Audi RS7 Sportback me njëmijë kuaj fuqi dhe me shpejtësi maksimale 363 kmh

Kjo është një makinë familjare dhe e shpejtë.Audi RS7 Sportback është një supermakinë. Me një motor 4.0 dhe me njëmijë kuaj fuqi, kjo makinë, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.8 sekonda.Ajo mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 226 mph ose 363 km/orë.

Pra kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për vetëm 2.8 sekonda, kurse nga 100 kilometra në 200 kmh e arrin për 5.5 sekonda.

E gjithë kjo performancë nuk vjen me një kosto të lirë – makina kushton rreth 200,000 euro (rreth 223,500 dollarë).Edhe pse kjo makinë ka shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe kuaj fuqi shumë, ajo prapë po konsiderohet makinë familjare për shkak të stabilitetit të saj dhe rehatisë që kjo makinë të ofron kur futeni në të. Po ashtu është një makinë që ka mjaft hapësirë edhe për fëmijët në pjesën e pasme të saj.

Por, Audi ka lëshuar edhe një version tjetër të saj, që ka më pak kuaj fuqi, pra 750.

Nëse shikoni videon, mund ta shihni se sa stabel është, edhe pse e arrin shpejtësinë e saj maksimale.

Emigrantja Shqiptare/Në frontin e parë në luftën kundër Covid në Angli, pacientët e thërrasin ‘baby doctor’

Anxhela është një shqiptare, refugjate e cila sot është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Mediat britanike kanë sjellë historinë e shqiptares, si një histori suksesi, duke treguar kështu se si Anxhela nga një 4-vjeçare që mbërriti në tokën angleze, sot është një mjeke dhe kujdeset për pacientët e saj. Në video ajo dëgjohet të tregojë rreth këtij udhëtimi, ndërkohë që edhe pacientët japin përshtypjet e tyre.

“Anxhelën e thërrisja ‘baby doctor’. Ditën që dola nga spitali më tha që të gjithë infermierët, mjekët dhe personeli mjekësor do të duatrokasin për mua sepse jam një yll,”– thotë një paciente.

“Ndihem ende i dobët por e prisja këtë,”- thotë një tjetër pacient.

“Kjo nuk do të funksiononte nëse s’do të ishte për të tillë njerëz. Kur më pyesin dhe u them që jam refugjate, e them me shumë krenari. Më parë kisha turp. Isha vetëm 4 vjeç kur erdha në Mbretërinë e Bashkuar. Fakti që jam refugjatë më ka bërë ta shoh botën ndryshe dhe t’i trajtoj ndryshe pacientët,”– dëgjohet teksa tregon vetë Anxhela.

“Gjyqtari rrezikoi jetën e lojtarëve tanë”, drejtori i Skënderbeut: Shahini la ndërhyrje horror

Skënderbeu kthehet i masakruar nga Ballshi në Korçë, por më shumë se me gjykimin, korçarët duket se po shqetësohen për shëndetin e lojtarëve të tyre. Jorgo Meksi ka pësuar një dëmtim të rëndë me atë ndërhyrje horror në Ballsh.Ditën e sotme lojtari do të zhvillojë edhe kontrollet më të specializuara për të parë se deri në çfarë pike është ky dëmtim.Pavarësisht se është ndeshja e dytë që goditen nga arbitrimi, pas asaj ndaj Laçit ku iu mohua një penallti, Skënderbeu ka vendosur që të mos merret drejtpërdrejt më gjyqtarët edhe këtë sezon.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe drejtori i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, i cili në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” tregon se çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Bylisit dy ditë më parë dhe mbi të gjitha përplasjen me kryesorin e takimit.

Përmeti, ndeshja e dytë që Skënderbeu ka pretendime për gjykimin. Çfarë po ndodh?

Keni të drejtë. Mbase është e dyta ndeshje radhazi që po dëmtohemi dhe ju po shihni padrejtësi në vendimet e arbitrave. Ne nuk jemi marrë ndonjëherë me gjykimin dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjmë sot. E them këtë për të treguar se Skënderbeu nuk ankohet edhe kur bëhen gabime, pasi i kemi gjykuar si pjesë të garës nëse bëhen pa qëllim. Të jemi të sinqertë, na shqetëson fakti kur këto gabime janë me tendencë dhe mbi të gjitha cenojnë shëndetin e lojtarëve tanë.

Çfarë do të thoni me këtë?

Dua të them se ndikimi i një arbitri dhe impakti që jep tek ekipet, vjen në bazë të vendimeve që ai merr që në fillim të lojës. Kemi shumë faulle të padhëna në favorin tonë. Një gjë e tillë sjell më pas ashpërsimin e lojës së kundërshtarit, deri në ajo ndërhyrje makabër që iu bë Meksit në pjesën e dytë. Ishte horror.

Ju patët edhe një komunikim me arbitrin kryesor në këtë moment, çfarë i thatë?

Përsëris edhe një herë atë që nuk jemi marrë me gjykimin. Edhe në rastin kur atë ndërhyrje e pa e gjithë Shqipëria se për çfarë kartoni ishte, u treguam të qetë. I thashë kryesorit që të mos e sinjalizonte as faull, as të mos jepte karton, por të paktën të kujdesej për shëndetin e lojtarëve, pasi po u prishte karrierën me atë qëndrim që po mbante në lojë. Meksi dhe shumë të tjerë kanë dalë me probleme, Meksi më shumë se kushdo. Janë profesionistë dhe me këtë punë mbajnë familjet. Të lejosh lojë të tillë dhe atë intensitet ndërhyrjesh, sikundër bëri arbitri në këtë takim, është t’u shkatërrosh karrierën lojtarëve.

A ka pasur raste të tjera, për të cilat keni pakënaqësi?

Sigurisht që po. E përsëris mesazhin. E dha që në fillim se do të kursehej në dhënien e faulleve në favorin tonë. Kemi edhe një rast kur një lojtar i Bylisit duhet të merrte kartonin e dytë, por edhe në këtë rast kryesori e ka një përgjigje. “Para një minute e ndëshkova”, ishte përgjigjja që më dha mua. Ku është parë kjo? Ka qenë Kampionat Botëror dhe brenda një minute janë dhënë, madje edhe penallti. Nuk mund ta kuptoj.

Mendoni se arbitrimi ndikoi te rezultati i ndeshjes?

Gjykimi ishte i njëanshëm dhe arbitri lejoi ndërhyrje vrastare kundër nesh. Pa dyshim që ndikimin e saj e ka pasur, pasi na dëmtoi një prej lojtarëve më të mirë në fushë atë ndeshje, duke na sjellë probleme në atë pikë. Lojtarët marrin një përgjigje negative në momentin kur arbitri mban qëndrim në fushë pro një ekipi. Kjo ndodhi edhe me ne. Psikologjikisht u goditëm që në fillim me kalimin e minutave.

Po penalltia? A keni kundërshtim?

Duhet të flasin specialistët. Për mua ka kontakt mes Jashanicës dhe kundërshtarit. Natyrisht që vjen edhe për shkak të acarimit të lojtarit si pasojë e gjykimit./Panorama Sport

Studimi SHBA: Burrat duhet të pijnë vetëm një pije alkoolike në ditë

Nëse je duke lexuar këtë teksa je duke pirë birrën e dytë pasdite, do të duhet të ndalosh. Në SHBA burrat po nxiten të reduktojnë marrjen e pijeve alkoolike me maksimumi një në ditë, nga dy që rekomandoheshin më parë.Komiteti shtetëror i këshillimit të dietës tha se është mirë që si burrat e gratë ‘të pijnë vetëm një pije alkoolike’ duke rekomanduar se ka një rritje të konsiderueshme në përqindjet e vdekjeve të atyre që konsumojnë dy ose më shumë të tilla.

Kërkimet e fundit sugjerojnë se edhe konsumuesit e moderuar të alkoolit sjellin rritje të rrezikut të kancerit dhe vdekjes së parakohshme.

Rekomandimi i ri është i ngjashëm me direktivat në Britani të cilët u ndryshuan në 2016. Më herët Britania rekomandonte dy pije alkoolike në ditë.

Autoritetet në Kanada thonë se ‘konsumi i alkoolit me rrezik të ulët’ është ai i rreth dhjetë pijeve alkoolike në javë për gratë dhe 15 për burrat, duke shtuar se edhe ata njerëz që pijnë alkool sipas masave të rekomanduara, janë të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje të rënda të lidhura me alkoolin.

Ata thonin se në rajonin kanadez të British Columbia 50% e vdekjeve nga kanceri i lidhur me konsumin e alkoolit, ishin mes konsumuesve të moderuar të pijeve alkoolike.

Tifozët e Tiranës marrin vëmendje ndërkombëtare,mbi tarracën e një pallati duke përkrahur ekipin e zemrës,(Foto)

Pak ditë më parë Tirana prishi ecurinë e fitoreve në ndeshjen me Teutën, pasi humbi 1-0. Gjithsesi bardheblutë i rikuperuan shpejt tre pikët, por edhe ajo humbje do ja vlejë të kujtohet dhe kjo për shkak të tifozëve ‘Tirona Fanatics’.Megjithë situatën e krijuar, fansat e Tiranës nuk e kanë braktisur ekipin as në transfertë.

Tifozët bardheblu kanë gjetur hapesirë edhe në një nga faqet më të mëdha për ultrasit në botë. “Ultras-Tifo” i ka bërë jehonë veprimit të tifozëve dhe “pushtimit” të pallateve në Durrës përpara 1 jave. “Fanatics” dhe “Capital Creë” kanë qenë pranë ekipit, duke bërë që lojtarët të mos ndihen vetëm.

“Nuk lejon fansat? Nuk është problem”, shkruhet në postimin dhe fotot e faqes së njohur.

Komisioni i Jashtëm i PE seancë për situatën në Shqipëri: s’futeni në BE nëse…splotësohen 15 kushtet

Ditën e sotme është mbledhur Parlamenti Europian ku në rendin e ditës është folur për negociatat për anëtarrësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Euro deputetët e Komisionit të Jashtëm, ripërsëritën kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.Në diskutim e tij reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ende priten rezultate konkrete për realizimin e reformave kyçe.

“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE”, theksoi ai. Lega u ndal edhe në domosdoshmërinë e ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Sipas Lega-s, qeveria shqiptare tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët.Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian, është shprehur David Lega.

Ndërkohë, eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrorë e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë”, tha ai.

Aksident në Leshnicë të Pogradecit, përplasen 2 makina, plagosen 4 persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksídent është regjistruar në Leshnice të Pogradecit ku dy makina janë përplásur me njëra-tjetrën e për pásojë kanë mbetur të plágosur 4 persona.Burime bëjnë me dije se të lëndùárit janë dërguar në spítal për mjèkim .Fatmirësisht plagët e marra nuk janë të rënda dhe të gjithë janë jashtë çdo rreziku për jetën.

Mësohet se njëri nga mjetet me targa të huaja, po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërsa mjeti tjetër po kalonte nga rruga dytësore e fshatit Leshnice në aksin nacional, kalim ky që ka sjellë përplasjen e mjeteve, si dhe plagosjen e 4 personave mes të cilëve një çift bashkëshortësh.

Pòlicia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkáqeve dhe rrethanave të aksídentit.

Transporti publik shtyhet për javën tjetër ,nuk nisi as sot…

Nuk ka nisur as këtë të hënë, transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij shërbimi.Përfaqësuesit e transportit publik kërkojnë subvecionimin e te ardhurave te munguara, uljen e TVSH-së dhe heqjen e akcizës, duke mos arritur ende një marrëveshje me qeverinë.Gjithashtu ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi i protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Në pamundësi të realizimit të transportit falas i është propozuar organeve vendimmarrëse :

a. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë.
b. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
c. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.
d. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Nga sot rinisin fluturimet në Rinas për rezidentët në BE dhe nënshtetasit europianë

Një tjetër njoftim me rëndësi është dhënë nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Nga sot dhe në vazhdim rihapen fluturimet vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Njoftimi i TIA-s:

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e hënë janë:⠀⠀⠀⠀

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Stamboll – Tiranë dhe Tiranë – Milano

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës.Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Ndërkohë sot rinis edhe transporti detar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.

COVID-19/33 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST I RI NE POGRADEC

Ka shkuar në 1995 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.Në vendin tonë janë 792 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 18 persona pozitiv me Covid-19,ku sot ka pasur 1 rast te ri ne Pogradec duke e çuar ne 8 numrin total e personave te prekur ne kete qytet.Mësohet se rastet e reja janë të gjithë persona kontakti të rasteve të para.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 387 (Dje ishin 367).

Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete. Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe pwr tw mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)
Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1