COVID-19/72 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST NE KORÇË

Ka shkuar në 2402 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.Në vendin tonë janë 963 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 26 persona pozitiv me Covid-19 .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 453.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5

Tre aksione kundër emigracionit të paligjshëm, pranga për 5 persona, kapen edhe 17 emigrantë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Korçës për trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera të treta.Gjatë operacionit të koduar “Perimetri”, janë bllokuar 17 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Plan masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin për parandalimin, evidenitimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.Si rezultat i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Korçë dhe Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit parandalohen dhe goditen edhe tre raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Perimetri”, të zhvilluar nga DVP Korçë dhe Policia Kufitare, u vunë në pranga 5 persona, 1 u shpall në kërkim dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë.Bllokohen gjatë operacionit, 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Rasti i parë është evdientuar dhe goditur në Devoll, ku shërbimet e policisë vunë në pranga shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Enkelana” në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa gjatë orëve të natës në Maliq, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjet katër shtetas palestinezë, kundrejt fitimit.

Këta shtetas në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga.Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast ku në Pogradec është vënë në pranga shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta.Kontrolli masiv i territorit do vijojë me qëllim evidentimin parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Izolimi/ Na lini të marrim frymë sado pak!

A mundet politika të arrijë të kuptojë se kjo situatë po bëhet e papërballueshme? Dhe se rregullat e tyre gati diktatoriale po dëmtojnë psikologjinë tonë?Njerëzit po sillen gjithmonë e më shumë të irrituar sepse realisht po çmenden. Çfarë prisni të ndodhë nëse ‘burgosni’ njerëz të pafajshëm, me asnjë perspektivë për lirim apo një datë përfundimi?

Çfarë prisni do të ndodhë kur të burgosni njerëz të pafajshëm, pa asnjë perspektivë të afërt për lirim apo edhe një datë të premtuar të dënimit? (E dini pse oficerët e burgut janë kaq kundër dënimeve të pacaktuara pa mundësinë e lirimit me kusht? Për shkak se të burgosurit që nuk kanë asgjë për të humbur bëhen të pakontrollueshëm, të dhunshëm dhe shkatërrues.)Cilat mund të jenë rezultatet kur miliona individë janë të zënë në kurth në një izolim jonatyral? Kur aktivitetet dhe angazhimet e tyre që i identifikojnë ata si qenie humane, janë të ndaluara?

Përgjigjja: do të sillen ashpër dhe me më pak përgjegjësi sesa sjellja e tyre standarte.

Kjo është histeria nga izolimi, një formë e cila nuk është studiuar më parë. Izolimi nuk duhej ta tejkalonte kufirin përtej të pranueshmes nga individët.

Por sensi i përbashkët – dhe kuptimi i marrëdhënieve njerëzore – me sa duket nuk ka qenë i përfshirë në politikën e qeverisë. Gjërat që përjashtoheshin (për të ardhmen e parashikueshme) nuk ishin thjesht mizore dhe të pamenduara: ato dukeshin se përfshinin injorancë profesionale të një lloji mjaft tronditës. Kam dëgjuar se është thënë (nga shkencëtarët me ekspertizë shumë të ngushtë) se dëmi psikologjik dhe shoqëror që u bëhet fëmijëve është i ekzagjeruar: të rinjtë janë elastikë, thonë ata, dhe do të shërohen shpejt. Kjo është marrëzi dhe e gabuar.

Fëmijët kanë faza të rëndësishme zhvillimore në të cilat formojnë qëndrimet e tyre shoqërore: nëse nuk i hasin këto hapa kritikë në kohën e duhur, aftësia e tyre për të krijuar marrëdhënie mund të ndikohet përgjithmonë. Ndërsa një depërtim i tillë mund të jetë përtej mundësive të epidemiologëve, mund të pritet që sindikatat arsimore për të cilët zhvillimi i fëmijërisë është biznesi kryesor i profesionit të tyre, të jenë të vetëdijshëm për këtë.

Çfarë nuk shkon?

Dhe nëse do të ketë një valë të dytë – a nuk është kjo arsye më shumë për të lejuar vendin të marrë disi frymë lirhsëm tani që të jetë në gjendje të përballojë psikologjikisht dhe ekonomikisht, një izolim tjetër? Përndryshe, cili është rreziku që, deri atëherë, të jemi shumë të dëmtuar për t’u kujdesur?

Mbi të gjitha të flasim për ndjeshmëri njerëzore e jo modelim statistikor Do të ishte mirë të dëgjonit pak më shumë./ Telegraph

Greqia liron sërish masat,një hap tjetër drejt heqjes së plotë të kufizimeve të bllokimit

Greqia po bën një hap tjetër drejt heqjes së plotë të kufizimeve të bllokimit dhe të hënën, qershor29, 2020, do të lejojë që më shumë biznese të hapen përsëri, të mbyllura që në mars.Bizneset e lejuara të operojnë përsëri janë: kazino, koncerte, konferenca dhe panaire tregtare, shoqata kulturore dhe kinema si dhe kampe verore për fëmijë..

Kufizimet janë hequr edhe për teatrot dhe baret, eventet me audiencë, shërbime të ofruara nga klube dhe shoqata kulturore, shfaqje filmi dhe teleferikë.

Autoritetet Greke theksuan, megjithatë, që bizneset dhe publiku duhet të respektojnë me kujdes rregullat e distancës sociale, të cilat janë një mekanizëm për rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Koreografia emocionuese e tifozëve në Rusi kundër Covid-19 (VIDEO),kalimin nga emergjenca në përditshmëri….

Futbolli në rusi ka rifilluar prej rreth një jave, ndërsa tifozët e Zenit San Petersburg kanë dashur të festojnë këtë tentativë për të rigjetur normalitetin pas pandemisë, me një koreografi vërtetë unike.Në sektorin ku vendosen zakonisht ultrasit është shfaqur imazhi gjigant i një njeriu me veshjen speciale që kontrollon Covid-19, pastaj virusi transformohet në një top për të dëshmuar kalimin nga emergjenca në përditshmëri.

Në stadiumet ruse është e lejuar hyrja e tifozëve, edhe pse në numër të reduktuar e tifozët e Zenit, përpara ndeshjes së fituar 2-1 kundër Krylia Sovetov,

kanë shfaqur këtë koreografi sa spektakolare aq edhe emocionuese.

Kryepeshkopi Anastas ,probleme me zemrën/i urojme sherim te shpejtë

Bëhet me dije se pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, u shtrua në spital, për shkak të shqetësimeve kardiake.Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se “brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave”.Kohët e fundit, kryepeshkopi Anastas Janullatos, 90 vjeç, kishte pasur shqetësime në zemër.

“Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë”, thuhet në reagimin e Kishës.

Daja lojtarëve: Mos e ulni kokën, ta dërgojmë Skënderbeun atje ku e meriton “Të luajmë për këtë fanellë që ka bërë histori”

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli në konferencën e zakonshme për shtyp, para supersfidës ndaj Tiranës që do të zhvillohet ditën e nesërme ndaj Tiranës në orën 20:00. Tekniku i skuadrës korccare u shpreh optimist për këtë sfidë, ndërkohë që nuk nguroi të përmendte edhe sfidat ndaj Bylisit,ku theksoi se me Kupën humbën një mundësi të artë për të kapur Europën dhe tashme korçarët të vetmen mënyrë për të qenë në zonën “euro” kanë kampionatin. Në garë për një nga tri vendet e para të renditjes, Skënderbeu do duhet që të djersijë shumë për ta bërë realitet objektivin e vendosur nga klubi.

Ilir Daja u shpreh :

Është një ndeshje si të gjithë ndeshjet e tjera, pra është ndeshja e javës. Luajmë me kryesuesit e kampionatit që kanë bërë një kampionat të mirë dhe kanë një kontingjent që thuajse çdo pozicion e ka të dubluar. Ka një favor më shumë se ne, sepse në mesjavë në ndeshjen e kthimit me Besëlidhjan ka përdorur formacionin e dytë.Vijnë nga një anë psikologjike goxha e mirë, por do të kenë përballë një Skënderbe që ka bërë mirë në kampionat, përveç humbjes në Ballsh që e dimë se si erdhi.

Duhet të rikthehemi në atë pozicion që ishim më përpara sepse në fund fare, në përballjet me Tiranën gjatë këtij kampionati i kemi pikët e barabarta, një fitore një humbje dhe një barazim.Po aq sa ka dhe Tirana me ne. Do të futemi në fushë duke kompesuar edhe mungesat që kemi. Kemi disa mungesa tepër të rëndësishme brenda formacionit bazë. Disa titullarë tonët nuk do të jenë nesër ndaj Tiranës. Pjesa tjetër e ka treguar që ka sakrifikuar me dëshirën dhe motivimin për të shkuar te fitorja.Të sigurtë janë mungesat e komplet linjës së krahut të djathtë që tani nuk mund ta përsërisim çdo ndeshje.

Deri në fund të kampionatit nuk do të jenë Meksi dhe Ndeki. Mungon Jashanica për arsye dëmtimi. U rikthye dje në stërvitje Pollozhani që do të jetë në pankinë. Jo vetëm si pozicion, por edhe si eksperiencë, mungesat janë të ndjeshme. Do të luftojmë me kontingjentin që kemi, për të bërë më të mirën dhe për të shkuar te fitorja.Janë dhe shumë ndeshje të tjera. Po të shikosh edhe kalendarin ka përballje direkte edhe këtë javë. Nëse bëjmë një hap pozitiv do të ndihemi më mirë për të parë rezultatet.

Duhet të futemi me mentalitetin fitues.Unë jam trajner i Skënderbeut nuk e di çfarë do të ndodhë me futbollistët. Tani i kam të gjithë në dispozicion dhe luftojnë për Skënderbeun. Dita në këtë ndeshje është kampion i skuadrës dhe do të japë maksimumin deri sa të mbarojë kampionati. Kur kam qenë trajner i Tiranës kam dashur të fitojë me çdo ekip, të njëjtën gjë dua edhe tani.

Eliminimi nuk ka lenë shenjë psikologjike. Analistët e panë që edhe goli që na çoi drejt s’kualifikimit, vinte nga një faull. Ishte karton i verdhë për lojtarin. Ne kishim në dispozicion 4 zëvendësime. Ana psikologjike nuk ka rënë, jemi eliminuar duke pasur shumë raste me një kundërshtar të fortë si Bylis.Nëse do të merremi me vendime teknike të arbitrave do bënim një dëm. Nuk duhet të krijojmë alibi për lojtarët. Arbitrat duhet të kenë kujdes në lojën e dhunshme. U pa që në ndeshjen e kthimit ekipi jonë mori 3 kartonë të verdhë. Nëse do të zbatohej rregullorja Bylisi do të ishte me më pakë se 7 lojtarë në fushë”, u shpreh Daja.

Për këtë trajneri Ilir Daja ka kërkuar nga skuadra e tij mobilizim maksimal për ndeshjet e mbetura të sezonit. Duke nisur nga kjo e fundjavës me Tiranën numri një i pankinës korçare ka kërkuar përqendrim maksimal dhe përgjegjshmëri nga të tijtë.Për këtë arsye tonet kanë qenë më tepër urdhëruese nga ana e trajnerit. “Nuk duhet që ta ulni kokën. Një eliminim i tillë mund t’i ndodhë çdo ekipi, pasi specifika e Kupës është e veçantë. Ajo që mua më bën të besoj shumë te forca jonë është grinta dhe dëshira që ju keni kur kërkoni të arrini sukses. Pikërisht kjo duhet të jetë pikënisja për ndeshjet e mbetura në kampionat. Jemi në vendin e katërt në klasifikim dhe gjithçka është ende e hapur për verdiket përfundimtare.

Kampionati është i vështirë dhe kalendari delikat. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Le të vazhdojmë të gjithë të bashkuar të luajmë për këtë fanellë që i ka mbushur me lavdi të gjithë dhe ka bërë histori për futbollin shqiptar. Nuk ka rëndësi nëse e keni përjetuar apo e keni dëgjuar nga të tjerët. Le të jemi ne ata që ta çojmë sërish Skënderbeun atje ku i takon. Të ngrihemi psikologjikisht, vetëm kjo mjafton. Më pas gjithçka është në rregull”, u tha ndër të tjera trajneri bardhekuq lojtarëve.

Gazetarja Sonila Meço ka zgjedhur që keto dite te nxehta ti kalojë në vilën e saj në Dardhë të Korçës

Gazetarja e njohur dhe e dashur për publikun, Sonila Meço ka zgjedhur që keto dite te nxehta ti kalojë në vilën e saj në Dardhë të Korçës, mes bredhave të lartë qe rrethojnë vilën dy katëshe e gjitha prej guri.Mesa duket Sonila Meço dhe bashkëshorti i saj kanë investuar për të kaluar pushimet në gjelbërimin që të fal zona e Dardhës, por edhe magjia e bardhesise se bores ne dimer.

Dardha në 1.300 metra lartësi bëhet seriozisht e nxehtë kur dielli i nderet përmbi, megjithëse hija mbijeton e freskët nën çdo pemë kumbulle e molle, trung pishe a bredhash).

““Të “ushqesh” një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë,”- shkruan Sonila Meço në rrjete sociale, përkrah fotove të publikuara.

Ky është i vetmi luks, kush kalon nga Dardha e di se si i stolisin bahçet me lule të harlisura banorët e përhershëm e të përkohshëm. Rrofshin për traditën!

Ju presim për ditën e Shën Mërisë në 16 gusht, Dardha është pasuri për këdo që shkel në të❤️

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, pas 1 korrikut,përveç Malit të Zi dhe Serbisë

Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë.Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.

Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista në të cilën janë vëtëm 15 shtete.Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.

Poashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemëroj administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.

Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do ti hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj. REL

COVID-19/61 TE PREKUR NE VEND ,3 RASTE NE KORÇË

Ka shkuar në 2320 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 61 raste të reja me koronavirus.Të shpërndara: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.Në vendin tonë janë 931 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 26 persona pozitiv me Covid-19 .Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 453

Dr. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 61 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit48 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.
Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.
Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh dhe kudo në ambiente publike ku nuk ruhet dot distancimi.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5

Lajm i fundit/3 Tre raste të reja me me Covid-19 në Korçë, një mjek dhe dy infermiere

Një mjek dhe 2 infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës kanë dalë pozitiv në testin e CoVid-19.Burimet bejne me dije se ata janë kujdesur për një të moshuar e cila ka qenë e infektuar.Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.Ndërkohë po kjo e moshuar është bërë shkak i një vatre të re në Korçë, ku 5 kontakte të afërta të saj rezultuan pozitivë, mes tyre një punonjës i Bashkisë së Korçës.

Rikujtojme qe sipas ministrisë së Shëndetësisë deri në orën 11:00 te dt 26.06.2020 statistikat ishin këto:

2269 eshte numri i personave të prekur nga kovid -19.Nr i rasteve të reja eshte 77.Pesë raste pozitive me Covid-19 u konfirmuan në Korçë.Juglindja e vendit tashmë ka 25 persona pozitiv me Covid-19 ndersa neser do te publikohen shifrat e reja te konfirmuara ne këto momente.

FOTOT: Mbërrin në Tiranë charteri i parë turistik nga Ukraina “Gati për të shijuar bukuritë e Shqipërisë”

Pavarësisht goditjes që ka marrë turizmi për shkak të pandemisë, duket se ka edhe nga ata që nuk i rrezistojnë dot disa nga thesareve natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Së fundmi ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Charteri i parë turistik nga Ukraina.

Më poshtë po përcjellim disa fotografi nga momenti i mikëpritjes.Tema

E FUNDIT/ Greqia refuzon hapjen e kufirit me Shqipërinë më 1 korrik

Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme. Një anëtar i qeverisë greke sot ka deklaruar se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.Po ashtu, Hardalias tha se edhe kur të hapet kufiri tokësor me Shqipërinë do të kryhen testime për koronavirusin.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje “- tha Hardalias.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim shtetasit që gëzojnë nënshtetësi greke. Sipas ministrit grek shtyrja e hapjes se kufijve tokësorë me Shqipërinë ka te beje me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqipëri.Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kane shtyre çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë, pas asaj qe ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Pranga shoferit të furgonit, po transportonte 11 refugjatë drejt Tiranës

11 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me Policinë Kufitare.Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u prangos edhe një 35-vjeçar që transportonte me makinën e tij, refugjatët e huaj.Policia kishte informacionë se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm,.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. 35 vjec banues në Tiranë iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

SHORTI – Përcaktohen çiftet që do të vendosin finalistët e Kupës së Shqipërisë, ja kur luhet…

Kupa e Shqipërisë këtë edicion është një shans i artë për 3 nga 4 ekipet pjesëmarrëse për të shpëtuar sezonin apo për të siguruar një vend në kupat e europës. Kupa është një objektiv edhe për Tiranës, e cila pavarësisht se është shumë pranë titullit kampion, këtë sezon dëshiron të fitoj gjithçka.Kupa është mundësia e vetme për Kukësin për të mbyllur sezonin me trofe por është gjithashtu një turne ku edhe Teuta e Bylis, dy ekipet e tjera pjesëmarrëse na fazën gjysmëfinale, kërkojnë ti shkojnë deri në fund..

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i cili vendosi përballë këto çifte: Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana.

Sipas kalendarit, takimet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse akti i dytë luhet në 15 korrik.

Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht.

Po sot Vendimet e datës 26 qershor të Komisionit të Disiplinës jane :

Klubi i Skënderbeut është gjobitur me 30 mijë lekë pas përplasjeve me lojtarët e Bylisit gjatë takimit të Kupës së Shqipërisë, e luajtur para dy ditësh, ku korçarët u eliminuan.

Ndërkohë, nga ky incident i shkaktuar pasi gjyqtari Enea Jorgji akordoi një 11-metërsh në favor të mallakastriotëve, e ka pësuar dhe zëvendëstrajneri Gentian Liçi.Për shkak të përplasjeve verbale me lojtarët ballshiotë, ai pezullohet për 3 ndeshje.