KOVID-19/E rëndë,ndron jetë në ambulancë rrugës për te Infektivi gruaja nga Pogradeci

Një 88 vjeçare e konfirmuar me Covid-19 prej disa ditësh ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.Mësohet se e moshuara nga qyteti i Pogradecit ishte konfirmuar me Covid disa ditë më parë, ndërsa sot po transportohej drejt Elbasanit e më pas do të vinte në spitalin Infektiv për tu mbajtur nën kujdes të shtuar shëndetësor. Por rrugës për në spital ajo ka ndërruar jetë brenda autoambulancës.

Identiteti i saj nuk bëhet me dije, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Trupi i 88 vjeçares ndodhet në morgun e Spitalit të Elbasanit.

NJOFTIMI I POLICISË

Një e moshuar nga qyteti i Pogradecit ka ndërruar jetë teksa po transportohej me autoambulancë për në spital, ndërkohë që pak ditë më parë ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.