Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me aktoren e njohur të humorit, Delinda Disha. Në lidhje me koronavirusin, aktorja u shpreh se është mjaft skeptike dhe ideja e saj është që bëhet fjalë për një mashtrim, që njerëzit të bëjnë vaksinën.Ajo mendon se është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh në çdo periudhë Mars- Prill.
Mirela Milori: Tani duket sikur karantina iku, por koronavirusi është nëpër këmbë. Ke mbajtur një qëndrim shumë të fortë në fakt për koronavirusin, cila është ideja jote?
Delinda Disha: Duke qenë se unë e kam thënë dhe më përpara, ne kemi punuar në kushte shumë të vështira, kur ishte në kulmin e tij virusi nëpër këmbë dhe fatmirësisht nuk na ndodhi asnjë gjë. Jo vetëm stafit, por…
Mirela Milori: Asnjërit?
Delinda Disha: Asnjërit! Por edhe për sa i përket familjarëve tanë sepse sigurisht lëvizja, ardhja në punë, kontakti që kishim me familjarët, me njerëzit e afërm dhe mendoj që është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh çdo periudhë Mars- Prill. Fillojnë dhe alergjitë që mund të kenë njerëzit që janë asmatikë, që kanë probleme me frymëmarrjen. Edhe jam e idesë, që e gjitha është një mashtrim dhe është përfundimi që ne të bëjmë vaksinën.
Mirela Milori: Ka një kategori njerëzish që e besojnë këtë, pra që është e gjitha e inskenuar le të themi, që të shkojmë drejt vaksinë, e beson këtë?
Delinda Disha: Po përderisa po tentojnë, përderisa duan ta ripërsërisin, kur çdo gjë është mëse normale, me sa kam vënë re vetëm nëpër institucione dhe bare, ku njerëzit shkojnë konsumojnë dhe vetëm stafi, administrata janë të detyruar të respektojnë masat e higjenës. Për sa i përket pjesës tjetër, unë në lëvizje kam qenë, i kam parë njerëzit, nuk është se përdorimn maska, apo të marrin masa mbrojtëse./tvklan
Gjatë paradites së sotme, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Ferdinand Mara, së bashku me drejtues të tjerë të Policisë, ka inspektuar në terren zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.Gjatë inspektimit, Drejtor Mara ka apeluar për qytetarët, për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.
🔴Të nderuar qytetarë,
🔴Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.
🔴Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.
🔴Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoni shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.
🔴 Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.
🔴 Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.
🔴Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ju falenderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.
Burime te siguruara bëjnë me dije se të tre rastet e reja origjinën e kanë nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku personat kanë shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.Ndërkohe testit i janë nënshtruar edhe familjarët.Të prekurit nga covid-19 mësohet të jenë banues në fshatra të Korçës.
Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.
Juglindja e vendit tashmë ka 10 persona pozitiv me Covid-19.Ndërkohe sot ka pasur 3 raste te reja pas testeve te kryera.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 340.
Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, dhe për asnjë çast nuk ka nguruar të tregoje se nga vjen.Ditët e fundit aktori ka vendosur të hapë një lokal në fermën e tij në Oregon, ndërsa emrin e lokalit e ka vendosur në gjuhën shqipe.“Ëngjëll Cafe” është emri i lokalit të Jim Belushit, ndërsa ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale, ku të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.
Aktori është larguar nga kinematografia për t’u përkushtuar te kultivimi i marijuanës në fermën e tij.
Janë pezulluar nga detyra i gjithë komisioni i gjobave të sektorit të qarkullimit në Korçë.Sipas informacioneve të para dyshohet se bashkëpunonin të gjithë në një skemë abuzimi me gjobat.Keshtu eshtë pezulluar nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës,E. Dervishaj,ai është pezulluar bashkë me 7 efektivë të tjerë më vendim Gjykate për shpërdorim detyre.
Ai ka qenë në këtë detyrë prej 1 viti e gjysmë. Kujtojmë se pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në polici.Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan. Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.
Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.
Deputetët e Parlamentit Europian kanë vendosur që 15 kushtet për Shqipërinë të bëhen të detyrueshme para hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.”Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave, që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian”, thuhet në amendament.
Amendamenti u votua me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 ishin abstenime të deputetëve.
Me këtë amendament, Parlamenti Europian bashkohet me mendimin e 27 shteteve anëtare të BE, të cilat kërkojnë kushte para se të zgjerohet harta e shteteve në Bashkimin Europian.
15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë:
1- Miratimi i reformës zgjedhore;
2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër kr imit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
6- Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;
7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
9- Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
10- Progres në reformën e administratës publike;
11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;
12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;
13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;
14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit;
15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.
Motoja e këtij viti do të jetë “shkoni me pushime në Itali”, në dekretin e Relaunch qeveria vepron në përputhje me rrethanat dhe përpiqet të mbështesë një sektor, atë të turizmit, i cili gjeneron në vetvete më shumë se 13 % e PBB-së .Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro.”Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.”
Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet:
Deri në 500 euro
Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në 300 euro në rast se përbëhet nga dy pjestraë dhe 150 euro nëse bëhet fjalë për një person të vetëm. Bonusi përdoret në masën 80% nën formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik e në masën 20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave.
Duhet të përdoret e gjithë shuma njëherësh
Bonusi duhet të përdoret si shpenzim I njëhershëm për shërbimet e ofruara nga një srukturë e vetme turistike me faturë, dokument tregtar ose kupon tatimor, me treguesin e kodit fiskal të atij që shfrytëzon bonusin.
Një aplikacion për të kërkuar bonusin
Për të përfituar bonusin qytetari duhet të instalojë dhe lejojë aksesin në IO, aplikacion i shërbimeve publike,. Për të hyrë nevojitet identiteti dixhital SPID ose karta e identitetitelektronik (CIE 3.0).Për të kërkuar bonusin kontibuesi duhet të ketë një Deklaratë Zëvendësuese të vetme (DSU ) që të jetë e vlefshme, prej të cilit të rezultojë indikatori ISEE të ardhurat nën 40.000 euro. Në rastin pozitiv qytetari do të marrë një kod njëpërdorimsh dhe një kod QR-do të mund të përdoren për të shfrytëzuar bonusin.
Si përdoret
80% e uljes së çmimit të shërbimeve turistike të pushimeve në strukturën akomoduese i atribuohet një prejpjesëtarëve të familjes nën formën e skontos (uljes), në momentin e pagesës së shërbimit turistik pranë strukturës pritëse të përzgjedhur. Pjesa e mbetur prej 20% do të transferohet pr tu njohur tek deklarata e të ardhurave për vitin e ardhshëm, nga i njëjti subjekt që përdori zbritjen e pushimeve, pra që duhet të jetë mbajtësi i faturës, i dokumentit tregtar ose i kuponit tatimor.
Ka shkuar në 1838 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.Në vendin tonë janë 682 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 10 persona pozitiv me Covid-19.Ndërkohe sot ka pasur 3 raste te reja pas testeve te kryera.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 340 (Dje ishin 335 ).
Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja dhe 1 humbje jete.28 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje personave të prekur nga Covid19 me shenja të lehta ose asimptomatikë të qëndrojnë të izoluar
Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë, Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv.
Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë. Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020) Testime totale 22806 Raste pozitive 1838 Raste të shëruara 1114 Raste Aktive 682 Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 317 Durrës 140 Shkodër 112 Vlorë 45 Fier 28 Lezhë 12 Elbasan 11 Korçë 10 Kukës 5 Gjirokastër 1 Berat 1