Ndryshe nga Rajoni/Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa transport publik

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka rihapur transportin publik, pas pandemisë së Covid-19.Në shumë vende të Ballkanit, por edhe më gjerë në Evropë, është rikthyer normaliteti dhe transporti publik është funksional, sigurisht me masat e nevojshme të distancimit social dhe higjienës.

Shumë qytetarë kanë hasur problematika, sepse në mungesë të automjeteve private, e kanë të vështirë të shkojnë në punë, apo studentët në auditore. Problematike duket se është situata edhe për shumë biznese, për shkak se ka vështirësi në sigurimin e burimeve njerëzore, kur qytetarët banojnë larg vendeve të punës.Moslejimi ende i transportit publik shkakton një vorbull ekonomike me pasoja zinxhir, që dëmton si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit, çka përkthehet në rënien e vendeve të punës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe më pak taksa në arkën e shtetit.

Lejimi me kushtet përkatëse i transportit publik, duke ndjekur shembujt e shumtë të mëposhtëm, mund të ishte hapi i vërtetë domethënëse, që do të dëshmonte, se pas muaj të vështirë e plot peripeci, të diktuar nga pandemia, më në fund ekonomia e vendit mund të rikthehet të marrë frymë lirisht.

Greqi

• Transporti publik është hapur në 4 Maj
• Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër
• Nëtrena e metro distancë1 metër të udhëtarëve brenda trenit
• Maska e detyrueshme për udhëtarët(nuk përcaktohen penalitete)

Po kështu në Kroaci transporti publik është hapur që më 27 prill dhe parashikohet ruajtja e distancës prej një metër mes udhëtarëve dhe vendosja e maskave.

E njëjta situatë edhe në Malin e Zi, ku transporti publik funksionon që prej datës 11 Maj dhe ku rregulli kryesor, është që një mjet të mos ketë më shumë udhëtarë se sa ulëse.

Kosova gjithashtu e ka rihapur transportin publik më 18 Maj dhe rregulli bazë që aplikohet është se numri i udhëtarëve në autobus nuk mund të jetë mbi 20.

Itali Transporti publik nuk ka qenëi pezulluar por janërishikuar oraret
• Mjetet e transportitdizinfektohen 1 herë në 24 orë
• Hyrja dhe dalja në dy dyer të ndryshme
• Maska e detyrueshme përudhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)
• Numër maksimal personash në autobus(caktohet nga shërbimi urban qytetas)
• Distancënë stacion mes udhetarëve 1 metër
• Ne trena e metro distancë 1M të udhëtarëve brenda trenit

Është e paqartë përse Shqipëria vijon të mbajë të mbyllur transportin publik, kur situata e Covid-19, është thuajse e njëjtë, apo më e mirë, se në vendet e rajonit. Kjo situatë vijon të penalizojë qytetarët dhe biznest.

Protestë masive në Tiranë kundër dhunimit të fëmijëve.

Në Tiranë është zhvilluar protesta ‘për fëmijërinë e vjedhur’ si reagim ndaj historisë së rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçare në Babrru nga roja i shkollës, Abaz Dogu.

Me pankarta në duar me mesazhet “më mirë nami sesa syri”, “si të ndalojmë përdhunimin: hapi nr 1- mos përdhuno”, “trupi nuk është objekt”, “s’ke faj ti jo, fajin e ka përdhunuesi” aktivistët e kanepermbyllur protesten para Ministrisë së Arsimit, pas nisjes nga sheshi “Nënë Tereza” dhe kalimi nga sheshi “Skendërbej”.

“Forca e femrës është e madhe dhe do të arrihet të bëhet diçka nëse të gjithë grihemi. Nëse të gjitha ngrihemi si në komente dhe rrjete sociale do të arrihet diçka”, u shpreh një qytetare.

E FUNDIT/ Grabitet në mes të ditës pika e dhënies së kredive

Një pikë dhënië kredish është grabitur mesditën e sotme në Korçë.Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:00 në lagjen nr.7 të Korçës, ku një person ka kërcënuar me thikë punonjësit e një pike dhënie kredish në qytet duke marrë një sasi parash për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili nuk është identifikuar ende.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.

COVID-19/ 13 RASTE TË REJA, SHKON NË 1197 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 13 raste pozitive,ku mësohet se tre prej tyre janë personel shëndetësor.Të shpërndara:11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.”Në vendin tonë janë 266 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 310(dje ishin 305).

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

266 raste aktive në të gjithë vendin, rreth 68% e tyre janë në Tiranë

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1