Daja :Do të fokusohemi në kampionat,Donald Mëllugja penalltia nuk ishte 100%, rasti i golit mund të jepej edhe goditje dënimi

Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës korçare, veç të tjerash u ndal edhe te episodi i regjistruar në fundit e pjesës së parë, ku gjyqtari Jorgji akordoi penallti dhe më pas e anuloi.

Ilir Daja :Më mirë të kishte dhënë nja 8 kartonë në ndeshjen e kampionatit dhe të mos na dëmtohej Meksi. Goli i Bylisit ishte faull, duken takat lartë. Nuk më pëlqen që të legjitimohet një vendim që u mor i drejtë.Nëse nuk është penallti nuk është penallti, ndaç të kthehet në minutën e parë apo në minutën e 4-t. Në këtë ndeshje ishim futur për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e parë. Kishim shanset tona për ta dyfishuar rezultatin. Ky është futbolli. Me një krah të djathtë të boshatisur me Jashanicën në stol, djemtë dhanë nota pozitive. Jam i kënaqur nga ajo çfarë pashë në fushën e lojës.

Rastet e humbura – Na jepte siguri më të madhe rezultati 2-0. Kundërshtari do të linte hapësira mbrapa. Në stol ishim të gatshëm të ndërhynim të rifreskonim ekipin mbrapa. Nuk na buzëqeshi suksesi me finalizimet, ne ia bëmë yzmetin. Do të fokusohemi në kampionat.

Rezultatet pa sukses – Gjithë ekipet do të kenë oshilacione. Një ndërprerje aq e gjatë do të ndikojë në oshilacione. Nuk kemi bërë keq as në ndeshjen e kampionatit me Bylisin, edhe pse nuk e kuptova çfarë ishte betejë apo futboll. Mundet edhe të humbasësh kur nuk flitet për futboll.

Do të vazhdojmë përpara se në fund kemi paraqitur një vazhdimësi. Nuk na ka vënë asnjëri në vështirësi mbi minutën e 70-të. Jemi një ekip që jemi të dërmuar për momentin, gjej rastin të përgëzoj futbollistët. Duhet të vazhdojmë me të njëjtën mënyrë dhe në fund të bëjmë llogaritë.

Anulimi i 11-metërshit – Unë do të përshëndesja rikthimin e asaj që nuk ishte penallti. Nuk e di se kush e fshehu vendimin. Nëse nuk është një gjë e drejtë do ta pranoja. Pashë në fushën e lojës që arbitri i katërt kryesonte me kryesorin. Nuk e di si u bë me VAR apo jo. Po them që u rikthye me të drejtë. Po të kishte ndërhyrë anësori te goli i Bylisit, do flisnim për një rezultat tjetër”, u shpreh Daja.

Donald Mellugja :Bylis 

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori është treguar i sinqertë në lidhje me rastet e dyshimta të ndeshjes teksa është shprehur se penalltia nuk ishte 100% dhe shton se te rasti i golit mund të jepej edhe goditje dënimi.

Penalltia dhe rasti i golit? Nëse arbitri e dha penallti dhe e anulon për punë sekondash unë jam dakord. Por nëse e anulon pas 6-7 minutash pasi ndikohet nga të tjerë, është e papranueshme.

Me thënë të drejtën unë godita takën. Mbrojtësi shkoi më parë te topi dhe nuk jam 100% nëse ishte penallti.

Rasti i golit edhe mund të jepej goditje dënimi, pasi unë ngre takë dhe me tendencë për topin.Ne kemi forcën e grupit, jemi të gjithë të rinj dhe duam të biem në sy. Ne na është ngushtuar rrethi. Edhe sot nuk ishim në formën tonë më të mirë. Megjithatë mendoj se kemi bërë shumë mirë dhe do tentojmë Kupën, pasi në kampionat kemi bërë disa hapa fals. Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë, por heroi jonë sot ishte Miraka që na shpëtoi në disa raste.”, u shpreh Mëllugja.

Ja 12 fluturimet që do të kryhen nesër nga Rinasi, TIA: Nuk lejohen të udhëtojnë ata që…

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka publikuar listën e fluturimeve të konfirmuara për ditën e nesërme.Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU,” shkruhet në njoftim.

Fluturimet e konfirmuara 25.06.2020:

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀⠀

Air Albania (ZB 2001) Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air (W6 2882) Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air (W6 3845) Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air (W6 3841) Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air (W9 4466) Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim
Wizz Air (W6 3853) Tiranë – Piza dhe kthim
Air Albania ( ZB 2003) Tiranë – Milano dhe kthim
Albaëings (2B 273) Tiranë – Perugia dhe kthim
Air Serbia (JU213) Tiranë – Beograd dhe kthim
Air Albania (ZB 2005) Tiranë – Bolonja dhe kthim
Albaëings (2B 231) Tiranë – Pisa dhe kthim
Albaëings (2B 231) Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport⠀

Skenderbeu thyen Bylisin ne pjesen e pare,edhe nje gol për kualifikimin ne 1/2 e finales

Skënderbeu pret në shtëpi Bylisin ditën e sotme, në ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë, pas ndeshjes së parë, ku ballshiotët fituan me rezultatin 1-0.Goli i Mensah në minutën e 34-të i kthen baraspeshen e dy takimeve .Keshtu Skënderbeu ben detyren duke marë një fitore pjesen e parë, me shumë vlerë duke shfaqur pretendime për kualifikim per te kaluar ne 1/2 e Kupes se Shqiperise.

45+3′ Pas një dueli mes Pëllumbit dhe Mëllugjës, ky i fundit rrëzohet në zonë, gjyqtari Jorgji akordon fillimisht 11-metërsh për ballshiotët. Një moment tepër i dyshimtë. Protestojnë korçarët.Gjyqtari Jorgji ndryshon vendimin. Ka përplasje mes futbollistëve dhe zv.trajnerit të Skënderbeu, Gentjan Liçi. Loja ndërpritet për disa minuta. Liçi ndëshkohet me karton të kuq. Protestojnë ashpër ballshiotët.

34′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida! Mensah kalon në avantazh korçarët pas asistit fantastik të Imamit. Dedikimi është i gjithi për Jorgo Meksin. 

30′ Dominim i korçarëve, që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

26′ Mundësi e artë për Skënderbeun, e pabesueshme çfarë humbet Bregu me kokë pas asistit fantastik të Marës.

7′ Pranë golit skuadra e Bylisit. Pas një përgjumje në mbrojtjen korçare, për pak sa nuk shënojnë ballshiotët. Vendimtar portieri Dajsinani, i cili i mohon golin Peposhit.

Përballje tepër interesante eshte duke u zhvilluar.Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyert për tifozët e takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Dajsinani, Dita, Dumfur, Pëllumbi, Imami, Taipi, Mara, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: I. Daja

Bylis: Miraka, Goxha, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Ujka, Ntepe, Bajramaj, Peposhi, Hadroj. Trajner: V. Dovedan.

Lëvizje e bujshme e TVSH, blen Champions League: për tre sezone.Tani shqiptarët do e shohin falas

UEFA Champions League për tre sezone, duke filluar nga ai 2021-2022, do të transmetohet falas në Radio Televizionin Shqiptar. Lajmin e ka dhënë vetë televizioni publik që saktëson se ky kompeticion do të vijë pa asnjë pagesë ekstra. Nuk bëhet e ditur nëse do të transmetohet vetëm një ndeshje gjatë javës apo do të jenë të gjitha, por gjithsesi ky është nja lajm i mirë për sportdashësit, sidmos ata të Champions League.

Njoftimi i RTSH

Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.

RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit.Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive.Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve….,

Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar.Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit.. Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik.

RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore. RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League.

Gjithcka është arritur, pa lëvizur aspak taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë…

Ky ishull do t’ju mbulojë një pjesë të shpenzimeve nëse kaloni pushimet e verës aty

Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid, por kjo nuk e ndalon qeverisë apo bizneset që të bëjnë oferta fantastike për ta vizituar.Sicilia do të mbulojë gjysmën e kostove të fluturimit dhe biletat do të jenë falas për shumë nga muzetë dhe vendet arkeologjike. Po ashtu do të paguajë një natë në hotel, për çdo tre netë qëndrimi.Ky vendim është marrë jo vetëm për të rritur turizmin, por edhe industrinë e fluturimeve.

Pavarësisht se plani i propozuar do t’i kushtojë ishullit 50 milionë euro, sërish qeveria shpreson që të ketë sa më shumë turistë, me hapjen e kufijve.

Nëse doni të aplikoni për këtë ulje, atëherë vizitoni faqen “Visit Sicily”.
/Burimi Insider

Festa e Shën Prodhonit. Qindra vizitorë në manastirin me të njëjtin emër

Festa tradicionale e Shën Prodhomit në Voskopojë mblodhi qindra qytetarë e vizitorë ne fshatit turistik për të shijuar natyrën dhe festuar këtë ditë.Kjo ditë simbolike festohet në manastirin me të njëjtin emër, një prej atraksioneve më interesante të Voskopojës, i cili është kthyer në një destinacion pelegrinazhi.

Kisha e Shën Prodhomit konsiderohet një prej monumenteve më të rëndësishme në Voskopojë, jo vetëm për periudhën e hershme kur daton, por edhe për elementet unikë në strukturën e saj si përfaqësuese e kohës kur është ndërtuar (shek XVII) për elementët arkitektonikë të saj.

Kushdo që viziton Voskopojën ka të përfshirë në itinerar edhe një vizitë pranë kësaj kishe por edhe të tjerave që ndodhen në këtë zonë.

COVID-19/67 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 2114 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: Kruja me 18 raste, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.Në vendin tonë janë 850 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 18 persona pozitiv me Covid-19,ndersa ka pasur 1 rast te ri ne Korçë.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 413 (Dje ishin 387).

Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.22 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 7 mjekë dhe infermierë. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ju njohim me situatën epidemiologjike në vend dhe gjendjen në spitalin infektiv, ku vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja.Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.
Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës:

Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore. Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)
Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 377
Durrës 165
Shkodër 135
Vlorë 69
Fier 39
Lezhë 24
Korçë 18
Kukës 10
Elbasan 9
Gjirokastër 2
Berat 2

Rifillon transporti ndërqytetas, autobusët nisin lëvizjet

Transporti publik ndërqytetesat duket se më në fund pas më shumë se tre muajsh ndërprerje për shkak të sëmundjes kanë rifilluar punën këtë të mërkurë.Trasporti ka nisur në Shkodër, Durrës, Fier, Lezhë, Korçë, Bulqizë,Peshkopi, Mat dhe në Vlorë. Ndërkohë mësohet se autobusët ndërqytetas nuk kanë ndryshuar çmimin e biletës.Ndërsa në Tiranë akoma nuk ka asnjë shenjë për nisjen e transportit publik urban, shoqatat e këtij sektori kërkon që të rishikohet protokolli, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.Pas njoftimit nga ministrja e Shendetesise ditën e djeshme, se do të rinis puna e transportit publik, por me protokoll te rrepte sigurie dhe mbajtjen e maskave ne menyre te detyrueshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Unionit të Operatoreve të Transportit Publik, duke thënë se nuk mund të rinisin shërbimin, pasi nuk u janë plotësuar kërkesat.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Reagimi i Shoqatës 

Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.

Por kujtojmë se shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Megjithatë, mbetet për te parë ne vijim se çfarë do te ndodhë konkretisht me transportin publik në vend.