Nga sot rinisin fluturimet në Rinas për rezidentët në BE dhe nënshtetasit europianë

Një tjetër njoftim me rëndësi është dhënë nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Nga sot dhe në vazhdim rihapen fluturimet vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Njoftimi i TIA-s:

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e hënë janë:⠀⠀⠀⠀

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Stamboll – Tiranë dhe Tiranë – Milano

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës.Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Ndërkohë sot rinis edhe transporti detar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.