Lajm i fundit/3 Tre raste të reja me me Covid-19 në Korçë, një mjek dhe dy infermiere

Një mjek dhe 2 infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës kanë dalë pozitiv në testin e CoVid-19.Burimet bejne me dije se ata janë kujdesur për një të moshuar e cila ka qenë e infektuar.Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.Ndërkohë po kjo e moshuar është bërë shkak i një vatre të re në Korçë, ku 5 kontakte të afërta të saj rezultuan pozitivë, mes tyre një punonjës i Bashkisë së Korçës.

Rikujtojme qe sipas ministrisë së Shëndetësisë deri në orën 11:00 te dt 26.06.2020 statistikat ishin këto:

2269 eshte numri i personave të prekur nga kovid -19.Nr i rasteve të reja eshte 77.Pesë raste pozitive me Covid-19 u konfirmuan në Korçë.Juglindja e vendit tashmë ka 25 persona pozitiv me Covid-19 ndersa neser do te publikohen shifrat e reja te konfirmuara ne këto momente.

FOTOT: Mbërrin në Tiranë charteri i parë turistik nga Ukraina “Gati për të shijuar bukuritë e Shqipërisë”

Pavarësisht goditjes që ka marrë turizmi për shkak të pandemisë, duket se ka edhe nga ata që nuk i rrezistojnë dot disa nga thesareve natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Së fundmi ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Charteri i parë turistik nga Ukraina.

Më poshtë po përcjellim disa fotografi nga momenti i mikëpritjes.Tema

E FUNDIT/ Greqia refuzon hapjen e kufirit me Shqipërinë më 1 korrik

Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme. Një anëtar i qeverisë greke sot ka deklaruar se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.Po ashtu, Hardalias tha se edhe kur të hapet kufiri tokësor me Shqipërinë do të kryhen testime për koronavirusin.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje “- tha Hardalias.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim shtetasit që gëzojnë nënshtetësi greke. Sipas ministrit grek shtyrja e hapjes se kufijve tokësorë me Shqipërinë ka te beje me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqipëri.Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kane shtyre çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë, pas asaj qe ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Pranga shoferit të furgonit, po transportonte 11 refugjatë drejt Tiranës

11 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me Policinë Kufitare.Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u prangos edhe një 35-vjeçar që transportonte me makinën e tij, refugjatët e huaj.Policia kishte informacionë se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm,.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. 35 vjec banues në Tiranë iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

SHORTI – Përcaktohen çiftet që do të vendosin finalistët e Kupës së Shqipërisë, ja kur luhet…

Kupa e Shqipërisë këtë edicion është një shans i artë për 3 nga 4 ekipet pjesëmarrëse për të shpëtuar sezonin apo për të siguruar një vend në kupat e europës. Kupa është një objektiv edhe për Tiranës, e cila pavarësisht se është shumë pranë titullit kampion, këtë sezon dëshiron të fitoj gjithçka.Kupa është mundësia e vetme për Kukësin për të mbyllur sezonin me trofe por është gjithashtu një turne ku edhe Teuta e Bylis, dy ekipet e tjera pjesëmarrëse na fazën gjysmëfinale, kërkojnë ti shkojnë deri në fund..

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i cili vendosi përballë këto çifte: Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana.

Sipas kalendarit, takimet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse akti i dytë luhet në 15 korrik.

Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht.

Po sot Vendimet e datës 26 qershor të Komisionit të Disiplinës jane :

Klubi i Skënderbeut është gjobitur me 30 mijë lekë pas përplasjeve me lojtarët e Bylisit gjatë takimit të Kupës së Shqipërisë, e luajtur para dy ditësh, ku korçarët u eliminuan.

Ndërkohë, nga ky incident i shkaktuar pasi gjyqtari Enea Jorgji akordoi një 11-metërsh në favor të mallakastriotëve, e ka pësuar dhe zëvendëstrajneri Gentian Liçi.Për shkak të përplasjeve verbale me lojtarët ballshiotë, ai pezullohet për 3 ndeshje.

Tronditëse, 49% e shqiptarëve po mendojnë seriozisht të ikin nga vendi

Gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të ikin nga vendi, sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ata po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që kanë, po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende pune të lira, apo dhe kanë konkretizuar tërësisht dhe po përfundojnë çështjet administrative.

Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

Pas nesh, për përqindjen e atyre që po marrin në konsideratë të ikin renditet Mali i Zi me 47%, Bosnja, me 44%, Kosova me 43%, Maqedonia e Veriut me 41%. Më të kënaqur me vendin e tyre janë serbët, me vetëm 37% që po marrin në konsideratë që të largohen.

Shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkrete për ta bërë këtë.

33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.

Raporti thekson se për të gjithë Ballkanin ka një tendencë të shtuar për t’u larguar, në raport me sondazhet e mëparshme, me një rritje prej 4 pikë përqindje.

Monitor

Nga 1 korriku Greqia hap fluturimet ndërkombëtare, ja 9 vendeve që u ndalohet

Greqia do të lejojë fluturimet ndërkombëtare nga 1 Korriku, por sipas mediave greke, ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të jetë në fuqi për 9 vende. “Nga 1 korriku, turizmi në Greqi do të “hapet” pasi fluturimet ndërkombëtare do të lejohen në të gjitha aeroportet në vend”, shkruajnë mediat greke.

Ndërsa vendet për të cilat ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të zbatohet janë:

Britani
Suedia
USA
Rusia

Izraeli
Katar
Emiratet e Bashkuara Arabe
Arabia Saudite
Maqedonia Veriore

Kjo listë është hartuar në bazë të situatës së përhapjes së koronavirusit në këto vende dhe bazohet në të dhënat e tyre epidemiologjike.

Gjithashtu, nga 1 korriku, lejohet edhe mbërritja e anijeve nga jashtë për në portet greke.Po ashtu në këtë mënyrë, do të lejohet hyrja e udhëtarëve nga Italia.Për turistët do të kryhen tamponë dhe është parashikuar të ketë hotele karantine, ku ata që janë testuar pozitivë me koronavirus do të qëndrojnë për 14 ditë.

5 raste me Covid-19 në Korçë! Karantinohet stafi i Drejtorisë së Urbanistikës

Ka shkuar në 2269 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirus.Pesë raste pozitive me Covid-19 janë konfirmuar në Korçë.Juglindja e vendit tashmë ka 25 persona pozitiv me Covid-19 .Koronavirusi i rishfaqur në Korçë ka hyrë edhe në institucionin e bashkisë të qytetit. Një punonjës i kësaj bashkie mësohet se ka rezultuar pozitiv ne testin e Covid -19.

Rastet e reja janë familjare dhe kanë të bëjnë me të moshuarën, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre është punonjës i Drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki.
Në këto kushte është karantinuar i gjithë stafi i kësaj drejtorie.

COVID-19/77 TE PREKUR NE VEND ,5 RASTE NE KORÇË

Ka shkuar në 2269 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.Në vendin tonë janë 920 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 25 persona pozitiv me Covid-19 .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 413.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor. Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)

Testime totale 25563
Raste pozitive 2269
Raste të shëruara 1298
Raste Aktive 920
Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 375
Durrës 174
Shkodër 154
Vlorë 84
Fier 44
Lezhë 27
Korçë 25
Kukës 13
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5