Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penalltive, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusi në 90 minuta është mbyllur pa gola, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive fitues dolën napolitanët. Elseid Hysaj fiton kështu trofeun e tij të parë në karrierë, teksa i mposhtur nga kjo ndeshje ka dalë sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili ishte në stol me Juven për ndeshjen e sotme, por nuk ia doli të debutonte.

Rasti i parë i mirë ishte ai i Lorenzo Insignes së Napolit, që gjuajti bukur nga goditja e dënimit, por shtylla e shpëtoi Juventusin (24’).Juventusi u kundërpërgjigj me një goditje të Paolo Dybalas por Alex Meret ishte në vend.

Napoli rrezikoi me Diego Demme, por goditja e tij u prit nga Gianluigi Buffon.

Dybala pretendoi për penallti në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi njëjtë.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë të paktën një gol.

Elsaid Hysaj

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe me më pak raste të mira.

Në minutën e parë të kohës shtesë Napoli goditi edhe një herë shtyllën, kësaj radhe me Elig Elmas.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja shkoi në penallti, pasi shtesat dy herë nga 15 minuta nuk kane nxjere fitues.

Napoli – Juventus 0-0 (pas penalltive 4-2)

Penalltitë e Juventusit: Dybala (gabon), Danilo (gabon), Bonucci (shënon), Ramsey (shënon)

Penalltitë e Napolit: Insigne (shënon), Politano (shënon), Maksimovic (shënon), Milik (shënon)

Merret vendimi/ UEFA vendos për vazhdimin e Champions League dhe Europa League, caktohen datat

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot për formatin që do të aplikohet për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020 të Champions dhe Europa Leagues. Sezoni aktual në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë me fazën finale të “tetë ekipeve”, takimet e të cilëve do të zhvillohen të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Champions League, me fazën e çerekfinaleve ristarton më datë 7 gusht, ndërsa finalja luhet më datë 23 gusht.

Po me këtë format do të luhet dhe Liga e Europa Leagues, qe nuk do të jetë e përqëndruar në një qytet, por do të zhvillohet në Duisburg, Gelsenkirshen, Dyseldorf dhe Këln.Ndërsa përballjet Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të zhvillohen gjithashtu me ndeshje teke në fushë asnjanëse.

Finalja e Superkupës së Europës për këtë sezon do të luhet në Budapest të Hungarisë.

Ndërsa Stambolli që do të mirëpriste edhe finalen e këtij sezoni të Champions, do ta mirëpresë atë në sezonin e ardhshëm.

Greqia e Portugalia ! Ja si joshin turistët..

Me fillimin e verës, ka ende më shumë pyetje sesa përgjigje në lidhje me faktin sesi Greqia dhe Portugalia mund ta shpëtojnë sezonin turistik ndërsa masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 fillojnë të hiqen gradualisht në të gjithë Europën.Rreziku është i lartë. Turizmi përbën 25 për qind të prodhimit ekonomik kombëtar në Greqi që do të thotë se një ndërprerje e sezonit turistik do të ishte katastrofike për ekonomitë e këtyre vendeve.

Të dyja ato kanë plazhe, ushqim, histori dhe rreze dielli, por dy destinacionet kryesore turistike po e shesin veten tani si më të sigurta në Evropë ndërsa përpiqen të joshin vizitorët që për to janë të domosdoshme për të ringjallur ekonomitë e ngrira nga koronavirusi.

Portugalia dhe Greqia, që këtë javë hapën dyert për vizitorët e huaj, po trumpetojnë shkallën relativisht të ulët të infektimeve dhe masat e shumta për të mbajtur virusin nën kontroll.

Dhe të dy këto vende përballen me rrezik financiar nëse nuk do të munden të bindin turistët të vijnë. Kryeministri portugez Antonio Kosta, beson se vendi i tij mbetet tërheqës si gjithnjë por ka lancuar një fushatë të re që nxjerr në dritë sigurinë.

Portugalia, ka një nga bilancet më të ulëta të viktimave në Evropë nga Covid 19. 1520, në një popullatë prej më shumë se 11 milionë banorësh.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri grek, kiriakos Mitsotakis, që thotë se prioriteti kryesor i vendit të tij është siguria. Vendi këtë javë hapi hotelet sezonale për vizitorët nga e gjithë Evropa. “Unë nuk jam i interesuar ta bëj Greqinë destinacionin numër një në Evropë” – thotë Micotaqis. “Unë jam i interesuar ta bëj Greqinë destinacionin më të sigurt në Evropë. Greqia e evitoi valën e parë të covid 19 me një izolim të hershëm.

Me numrin e turistëve që është dyfishuar që nga 2010, dhe me varësinë në rritje tek industria e turizmit, Greqia e di se pavarësisht suksesit fillestar të saj, ekonomia e vendit do të vuajë. Sipas qeverisë, më shumë se gjysma e të ardhurave të turizmit të këtij viti, janë humbur tashmë.
Me shumë sfida ende përpara, kryeministri grek thotë se kjo e sivjetshmja do të jetë një verë e ndryshme. Homologu i tij portugez, është në një mendje. Ne duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë. A i ndryshon kjo jetët tona? Po. A i pengon kjo jetët tona? Jo. Kjo na bën ne që të jetojmë ndryshe”.

Rriten rastet në Korçë/ Policia: Kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore

Teksa numri i të prekurve me koronavirus është rritur, policia e Korçës i drejton një apel qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.Përmes një njoftimi, policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit të respektojnë distancimin social si dhe në ceremonitë festive dhe ato mortore.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Policia apelon për qytetarët për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

🔴Të nderuar qytetarë,

🔴Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

🔴Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

🔴Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

🔴 Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

🔴 Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

🔴Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.

Operatorët e Transportit Publik grumbull në protestë: Ka shkuar thika në fyt, do futemi në grevë

Unioni i Shoqatave të Transportit u është rikthyer sërish protestave ditën e sotme. Operatorët e Transportit Publik ashtu siç edhe paralajmëruan kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar që të miratohen kërkesat e tyre.Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin. Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”, u shprehën ata.

“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.

Më tej ata u shprehen se duhet të jepen ndihma financiare të Transportit Publik.

Ata mbajnë në dorë pankarta ku shkruhet: “Duam punë, duam bukë” .

Protestuesit kanë marrë paralajmërim nga policia që të shpërndahen pasi grumbullimet nuk lejohen. Gjithashtu ata janë “kërcënuar” me shoqërimin në komisariat.

Top Story në Pogradec/ Mungojnë Turistet,anullohen rezervimet

Emergjenca e koronavirusit ka futur në ngërç ekonominë shqiptare, me përqindjen e rritjes që tashmë parashikohet në ulje.Ashtu si edhe për shumë qytete shqiptare turizmi është një pjesë kryesore e ekonomisë dhe per Pogradecin.Por ndërsa pandemia përhapet dhe njerëzit izolohen, bizneset që varen nga turizmi shqetësohen çdo ditë e më tepër.

Top Story ka udhëtuar nga njëri skaj i Shqipërisë në tjetrin për të parë nga afër situatën me të cilën po përballet turizmi.Rrugëtimi nisi nga Pogradeci. Ky është i vetmi qytet në Shqipëri, i cili nuk është përfolur për abuzimet me çmimet në pikun e sezonit.

Bukuria që i ka falur natyra është tërheqëse si për turistët e huaj ashtu edhe ata vendas.Sapo hynë në rrugën drejt Tushemishtit dhe ajo që na bie në sy janë pemët që mungojnë anës rrugës. 

Duket se dora e njeriut ka shfrytëzuar situatën e izolimit për ti prerë. Bashkia ka menduar që të krijojë më shumë hapësira për plazh por kjo ka bërë që t’i hiqet një vlerë kësaj zone. Muajt mars, prill, maj dhe fillimi i qershorit për këtë qytet janë pa jetë krahasuar me një vit më parë. Mungesa e turistëve dhe e punës ka bërë që shumë biznese të ulin qepenat e tyre.

Duke filluar nga marsi deri në qershor të gjitha rezervimet nga vendet e huaja janë anuluar. Vëmë në pikëpyetje të madhe periudhën korrik dhe më tej.

Nuk e dimë si do të vazhdojë gjendja. Në hotelin ku unë punoj kemi patur rezervime edhe për periudhën e gushtit nga turistë vendas. Por këtë vit edhe ato janë reduktuar”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Ende vijon të jetë në pikëpyetje vazhdimësia e sezonit. Shumë prenotime janë anuluar ndërkohë, nuk ka as prenotime të reja. Të ardhurat e munguara që i janë shkaktuar biznesit, do të duan një kohë të gjatë të rikuperohen. “Dyshojmë për vazhdimësinë. Ashtu si ne edhe bizneset e tjera kanë qenë mbyllur. Njerëzit nuk kanë punuar dhe nuk do të kenë të ardhura për të shpenzuar për pushime. Biznesi ynë nuk mund të varet vetëm nga të ardhurat që do të ketë me dy ditë punë në javë”, tregon Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec

Pogradeci është një nga destinacionet e preferuara për ekskursionet që zhvillojnë shkollat. Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë në këtë periudhë ky qytet gëlonte nga gjimnazistët, sot është i heshtur. “Në qershor kishim sezonin e autobusëve që i themi ne. Kishim shkollat, fëmijët nga gjithë Shqipëria që vizitonin Volorekën. Këtë nuk e kemi sivjet dhe ndikon shumë se ishte lëvizje e madhe.

Mund të vinin edhe 10 autobusë nga Kosova, Maqedonia edhe nga Greqia, nuk e kemi sot”, tregon Manol Gazi, Administrator Hoteli, Pogradec.
Pogradeci preferohet më shumë edhe nga mosha e tretë. Kjo është një tjetër arsye, përse ky qytet është i boshatisur. Kjo kategori njerëzish që janë vetizoluar, janë më të prekur nga virusi. Si kudo edhe këtu kemi reduktime të vendeve të punës dhe të stafit. Me dhjetëra familje janë në vështirësi për të përballuar jetesën.

Nga momenti që u rihap hoteli përsëri, stafi është reduktuar në 5 veta nga 15 që kemi qenë . Por edhe ky numër nuk e justifikon përsëri sepse siç e shihni dhe vetë hoteli është boshë”, thotë Xhulio Berberi, Menaxher Hotel – Restorant, Pogradec.

Burimi :Top Channel

COVID-19/50 TE PREKUR NE VEND ,5 RASTE TE REJA NE KORCE

Ka shkuar në 1722 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara:12 ne Shkoder, 11 ne Tirane, 7 ne Vlore, 6 ne Kruje, 5 ne Korce, 4 ne Durres, nga 2 ne Puke dhe Kurbin dhe 1 rast ne Lushnje. Në vendin tonë janë 608 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 7 persona pozitiv me Covid-19.Ndërkohe sot 5 raste te reja rezultuan pozitiv me Covid.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 335 .

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon: Maskat një domosdoshmëri për t’u mbajtur në ambiente të mbyllura.

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.
Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1