Sot ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore,por vendi vijon të jetë në gjendje epidemie për shkak të Covid-19 dhe kështu do të vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet dhe do të jenë në fuqi të gjitha masat e marra në përballim të Covid.Ministria e Shendetesise shton se strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Pas shumë diskutimesh dhe zgjatjes në kohë, merret vendimi për hapjen e transportit publik! Lajmin e konfirmoi vetë Ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit live.Por kujtojmë se përfaqësuesit e këtij sektori prej ditësh protestojnë për përmbushjen e disa kërkesave, duke paralajmëruar se në të kundërt nuk pranojnë rihapjen e këtij shërbimi.
Ministria e Shendetesise :Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2″,shprehet ministrja.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




