Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot për formatin që do të aplikohet për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020 të Champions dhe Europa Leagues. Sezoni aktual në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë me fazën finale të “tetë ekipeve”, takimet e të cilëve do të zhvillohen të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Champions League, me fazën e çerekfinaleve ristarton më datë 7 gusht, ndërsa finalja luhet më datë 23 gusht.
Po me këtë format do të luhet dhe Liga e Europa Leagues, qe nuk do të jetë e përqëndruar në një qytet, por do të zhvillohet në Duisburg, Gelsenkirshen, Dyseldorf dhe Këln.Ndërsa përballjet Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të zhvillohen gjithashtu me ndeshje teke në fushë asnjanëse.

Finalja e Superkupës së Europës për këtë sezon do të luhet në Budapest të Hungarisë.
Ndërsa Stambolli që do të mirëpriste edhe finalen e këtij sezoni të Champions, do ta mirëpresë atë në sezonin e ardhshëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




