Është mbyllur edhe takimi i fundit për këtë javë të Superiores. Një barazim 0-0 ka qenë rezultati përfundimtar në ballafaqimin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Në përfundim të ndeshjes kanë thënë fjalët e tyre për “Supersport” vetë protagonistët.Ilir Daja është shprehur se Skënderbeu dhe Kukësi bënë një lojën shumë të mirë ditën e sotme, ku i kishin rastet ta fitonin ndeshjen. Trajneri është shprehur se për shkak të historisë që ka bërë Skënderbeu, është kënaqësi të drejtosh gjithmonë këtë ekip.

Ilir Daja: “Të përfaqësosh një ekip që ka bërë historinë e futbollit shqiptar, mund të rrish edhe gjithë jetën trajner i Korcës. Ti je trajner i U19 të shipërisë dhe zgjedh gjithmonë në cdo pozicion nga 2 lojtarë. Nevil se po të shikoj në sy, se po flet me një trajner që ka 25 vite trajner, nëse nuk e di ta them unë. Ata lojtarët e stoli janë lojtarë që e kanë merituar të jenë te Skënderbeu. Por të përfaqësosh një fanellë si e Skënderbeut duhet të gjesh edhe momentin e duhur për t’i hedhur në fushë“.
Kam respektuar klubin ku kam punuar dhe ky ka qenë Skënderbeu, për ato që kam arritur.”.Ne jemi të limituar në zgjedhje, një pjesë e formacionit janë djem të rinj, të cilët ndoshta nuk e mbajnë dot ritmin e atyre që mund të themi se janë titullarë. Të dyja ekipet kishin më shumë raste, pro tonat ishin më të pastra dhe nëse do ishim më të vëmendshëm mund të kishim shënuar. Tani pothuajse janë përcaktuar të gjitha ekipet në Superiore dhe unë i përgëzoj lojtarët për atë që kanë treguar.
Partizani? Unë jam trajner i Skënderbeut. Ndoshta kanë mësuar shumë të tjerë nga mua, që tani janë trajnerë në Superiore. Ndoshta një ditë mund të takohem me Kalarin, apo me ndonjë tjetër.
Krasniqi apo Mensah ?
Do i zgjidhja të dy. Kur zgjedh, zgjedh dy lojtarë për çdo pozicion. Kemi lojtarë të mirë. Lojtarët e stolit, janë lojtarë që e kanë merituar të jenë atje. Të përfaqësosh një fanellë si të Skënderbeut, duhet t’i përdorësh me kujdes.
E ardhmja? Ne kemi edhe një ndeshje të fundit me Partizanin. Shpresojmë që brenda kësaj periudhë të vijë një vendim. Do ulem edhe me Takajn për të parë projektin. Më pas do bëj zgjedhjen më të mirë, si për vete ashtu edhe për Skënderbeun, nëse vjen një lajm i mirë nga Gjykata Federale.
