Operatorët e Transportit Publik grumbull në protestë: Ka shkuar thika në fyt, do futemi në grevë

Unioni i Shoqatave të Transportit u është rikthyer sërish protestave ditën e sotme. Operatorët e Transportit Publik ashtu siç edhe paralajmëruan kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar që të miratohen kërkesat e tyre.Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin. Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”, u shprehën ata.

“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.

Më tej ata u shprehen se duhet të jepen ndihma financiare të Transportit Publik.

Ata mbajnë në dorë pankarta ku shkruhet: “Duam punë, duam bukë” .

Protestuesit kanë marrë paralajmërim nga policia që të shpërndahen pasi grumbullimet nuk lejohen. Gjithashtu ata janë “kërcënuar” me shoqërimin në komisariat.