Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penalltive, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusi në 90 minuta është mbyllur pa gola, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive fitues dolën napolitanët. Elseid Hysaj fiton kështu trofeun e tij të parë në karrierë, teksa i mposhtur nga kjo ndeshje ka dalë sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili ishte në stol me Juven për ndeshjen e sotme, por nuk ia doli të debutonte.

Rasti i parë i mirë ishte ai i Lorenzo Insignes së Napolit, që gjuajti bukur nga goditja e dënimit, por shtylla e shpëtoi Juventusin (24’).Juventusi u kundërpërgjigj me një goditje të Paolo Dybalas por Alex Meret ishte në vend.

Napoli rrezikoi me Diego Demme, por goditja e tij u prit nga Gianluigi Buffon.

Dybala pretendoi për penallti në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi njëjtë.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë të paktën një gol.

Elsaid Hysaj

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe me më pak raste të mira.

Në minutën e parë të kohës shtesë Napoli goditi edhe një herë shtyllën, kësaj radhe me Elig Elmas.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja shkoi në penallti, pasi shtesat dy herë nga 15 minuta nuk kane nxjere fitues.

Napoli – Juventus 0-0 (pas penalltive 4-2)

Penalltitë e Juventusit: Dybala (gabon), Danilo (gabon), Bonucci (shënon), Ramsey (shënon)

Penalltitë e Napolit: Insigne (shënon), Politano (shënon), Maksimovic (shënon), Milik (shënon)

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: