjatin, i cili devijon me kokë, por Ntepe largon rrezikun në momentin që topi po shkonte në portë.
45’ Pollozhani prek topin me dorë një metër larg zonës. Nga goditja e dënimit gjuan Ndreca, por topi përfundon jashtë.

56’ Aksion mjaft i bukur i Bylisit, me Ujkën që vertikalizon për Muratajn në afërsi të zonës dhe ky i fundit shërben shkurt për Barjamajn e sapofutur në fushë. Mesfushori gjuan me të djathtën dhe shtang portierin Dajsinani, teksa topi përfundon në trekëndësh, 1-0 për Bylisin.
67’ Bregu harkon në zonë nga një goditje këndi, Miraka largon me shumë vështirësi.
74’ Krasniqi driblon këdo që i del përpara, futet në zonë dhe gjuan fort me të djathtën, por vetëm rrjetë e jashtme pas devijimit të topit nga mbrojtësi Janku
88’ Bregu shfaqet i lirë në zonë dhe pasi driblon Peposhin e Jankun, gjuan fort me të majtën, por Miraka grushton mrekullisht.
89’ Bregu shërben te Pusi brenda zonës, që thuajse 4 metra larg portës, nuk arrin të shënojë, duke goditur jashtë.
90’ Është sërish Bregu që insiston nga krahu i djathtë, teksa këtë herë godet nga një pozicion diagonal, por topi nuk gjen kuadratin.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Taipi, Dita, Mara (Elezi 62’), Gripshi, Bregu, Krasniqi. (në dispozicion: Koliçi, Daja, Berisha, Mensah, Randy, Esien, Nuriu, Pusi, Vitija). Trajner: Ilir Daja
BYLISI: Miraka, Ntepe, Janku, Shkalla, Peposhi, Mëllugja, Ujka, Hadroji (Barjamaj 55’), Ndreca, Murataj, Malçi (Mozone 46’). (në dispozicion: Hidi, Gonzalez, Sallaku, Kosti, Mehmetaj, Peçi, Saliaj). Trajner: Veljko Dovedan
KARTONË TË VERDHË: Pollozhani 45’, Dita 59’
GJYQTARË: R.Muska, R.Shaba, A.Zalla (Tiranë)
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




