AKSIDEN NË HYRJE TË KORÇËS/ TENTON TË SHMANG PËRPLASJEN, SHOFERI HUMB KONTROLLIN DHE PËRPLASET ME MURIN

Një aksídent i rèndë me pasojë plágosjen është regjistruar në hyrje të qytetit të Korçës. Automjeti doli nga rruga, u pèrplas me pemën dhe përfundoi në një ndërtesë.Mendohet se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë një përplasje me një tjetër mjet që po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizje por fatkeqësisht ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një pemë dekorative dhe më pas ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.

Nga përplasja mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, shtetasi Denis Lika, i cili ndodhet në spitalin e Korçës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burime thonë se Lika po udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit.