Korçë/ Tre të rinj të plagosur pas një sherri

Një sherr me thika ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Korçës ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.2 në Korçë.Konflikti midis tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SKËNDERBEU KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ BYLIS NË KUPË.DËMTIM I RËNDË/ JORGO MEKSI MBYLL SEZONIN

Skënderbeu dhe Bylis do te matin forcat per sfiden e vlefshme për fazën e ¼-ve te Kupes se Shqiperise. Skenderbeut eshte ne kerkim te ecurise pozitive ku kerkohet te ndezin motoret per te treguar mentalitetin fitues.Por me strategun Ilir Daja ndryshon gjithçka. Një trajner që ka dërguar formulën e suksesit kudo ku ka shkuar. Madje edhe në filozofinë e tij të lojës para ndeshjes eshte besimi ne fitorja ne kualifimi dhe maksimumi nga cdo lojtar.Në anën tjetër numri një i pankinës korcare e ka edhe një mesazh për arbitrat të cilët kanë penalizuar jo pak Skënderbeun në javët e fundit.

Ndersa lajmi jo i mire vjen per Jorgo Meksin i cili mbyll sezonin dhe hap një gropë të madhe në krahun e djathtë të mbrojtjes së Skënderbeut. Futbollisti korçar i Skënderbeut ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë. Pas kontrolleve mjekësore në një klinikë private në kryeqytet ka rezultuar se dëmtimi është serioz dhe kërkon një kohë të gjatë rikuperimi.Është për të ardhur keq pasi Jogro Meksi ndalon pikërisht në momentin më të mirë të formës së tij fizike.

Pikërisht atëherë kur lojtari ishte kthyer në një pikë të fortë dhe mjaft decizive për ekipin bardhekuq. Ndërhyrja e Ndrecës ishte aq e rëndë dhe makabre sa lojtari la menjëherë fushën e lojës. E për më tepër sikur të mos mjaftonte kjo, kryesori i takimit nuk e ndëshkoi as me karton.

RIKUPERIMI – Tashmë Meksi pritet që të fillojë terapinë prej ditës së sotme e më pas të ingranohet sërish me grupin në momentin që do të jetë gati. Por me shumë mundësi bashkimi me ekipin nën urdhrat e trajnerit do të jetë për sezonin e ri.

Në dispozicion të trajnerit Ilir Daja nuk figuron asnjë mbrojtës i djathtë në rol natyral. Tashmë i përballur me këtë situatë trajneri bardhekuq duhet të përshtatet. Njëri mes Bruno Ditës dhe Asion Dajës do të duhet të përshtatet me rolin e ri për të mbuluar mungesën e Meksit.

Çfarë ndodhte në Vitet ’50-80/ foto nga Capri Itali

Përgjatë viteve, Capri ka tërhequr njerëzit të rëndësishëm në botë, që nga Mbretërit, yjet të Hollivudit, familje të pasura italiane dhe jo vetëm.Për dekada të tëra, ishulli italian ka qenë si një shesh lojërash për ta, në kërkim të “La dolce vita”.Nga bikinit që zor se mund t’i imagjinonit deri të varkat që “flenë” në detin e ftohtë blu.

Bota ishte akoma duke mbyllur plagët dhe gjysma e Italisë ishte zvogëluar në rrënoja,kur avangarda e parë e kërkuesve të kënaqësisë,të etur për të harruar tmerret e luftës dhe të etur për të trullosur me argëtim, pa dhënë peshë për dallimet të moshës, seksit, parave dhe mendimit politik.

Disa nga fotot më të mira të pushimeve italiane nga vitet ‘50’-80.

Aksident tragjik në aksin Librazhd-Qafë Thanë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë, në fshatin Urakë të Prrenjasit.Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën tragjikisht një grua.Gjithashtu raportohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur.Viktima është N.R., 68 vjeç ndërsa nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç,  banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë,  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat  ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Hapja e transportit publik, zbardhen 13 rregullat e rrepta të protokollit të sigurisë

Ministrja e Shëndetësisë ditën e sotme lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik.Pasi pezulluan punën për rreth 3 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, nga nesër do të rinisi transporti ndërqytetas në të gjithë vendin. Mësohet se puna do të nisë për Korçë-Tiranë,apo dhe linjat e tjera Shkodër-Tiranë,Vlorë-Tiranë.Pavarësisht këtij lajmi të shumëpritur, linjat e transportit në Korçë dhe Fier kanë dalë në protestë.Ata kanë bërë thirrje që të luftohet konkurrenca e pandershme, si dhe heqja e akcizës së naftës.Mësohet se gjatë protestës janë shoqëruar tre persona.Bëhet fjalë për një aksioner, një administrator dhe kreu i Shoqatës së Transportit.

13 rregullat e detyrueshme që duhet të ndiqen për transportin publik:

Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

Duhen dezinfektuar makinat.

Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

Në terminal duhet zbatuar distancimi.

Terminali të dizinfektohet.

Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

Të respektohen masat e higjienës.

Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.

Perfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore,hapet transporti publik

Sot ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore,por vendi vijon të jetë në gjendje epidemie për shkak të Covid-19 dhe kështu do të vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet dhe do të jenë në fuqi të gjitha masat e marra në përballim të Covid.Ministria e Shendetesise shton se strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Pas shumë diskutimesh dhe zgjatjes në kohë, merret vendimi për hapjen e transportit publik! Lajmin e konfirmoi vetë Ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit live.Por kujtojmë se përfaqësuesit e këtij sektori prej ditësh protestojnë për përmbushjen e disa kërkesave, duke paralajmëruar se në të kundërt nuk pranojnë rihapjen e këtij shërbimi.

Ministria e Shendetesise :Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2″,shprehet ministrja.

COVID-19/52 TE PREKUR NE VEND ,JA HARTA E PERHAPJES

Ka shkuar në 2047 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 52 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.Në vendin tonë janë 807 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 17 persona pozitiv me Covid-19,ndersa sot nuk ka pasur asnje rast te ri .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 387.

Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 52 raste të reja dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit2047 raste pozitive nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 807 raste aktive, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë bizneseve, qytetarëve, të tregojnë kujdes në zbatimin e masave të vendosura sipas protokolleve të sigurisë pasi virusi ka ende transmetueshmëri të lartë, kemi rritje të rasteve të reja ditore pozitive si dhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor.Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët.
Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Edhe një herë një kujtesë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Qytetarët e prekur nga Covid19 pa shenja klinike ose me simptoma të lehta, të kontaktojnë online me mjekun e familjes për keshilla përgjatë kohës së karantinimit. Nëse shenjat rëndohen, telefononi 127.

COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
Testime totale 24020
Raste pozitive 2047
Raste të shëruara 1195
Raste Aktive 807
Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1